Jump to content

Ushtria Greke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ushtria e Greqisë)
Vula e Ushtrisë Greke.

Ushtria Greke apo Helenike (greqisht: Ellinikós Stratós, shkurtuar si ΕΣ), e formuar në 1828, është forca tokësore e Greqisë. Termi helen është sinonimi endogjen i greqishtes. Ushtria Helenike është më e madhja nga 3 degët e Forcave të Armatosura Greke, e përbërë gjithashtu nga Forca Ajrore Greke (HAF) dhe Marina Greke (HN). Ushtria komandohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Greke (HAGS), i cili nga ana e tij është nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke (HNDGS).

Motoja e Ushtrisë Helenike është Ἐλεύθερον τὸ Εὔψυχον (Liria rrjedh nga trimëria), nga Historia e Luftës së PeloponezitTukididit (2.43.4), një kujtim i luftëtarëve të lashtë që mbronin tokat greke në kohët e vjetra. Emblema e Ushtrisë Helenike është shqiponja me dy koka me një kryq grek në qendër.

Ushtria Helenike është gjithashtu kontribuuesi kryesor dhe "kombi udhëheqes" i Grupit Ballkanik të Betejës, një forcë e kombinuar e reagimit të shpejtë me armë nën strukturën e Grupit Europian të Betejës.[1]

  1. ^ Official Greek Defence Staff PR (18MB).