Jump to content

Vëllezërit Manaki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 10 shtator 2019 11:53 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Shpëtim i burimeve 1 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0)
Statuja e Milto Manaki në Bitola.
Shtëpia e Milto Manaki në Bitola.
Sign outside of the house of Manaki in Bitola.

Janaq (Avdella, Perandori Osmane, 1878 - Selanik, Greqi, 1954) dhe Milton (Avdella, Perandori Osmane, 1882 - Manastir, Republika Socialiste e Maqedonisë, 1964) Manaki (ose më saktë Manaqi) kanë qënë fotografë dhe kineastë ballkanas, pionierët e lëvrimit të këtyre arteve në gadishull. Në 1905 ata bënë xhirimet e para në rajon në qytetin e Manastirit. Për nderim të punës së tyre, në Manastir mbahet çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Filmit "Vëllezërit Manaki"[1]. [nevojitet citimi] Ata njihen si autorë të mbi 17.300 fotografive në 120 lokalitete të ndryshme.

Emrat

Vëllezërit Manaqi kanë qenë vllehë të zonave përqark vargmaleve të Pindit. Ata shpesh janë quajtur Janaq dhe Milto Manaki, Manaqi ose Manakia. Në maqedonisht njihen si Janaki dhe Milton Manaki, (Јанаки and Милтон Манаки) dhe greqisht Janakis dhe Miltiadis Manakias (Γιαννάκης and Μιλτιάδης Μανάκιας). Por njihen dhe me emrin e përbashkët vëllezërit Manaqi, Manaki apo Manakis.

Biografia

Janaq dhe Milto Manaqi kanë lindur në fshatin malor vllah Avdella, ato kohë pjesë e vilajetit osman të Manastirit, sot në kufirin mes krahinave të Thesalisë dhe të Epirit në Greqi.

Në vitin 1905, ata blenë një kamera Bioscope në Londër dhe e përdorën për të filmuar subjekte të ndryshme: gjyshen e tyre 114-jveçare duke endur fill në furkë në Avdella; vizitat e funksionarëve të lartë në Manastir, përfshirë Sulltan Mehmedin (1911), Mbretin Pjetër (Petar) dhe princin Aleksandër të Serbisë (1913), dhe mbretin Konstandin dhe princin Pal (Pavli) të Greqisë (1918); festa dhe dasma lokale, dhe lëvizjet kryengritëse të kohës. Ata hapën kinemanë e parë në Manastir, në fillim në terren të hapur (1921) e më pas në sallë (1923).

Arkivat e tyre filmike u ruajtën në Arkivin Shtetëror të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitin 1955 por më pas u transferuan në Kinematekën e Republikës Socialiste të Maqedonisë (pjesë e federatës jugosllave të pas-Luftës së Dytë Botërore) në vitin 1976.

Për nder të tyre, në Manastir mbahet një Festival Ndërkombëtar vjetor i Kamerës Filmike.

Historia e vëllezërve Janaqi ishte elementi mbi të cilin regjizori grek Theo Angelopulos organizoi filmin Shikimi i Uliksit (Το βλέμμα του Οδυσσέα), ku kërkimi i një bobine të humbur filmi të vëllezërve Manaqi në Ballkanin e anarkisë post-komuniste dhe konflikteve etnike u përdor si metaforë për atë fill të përbashkët që s'është më. Filmi hapet me sekuencën klasike të gjyshes së tyre duke endur fillin e leshit në furkë.

Filmografia

  • 1918 - Welcoming of the Greek King and Heir to the Throne Paul by General Bojovic, in Bitola
  • 1911 - The Funeral of the Metropolitan Aimilianos of Gravena
  • 1911 - Welcoming of Sultan Mehmed V Reshad, in Bitola
  • 1908 - Greeting of Second Constitutional Era, in Bitola
  • 1905 - Spinning Women (Avdela)

Gjatësia përgjithshme e pjesëve filmike të bëara nga vëllezërit Manaqi arrin rreth një orë e gjysëm.

Burime

Bibliografia

  • Exarchos, Giorgis. Αδελφοί Μανάκια: πρωτοπόροι του κινηματογράφου στα Βαλκάνια και το "Βλαχικόν ζήτημα" (The Brothers Manakia: Pioneers of the Cinema in the Balkans and the "Vlach Question"). Athens: Gavriilidis, 1991.
  • Igor Stardelov. "Preservation of Manaki Brothers Film Heritage". Journal of Film Preservation, April 1997, 26:54:27-30.

Lidhje të jashtme