Shko te përmbajtja

Valentina Tereshkova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valentina Terechkova.

Valentina Tereshkova Vladimirovna (Rusisht Валентина Владимировна Терешкова), e lindur 6 mars 1937), është një kozmonaute sovjetike dhe inxhiniere, e dalë në pension dhe gruaja e parë që ka fluturuar në hapsirë, ajo ka qenë e zgjedhur nga më shumë se katërqind aplikuesve dhe pesë finalistëve për të pilotuar Vostok 6 më 16 qershor 1963.

Në mënyrë për të hyrë në Korpusin e Kozmonautëve, Tereshkova hyri në Forcat Ajrore Sovjetike dhe kështu ajo u bë gjithashtu civilja e parë që ka fluturuar në hapësirë.[1]

Para rekrutimin e saj si një kozmonaute, Tereshkova ishte punëtore në një fabrikë tekstili dhe një pilote amator. Pas shpërbërjes së grupit të parë të Kozmonautëve femra në 1969, ajo u bë anëtare e shquar e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, duke drejtuar zyrën politike. Ajo mbeti politikisht aktiv pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ende përmendet si një heroinë në Rusinë pas-sovjetike dhe në shumë vende të botës.

Nga e majta në të djathë Yuri Gagarin, Pavel Popovich, Valentina Tereshkova, and Nikita Khrushchev tek Lenin Mausoleum në 1963

Tereshkova u lind në fshatin Maslennikovo në distriktin Tutayevsky, Yaroslavl Oblast, në Rusinë qendrore. Prindërit e saj kishin emigruar nga Bjellorusia.[2] Babai i Tereshkovës ishte një shofer traktori dhe nëna e saj ka punuar në një fabrikë të tekstilit. Tereshkova filloi shkollën në 1945 në moshën tetë vjeçare, por u largua nga shkolla në 1953 dhe vazhdoi edukimin e saj me anë të kurseve me korrespondencë.

Që nga mosha e hershme, ajo ishte e interesuar në parashuta, duke u bërë e para që kërceu në moshën 22 më 21 maj 1959. Në këtë kohë ajo ishte punëtore e tekstilit në fabrikën lokale. Në vitin 1963, ajo u bë sekretare e Ligës Komuniste e të rinjve dhe më vonë u bashkua Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetikë.[3]

Tereshkova, skiing, 1964

Pas fluturimit të saj, Tereshkova studioji në Akademinë e Forcave Ajrore Zhukovsky dhe u diplomua me distriktin si një inxhiniere kozmonaute. Në 1977 ajo fitoi një doktoraturë në inxhinieri.

Valentina Tereshkova u martua me kozmonautin Andriyan Nikolayev më 3 nëntor 1963. Një vit pas fluturimit të saj në hapsirë, ajo lindi një vajzë Elena Andrianovna Nikolaeva-Tereshkova,[4] e cila u bë doktoreshë dhe personi i parë që të dy prindërit të jenë kozmonautë. Ajo dhe Nikolayev u divorcuan më 1982. Burri i saj i dytë, ortopedi Yuliy G. Shaposhnikov, vdiq më 1999.

Veprimtari shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011, ajo u zgjodh në Dumën e Shtetit të Rusisë nga partia Rusia e Bashkuar në listën rajonale të Yaroslavl. Tereshkova, së bashku me Elena Mizulina, Irina Yarovaya dhe Andrey Skoch[5][6][7], është anëtare e një grupi deputetësh ndër-fraksional për mbrojtjen e vlerave të krishtera; Në këtë cilësi, ajo mbështeti futjen e amendamenteve në Kushtetutën ruse, sipas të cilave, "Ortodoksia është baza e identitetit kombëtar dhe kulturor të Rusisë". Nënkryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore për Strukturën Federale dhe Vetëqeverisjen Lokale që nga 21 dhjetori 2011.

  1. "Valentina Vladimirovna TERESHKOVA". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2011. Marrë më 31 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Першая жанчына‑касманаўт ў дзяцінстве гаварыла па‑беларуску Arkivuar 21 tetor 2013 tek Wayback Machine. Nn.by (24 April 2009). Retrieved on 4 mars 2013.
  3. "President Vladimir Putin of Russia Congratulates Valentina Tereshkova, First Woman In Space on 80th Birthday". YouTube.com. Russia Today. 6 mars 2017. Marrë më 7 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |publisher= (Ndihmë!)
  4. Feldman, Heather (2003). Valentina Tereshkova: The First Woman in Space. Rosen Publishing Group. ISBN 0-8239-6246-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Андрей Владимирович Скоч — депутат Госдумы, меценат и общественный деятель. (dp.ru)
  6. Скоч Андрей Владимирович — депутат Государственной думы Российской Федерации шести созывов. (stories-of-success.ru)
  7. Биография депутата и руководителя фонда «Поколение» Андрея Скоча (theperson.pro)