Jump to content

Vasil Bollano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vasil Bollano, 2011 në Athinë

Vasil Bollano lindur më 7 korrik 1958 [1] është një person me precedent penal dhe njëkohësisht kryetar i Omonoias dhe përfaqësues i pakicës greke në Shqipëri . [2]

Në vitin 2007, Bollano pohoi se bashkësia e grekëve të Shqipërisë meritonte të njëjtat të drejta si shqiptarëtKosovë . [3] Më 21 prill 2009 ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe 3800 euro gjobë, për heqjen e sinjalistikës rrugore në komunë. Bollano kundërshtoi tabelat, të cilat ishin vendosur nga autoritetet kombëtare, sepse ato ishin të shkruara vetëm në gjuhën shqipe dhe jo edhe në greqisht. [4] Bollano apeloi kundër vendimit duke argumentuar se vendosja e sinjalistikës rrugore ishte një çështje e juridiksionit bashkiak, [5] dhe gjykata e apelit rrëzoi dënimin fillestar. [6]

Në dhjetor të vitit 2009, pas hetimeve në Prokurorinë e Vlorës, ai u padit për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare pas dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit përgjatë bregdetit jugor shqiptar. [7]

Më 24 maj 2010, një bombë shpërtheu në banesën e Bollanos, duke shkaktuar dëme në shtëpinë e tij dhe tek makinat e parkuara aty pranë. [8] Shtëpia e ish-kryebashkiakut u sulmua edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme parlamentare.

Bollano ka shërbyer si kryetar i bashkisë së Himarës. [9] Një grek etnik, Vasil Bollano është presidenti i <i id="mwMg">Omonoias</i>, organizatë e cila përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe anëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut . Më 8 maj 2011 humbi në zgjedhjet vendore në garë kundër Jorgo Goros, kandidat i Partisë Socialiste . [10] Edhe pse Bollano humbi zgjedhjet, koalicioni i tij siguroi numrin më të madh të vendeve në këshillin bashkiak. [11] [12]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Ριτζαλέου, Μαρία. "Μήνυμα ενότητας από τον Αναστάσιο". ethnos.gr. Marrë më 27 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Augstein, Rudolf (2007). "Der Spiegel". Vol. 19-22. Marrë më 5 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2009. Marrë më 11 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ Press release. Panepirotic Union Arkivuar 27 korrik 2011 tek Wayback Machine. March 14, 2009. (in Greek)
  6. ^ Albania Court Overturns Ruling on Greek Mayor. balkaninsight.com
  7. ^ Controversial Ethnic Greek Mayor Indicted Again
  8. ^ "Εκρηκτικός μηχανισμός στο σπίτι του Δημάρχου Χιμάρας". Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2022. Marrë më 11 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Immigration and Refugee Board of Canada, Albania, 31 March 2004, .
  10. ^ Τζίμας, Σταύρος. "Νέος δήμαρχος στη Χειμάρρα, πάλι ομογενής". kathimerini.gr. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2011. Marrë më 10 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ήττα του υποψήφιου της "Ομόνοιας" στη Χειμάρρα". tovima.gr. 9 maj 2011. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Municipal Council results in Himarë". Central Commission of Elections of Albania. maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2011. Marrë më 9 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)