Vdekja e Cristina dhe Violetta Djeordsevic
Vdekja e tyre
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cristina dhe Violetta lindën dhe u rritën në "Campo Autorizzato" (kampi i autorizuar i romëve) në Scampia [1] ose Secondigliano në Napoli nga Branko dhe Miriana [n 4] Djeordsevic, me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe besimi ortodoks lindor . [1] [2] [n 5] Cristina dhe Violetta me motrën e tyre Diana (9 vjeç) dhe kushërirën Manuela (16 vjeç) morën hekurudhën Cumana nga kampi deri në fundin e tij në Torregaveta, pranë një plazh publik popullor pranë plazheve private . [1] Plazhi është i ndarë midis komunave periferike të Bacolit dhe Monte di Procida . Vajzat u shisnin xhingla pushuesve dhe gjithashtu, sipas disa raportimeve, lypnin. [1]
Katër vajzat vendosën të futeshin në det, pavarësisht dallgëve të forta dhe nuk dinin të notonin..Deti në plazh ka dallge të rrezikshme dhe ka pasur të paktën 10 mbytje në 15 vitet e mëparshme. [3] Nuk kishte asnjë roje shpëtimi apo njoftime paralajmëruese si : zona është e varfër dhe fondet publike ishin të pakta,vendosja e zones se lejuar per te notuar . [1] Një dëshmitar okular tha se askush tjetër nuk ishte perreth në atë kohë. Cristina dhe Violetta ishin më larg dhe u fshinë nën ujë në shkëmbinj. [1] [4] Manuela dhe Diana kërkuan ndihmë dhe erdhën shpëtimtarët nga plazhet private aty pranë. [1] Rojet bregdetare mbërritën brenda 10 minutash por vajzat ishin mbytur, ndaj njoftuan morgun e bashkisë dhe u larguan. [1] Policia mori vajzat e mbijetuara për të kontaktuar prindërit e tyre. [1] Një peshqir plazhi mbulonte çdo kufomë përveç këmbëve.
- ^ a b c d e f g h i McDougall, Dan (17 gusht 2008). "'Why do the Italians hate us?'". The Observer. Marrë më 10 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Due bimbe rom annegate: "Uccise dall'indifferenza"". Corriere CE (në italisht). 24 korrik 2008. Marrë më 12 qershor 2018.
- ^ Geremicca, Fabrizio (24 korrik 2008). "Torregaveta, reportage sulla spiaggia dei morti e dell'indifferenza". Corriere del Mezzogiorno (në italisht). Marrë më 10 qershor 2018.
- ^ Eccleston, Jennifer (23 korrik 2008). "Italian media appalled by Neapolitan tragedy". CNN. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)