Vehbi Kikaj
Vehbi Kikaj është lindur më 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës dhe ndërroi jetë në vitin 1986 në Prishtinë. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherë i gazetës Rilindja për fëmijë e mandej i revistës Pionieri.Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”.
Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Vjersha dhe prozë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Gurrat (vjersha)
- Zogu i argjentë (vjersha dhe prozë)
- Shtëpia ime ka sy (vjersha dhe prozë)
- Ecjen e mësoi prej lumit (vjersha)
Prozë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në librat Zogu i argjentë dhe Shtëpia ime ka sy, Vehbi Kikaj boton edhe shtatë proza, të cilave edhe vetë nuk u referohet si skica apo tregime:
- Dukati e Fjala
- Havakushi
- Drandafili im
- Tri gëzime
- Djaloshi i gurtë
- Princi i mjerë
- Në lundrën "Teuta"
Roman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Çipolino nga Gianni Rodari përktheu Vehbi Kikaj; Selatin Ahmeti (ilustrimet)
- Robinson Kruso nga Daniel Defoe përktheu Vehbi Kikaj
- Pranë votrës nga Angel Karalijçev
- Sikur të ishte hëna balonë nga Ivan Çekoviç përktheu Vehbi Kikaj; Qamil Batalli
Literature[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Arti i porosisë : Vepra letrare e Vehbi Kikajt nga Xhevat Syla; Agim Deva
- Përkimet e letërsisë gojore me poezinë e shkruar për fëmijë : Rexhep Hoxha, Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj nga Leontina Gega (Musa)