Jump to content

Qamil Batalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qamil Batalli, poet dhe prozator për fëmijë, lindi në Prishtinë. Në vendlindje mbaroi shkollën e mesme, për të vazhduar më pas universitetin në Beograd. Ka shkruar kryesisht për fëmijë, por herë pas here është marrë edhe me tregime humoristike për të rritur dhe dramë. Ka botuar 14 përmbledhje me poezi, duke filluar nga mesi i viteve '60, deri nga fundi i viteve '80.

Drama e tij “Ejona” 1987, mishëron një sinteze të fuqishme të mitit të pushtetit të dhunës në formën e fantazmave të vjetra, në petkun e ri që pasqyrohet si parabolë e stigmatizimit të hipokrizisë dhe nënshtrimit. Qamil Batalli ndërroi jetë më 17 janar të vitit 2009 në Prishtinë ku edhe u varros[1].

Që prej vitit 2016, një shkollë në Prishtinë mban emrin e tij.

  1. ^ Plus, Kult (2024-01-17). "Qamil Batalli, poeti që udhëtoi në botën e fëmijëve". KultPlus. Marrë më 2024-11-24.