Jump to content

Hajro Ulqinaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hajro Ulqinaku
U lind më3 maj 1938
Ulqin, Mali i Zi
Gjinitë letrareprozë, poezi

Hajro Ulqinaku (i lindur Hajrudin Pufja) është shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi.

Jeta dhe veprimtaria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë jugosllave, sot pjesë e Malit të Zi. Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.[1]

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ka dhënë kontribut në themelimin e seksioneve letrare si dhe si anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi, GEP, Pionieri, Fati dhe Okarina. Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.[1]

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti.[2] Hajro Ulqinaku është autor i disa veprave teatrale, më e njohura ndër ta është drama Tërë bota Kosovë.

Libra për fëmijë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra publicistikë dhe shkencorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]