Viola Isufaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Viola Isufaj lindi në Durrës në vitin 1980. Eshte profesoreshe e Letersise Bashkekohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës, ku u gradua "Doktor i Shkencave" me 2012 dhe "Profesor i Asociuar" me 2016. Eshte njohese shumë e mirë e gjuhëve të huaja.

Ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë, ka kumtuar në disa konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare si dhe ka botuar librat në prozë:

  • Zotit M., një letër (me parathenie nga Ismail Kadare),
  • "Saga e Gjarprit",
  • "Ditë të askujt",
  • dhe vellimin poetik "Adamah".

Viola Isufaj është autore e veprave studimore

  • "Rikthimi i mitit",
  • "Mjegullat e Tiranes" (kritika "Para kohes"),
  • "Kadare ne letrat e sotme franceze".

Eshte autore e teksteve universitare dhe parauniversitare.

Cmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

-Me Adamah ishte kandidate për cmimin autor i Vitit në Panairin e Librit, Tiranë 2015 dhe fituese e cmimit të parë në poezi në Panairin e Kosovës 2016.