Virakoça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Virakoça (i njohur si Wiraqocha, Huiracocha ; Keçua: Wiraqucha ) është hyu i madh krijues në mitologjinë para-inkase dhe inkase në rajonin e Andeve të Amerikës së Jugut.

Termi më i gjatë Tiksivirakoça ( T'iqsi Wiraqocha ), Kon Tiksi Virakoça ("Con" = " Zot ") [1] gjendet shpesh, ose herë pas here Kon-Tiki Viracocha. Emërtime të tjera janë "krijuesi", Viracochan Pachayachicachan, [2] Viracocha Pachayachachi [3] ose Pachayachachic ("mësues i botës"). [4]

Për inkat, kulti i Virakoçës ishte më i rëndësishëm se kulti i diellit. [5] Virakoça ishte hyjnia më e rëndësishme në panteonin e Inkave [6] dhe shihej si krijuesi i të gjitha gjërave, ose substanca nga e cila krijohen të gjitha gjërat, duke qenë gjithashtu ngushtësisht e lidhur me detin. [7] Virakoça u pasua menjëherë prej Intit, Dielli. [8]

Virakoça krijoi Gjithësinë, diellin, hënën dhe yjet, kohën (duke urdhëruar diellin të lëvizë mbi qiell) [9] dhe vetë qytetërimin. Virakoça adhurohej si zot i diellit dhe i stuhive. Ai paraqitej duke veshur diellin si kurorë, me rrufe në duar dhe lotë që i rridhnin nga sytë si shi. Në përputhje me kozmogoninë e Inkave, Virakoça mund të përthithet tek Saturni, "zoti i vjetër", krijuesi i kohës ose "deus faber" (krijuesi i perëndisë), që korrespondon me planetin e dukshëm me shëtitjen më të gjatë rreth diellit. [10]

  1. ^ Alphons Stübel, Max Uhle: Die Ruinenstätte von Tiahuanaco im Hochlande des alten Perú: Eine kulturgeschichtliche Studie auf Grund selbständiger Aufnahmen. Hiersemann, Leipzig 1892, Zweiter Teil, p. 55 (digi.ub.uni-heidelberg.de).
  2. ^ Alphons Stübel, Max Uhle: Die Ruinenstätte von Tiahuanaco im Hochlande des alten Perú: Eine kulturgeschichtliche Studie auf Grund selbständiger Aufnahmen. Hiersemann, Leipzig 1892, Zweiter Teil, p. 55 (digi.ub.uni-heidelberg.de).
  3. ^ Mathieu Viau-Courville: Spatial configuration in Tiwanaku art. A review of stone carved imagery and staff gods Boletín del Museo Chileno de Arte Precolombino, Vol. 19, No. 2 (2014), p. 16
  4. ^ Alphons Stübel, Max Uhle: Die Ruinenstätte von Tiahuanaco im Hochlande des alten Perú: Eine kulturgeschichtliche Studie auf Grund selbständiger Aufnahmen. Hiersemann, Leipzig 1892, Zweiter Teil, p. 55 (digi.ub.uni-heidelberg.de).
  5. ^ Alphons Stübel, Max Uhle: Die Ruinenstätte von Tiahuanaco im Hochlande des alten Perú: Eine kulturgeschichtliche Studie auf Grund selbständiger Aufnahmen. Hiersemann, Leipzig 1892, Zweiter Teil, p. 56 (digi.ub.uni-heidelberg.de).
  6. ^ Jean-Pierre Protzen: Inca Architecture and Construction at Ollantaytambo. Oxford University Press, New York 1993, p. 8.
  7. ^ Dover, Robert V. H.; Katharine E. Seibold; John Holmes McDowell (1992). Andean cosmologies through time: persistence and emergence. Caribbean and Latin American studies. Indiana University Press. fq. 274. ISBN 0-253-31815-7. Marrë më 22 nëntor 2009. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!):56
  8. ^ Jean-Pierre Protzen: Inca Architecture and Construction at Ollantaytambo. Oxford University Press, New York 1993, p. 8.
  9. ^ Young-Sánchez, Margaret (2009). Tiwanaku: Papers from the 2005 Mayer Center Symposium at the Denver Art Museum. Denver Art Museum. ISBN 978-0-8061-9972-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Sullivan, William (1997). The Secret of the Incas. Penguin Random House. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)