Viron Kona
Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës.[1] Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi.[1] Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore; Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme. Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981; Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 Eh, more Bubulino![1]
Krijimtaria letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra: Etje që shuhej, Pëllumbat, Mos m`i zbukuroni plagët!, Ujkonja, Pulëbardhat përbindëshe, Bubulinoja çamarrok, Dëshira e fshehtë e Bublinos, Pyesni Bubulinon, Eh, more Bublino!, E fshehta e pyllit, Dardi, Dardi në gadishullin e vetëtimave, Të çuditshmit!, Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë, (libri i parë), Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë, (libri i dytë), Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja, Drithërimat e yjeve, Dëgjoma zemrën, Budapest!, 28 djem plus një vajzë, Yje mbi Bosfor, Një udhëtim i çuditshëm, Kontrolli i befasishëm i një inspektori, Të fshehtat e një mrekullie, Erlindi dhe papagalli i çuditshëm, Dielli është i imi, Bukuri suedeze, Shpëtoni papagallin Çate!, Për ju, miqtë e mi etj.
Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Gjoka, Fran (2021-07-17). "Suedia në fokusin e shkrimtarit Viron Kona". Gazeta Koha Jonë. Marrë më 2024-11-24.