Vlerësimi i nxënësve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Vlerësimi i nxënësve është ndër komponentët më të rëndësishëm të kurrikulës me bazë kompetencat. Ky vlerësim, bazuar në rezultatet e të nxënit, përfshin gjykimin për arritjet e nxënësve (njohuri, shkathtësi, vlera dhe qëndrime) përkundrejt niveleve të arritjes së kompetencave të të nxënit.Gjatë viteve të para të shkollës, kujdes i veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit, si bazë për zhvillimin e kompetencës kyçe “Të mësuarit për të nxënë”. Mësuesi, në përputhje me parimet themelore të vlerësimit, siguron përdorimin e të gjitha llojeve të vlerësimit, të cilët përcaktohen si të domosdoshëm për të vlerësuar arritjet dhe zhvillimin individual, për të evidentuar anët dhe pikat e forta, si dhe drejtimet te të cilat çdo nxënës ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe motivim. Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Njohja më e mirë e nxënësit dhe e arritjeve të tij e ndihmon mësuesin dhe prindin të punojnë më tepër në ato drejtime, të cilat pengojnë ecurinë dhe përparimin e tij të mëtejshëm. Kohë pas kohe, gjykimi për atë çfarë arrin nxënësi sinjalizon të rriturin si po lëviz trajektorja e progresit të tij.

Kuptimi për vlerësimin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së një rezultati arsimor, mbi bazën e një kriteri të caktuar.

Fjala vlerësim vjen nga latinishtja  ad =përkrah,në krah të…dhe  sedere =të qëndrosh ulur.[1]

Qëllimi kryesor i tij është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Praktikat e vlerësimit kanë ndikim vendimtar në procesin e të nxënit.
Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Ai është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të saktë , të vlefshme, të besueshme.Ky proçes ka të bëjë me RN[2]   në sferën intelektuale,njohëse,emocionale në përputhje me objektivat mësimore dhe shërben për  të informuar mësuesit rreth asaj çfarë kanë përvetësuar nxënësit dhe çfarë duhet të bëjnë në vazhdim, si dhe për të ndihmuar nxënësit që të kuptojnë suksesin, gabimet apo arritjet e tyre. Pra, vlerësimi shërben për të diagnostikuar,për të bërë parashikime, dhe për të shmangur mangësitë.

Qëllimi i tij[3][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Të sigurojë informacion rreth përparimit të nxënësve. Ky informacion aftëson mësuesin të konsiderojë sa e suksseshme ka qenë mësimdhënia e tij për të arritur rezultatet e caktuara mësimore.
  2. T'u sigurojë nxënësve informacion mësimor. Vlerësimi i aftëson nxënësit të krahasojnë arritjet e tyre me standardin e pritshëm po prej tyre, që të përdorin këtë informacion të detajuar për t'u korrigjuar dhe të vlerësojnë më qartë kërkesat e detyrave të caktuara[3].
  3. Të motivojë nxënësit. Veprimtaritë vlerësuese nxisin nxënësit të organizojnë mirë punën e tyre dhe të mësojne çfarë i kërkohet që të dalin me sukses.
  4. Të shënojë përparimin e nxënësve. Vlerësimi i rregullt aftëson mësuesin të shënojë përparimin e nxënësve për një periudhë të gjatë kohe. Kjo përben bazën e vendimeve rreth gjendjes aktuale të çdo nxënësi, si dhe të nevojave në të ardhmen.
  5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale. Vlerësimet mund të përdoren për të identifikuar standardin e realizimit të objektivave në kohë të ndryshme. Një arritje e tillë mund të formojë bazat e vlerësimit të pjesshëm ose përfundimtar, të pasqyruar në dëftesën shkollore ose në një dokument tjetër.
  6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen. Vlerësimi mund të përdoret për të treguar nëse nxënësit janë të gatshëm për një tip të veçantë të nxënies, për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të punuar në grupe, për të identifikuar nxënësit me vështirësi në të nxënë, për të verifikuar nëse nxënësit i kanë përvetësuar mësimet e mëparshme dhe, nëse jo, të bëjnë përsëritje ose parapërgatitje[3].

Rreziqet e mundshme[1][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë tre rreziqe kryesore që duhen patur parasysh gjatë veprimtarive të vlerësimit.

Rreziku i parë dhe më serioz është kur nxënësit shohin se vlerësimi që i bëhet përparimit të tyre është më i ulët se ai i shokëve që kanë nivel të njëjtë me ta; ose që është më i ulët se një standart i caktuar, si i arritshëm prej tyre. Për këtë, ata mund të dëshpërohen dhe dekurajohen. Kjo mund t'i "ftohë" përkohësisht nga shkolla.

Së dyti, procedurat dhe praktikat e përshtatura për vlerësimin e nxënësve mund të jenë tejet të konsumuara, burokratike, të kërkojnë harxhim të madh kohe, si për mësuesit edhe për nxënësit. Kështu, koha dhe energjitë e harxhuara për to mund të shfytëzohen mjaft mirë në veprimtari të tjera.

Së treti, mund t'i orientojë mësuesit për më tepër angazhim me nxënësit e suksesshëm. Në veçanti, veprimtaritë e vlerësimit (në përmbajtjen dhe kuptimin e përfshirjes së proceseve të mësimdhënies dhe të të nxënit) mund të cënojnë cilësinë e përvojave të fituara në klasë.

Kontrolli, matja dhe vlerësimi [4][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kontrolli -- Ka të bëjë me përfundimin e të mësuarit. Ai shprehet në forma të ndryshme dhe realizohet në çdo çast mësimor. Gjatë kontrollit realizohet: ç’dinë (çfarë u arrit) dhe çfarë nuk dinë nxënësit (çfarë nuk u arrit).
  • Matja -- Ajo që u kontrollua duhet të matet. Nxënësi ka nevojë të dijë rezultatin e kontrollit. Këtë matje e bën mësuesi. Ajo shprehet me pikë, me përqindje ose me një evidencë të thjeshtë, e formuluar me shprehje, shenja dalluese etj., e krahasuar me një standard të bazuar në kritere.
  • Vlerësimi -- Të vendosësh një vlerë gjykimi sasiore ose cilësore, bazuar në matje. Kjo bëhet nga mësuesi me notë ose me shprehje. Nëse kontrolli bëhet gjatë gjithë orës së mësimit, matja e cila shpesh është e pandarë nga vlerësimi, bëhet në etapa të caktuara të tij. Jo çdo kontroll shoqërohet me matje.

Kornizat e vlerësimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi për të nxënit (VpN). Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të mbikëqyrë përparimin e nxënësit gjatë procesit të të nxënit dhe të mbledhë informacion për të lehtësuar dhe për të ndihmuar marrjen e vendimeve për të përmirësuar këtë proces.

Vlerësimi i të nxënit (ViN). Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të përcaktojë arritjet në përfundim të një detyre të caktuar, të kapitullit, të vitit shkollor etj., për të vendosur notat dhe për të certifikuar nxënësit për nxënie të mëtejshme. Ai përdoret edhe për të gjykuar efektivitetin e të nxënit ose të programit mësimor.


ÇFARË VLERËSOJMË?

Aspektet e të nxënit

Të nxënit e planifikuar realizohet në kontekste, mjedise dhe mënyra të ndryshme. Kontekstet përfshijnë etosin dhe jetën e shkollës si komunitet, fushat e të nxënit dhe lëndët përkatëse, të nxënit ndërkurrikular dhe mundësitë individuale. Ato përfshijnë të nxënit, si brenda ashtu edhe jashtë mjediseve shkollore.

Vlerësimi fokusohet në zbatimin e standardeve dhe pritshmërive të progresit dhe arritjes së nxënësve në:

-         njohuritë,

-         shkathtësitë,

-         qëndrimet dhe vlerat.


Standardet dhe pritshmëritë

Standardet dhe pritshmëritë jepen në formën e rezultateve të të nxënit në kurrikul, për nivele dhe shkallë, të cilat duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit. Vlerësimi duhet t’i aftësojë dhe t’i motivojë të gjithë nxënësit për të zhvilluar potencialin e tyre në të gjithë kurrikulën.  

Nxënësit mund të përparojnë me ritme të ndryshme: disa kërkojnë mbështetje dhe kohë për të arritur rezultatet e të nxënit në një ose disa fusha/lëndë në një shkallë të caktuar; disa të tjerë përparojnë më shpejt dhe kërkojnë detyra më të avancuara dhe pavarësi në të nxënë. 


Vlerësimi i shtrirjes, i sfidave dhe i zbatimit të të nxënit

Qasja e zgjedhur për vlerësimin duhet t’i ndihmojë nxënësit për të treguar përparimin e tyre sipas niveleve dhe për t’i aftësuar ata të demonstrojnë arritjet  në mënyra të ndryshme, të përshtatshme me të nxënit. Ata duhet të tregojnë se:

-         kanë zgjeruar të nxënit përmes përvojave dhe rezultateve në një aspekt të kurrikulës;

-         mund t’i përgjigjen nivelit të sfidave të të nxënit për ta çuar atë më përpara;

-         mund të zbatojnë atë që kanë mësuar në situata të reja dhe të panjohura për ta.

Mësuesit duhet të punojnë së bashku për të kuptuar më mirë rezultatet e të nxënit, duke organizuar dhe marrë pjesë në veprimtari të përbashkëta profesionale. Është e rëndësishme që nxënësit të kenë mundësi të demonstrojnë arritjet e tyre në mënyra të ndryshme. Shkollat duhet të kenë fleksibilitetin e zgjedhjes së mënyrave të ndryshme të vlerësimit në varësi të nevojave të nxënësve dhe mundësive të komunitetit. Ato duhet t’u japin liri nxënësve të zgjedhin mënyrën se si do t’i demonstrojnë arritjet.


Vlerësimi i përparimit dhe i arritjeve të të nxënit

Brenda një niveli nxënësit duhet të demonstrojnë besueshmëri, zotërim dhe siguri në tri aspekte të të nxënit, si:

-         Gjerësia e të nxënit;

-         Aspektet sfiduese;

-         Zbatimi i të nxënit në situata të reja dhe të panjohura.


Aftësitë gjuhësore dhe matematikore

Zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe matematikore merr rëndësi të veçantë në kurrikulën e arsimit bazë. Të gjithë mësuesit kanë përgjegjësi për zhvillimin e tyre. I rëndësishëm është zhvillimi i këtyre aftësive, sidomos në moshën e hershme.

Zhvillimet në vlerësim po nxiten tani nga dy faktorë të rëndësishëm: theksi mbi vlerësimin e performancës dhe përparësia që u jepet standardeve dhe llogaridhënies. Ndër përpjekjet e kohëve të fundit për të krijuar një pamje sa më gjithëpërfshirëse të të nxënit të nxënësve, janë kombinimi sistematik i formateve me zgjedhje të shumëfishta dhe formateve të performancës.

Vlerësimi i të nxënit ndërkurrikular

Planifikimi i kujdesshëm i të nxënit ndërkurrikular krijon mundësi për kuptimin dhe zbatimin e njohurive dhe të shkathtësive në situata të panjohura duke marrë përsipër sfida të reja. Ai mund të realizohet jo vetëm në klasë, por edhe në kontekste të ndryshme, me përfshirjen e partnerëve nga komuniteti. Vlerësimi i të nxënit ndërkurrikular duhet të planifikohet me kujdes me qëllim që të sigurohet vlefshmëria dhe besueshmëria e tij. Ai duhet të përqëndrohet në përvojat dhe rezultatet e identifikuara brenda dhe nëpër fusha të caktuara kurrikulare, me fokus të veçantë sigurimin e  progresit në njohuri dhe kompetenca.

SIGURIMI I CILËSISË DHE BESUESHMËRIA NË VLERËSIM

Korniza kurrikulare synon të përmbushë arritjen e kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në arsimin parauniversitar. Kjo kërkon që të kemi një proces efektiv të sigurimit të cilësisë dhe të moderimit të procesit.

1. Sigurimi i cilësisë ndihmon për të mbështetur mësuesit,për të ndërtuar kapacitete në sistemin arsimor, për të arritur rezultate pozitive për fëmijët dhe të rinjtë.

Sigurimi i cilësisë në arsim është pjesë e punës së përditshme të shkollave, autoriteteve lokale dhe kombëtare. Mësuesit përdorin një gamë të gjerë aktivitetesh për të siguruar mbajtjen e standardeve të larta për fëmijët dhe të rinjtë. Këto aktivitete përfshijnë monitorimin, vetë-vlerësimin dhe planifikimin për përmirësim.

Sigurimi i cilësisë krijon besim në gjykimet e mësuesve, jep siguri te prindërit dhe te të tjerët që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë qe ato kane.

2. Moderimi përdoret për të përshkruar metodat për arritjen e standardeve dhe pritshmërive për të gjithë sistemin arsimor. Ai përfshin mësuesit dhe profesionistë të tjerë të cilët punojnë së bashku për planin e të nxënit,përshtatshmërinë e veprimtarive të vlerësimit me mundësitë e nxënësve për  të përmbushur,standardet dhe pritshmëritë,progresin e nxënësve dhe hapat e mëtejshëm në të nxënë.

Moderimi ndihmon për të rritur standardet, pritshmëritë dhe nivelin e qëndrueshmërisë tek mësuesit dhe shkollat. Kjo siguron që fokusi të jetë në rezultatet e pritshme, të nxënit të jetë në nivelin e duhur dhe nxënësit të zhvillojnë aftësitë e duhura në punë dhe jetë, të cilat do t’i lejojnë ata që të jenë të suksesshëm në të ardhmen.

Verifikimi në sigurimin e cilësisë

Verifikimi është një nga masat për sigurimin e cilësisë që përdoret nga autoritetet arsimore në nivel qendror ose lokal për të konfirmuar se detyrat dhe aktivitetet e vlerësimit u sigurojnë nxënësve mundësi të drejta dhe të vlefshme për të përmbushur standardet.

1. Verifikimi i brendshëm realizohet nga autoritetet lokale. Kjo do të thotë se autoritetet lokale duhet të kenë një sistem të brendshëm të sigurimit të cilësisë, me kontrolle efektive të cilësisë në zonën e tyre, për t’u siguruar se vendimet e vlerësimit nga të gjithë mësuesit janë të qëndrueshme për të njëjtën fushë/lëndë.

2. Verifikimi i jashtëm kryhet nga autoritetet në nivel qendror dhe siguron qëndrueshmërinë dhe saktësinë e vlerësimeve të zbatuara nga autoritetet lokale në të gjitha nivelet e shkollës dhe ndikimin e konkluzioneve dhe gjykimeve të mësuesve në përmirësimin e të nxënit.

Sigurimi i cilësisë dhe moderimi janë gjithashtu të rëndësishëm në momentet e kalimit nga një klasë/shkallë/nivel në tjetrin, duke pasur parasysh standardet dhe pritshmëritë përkatëse.  Kjo do të sigurojë besimin në vlerësim dhe vlefshmërinë e informacionit në mënyrë që nxënësit të përjetojnë vazhdimësinë dhe përparimin në të nxënit e tyre.


Procedurat e vlerësimit [5][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Siç e kemi përmendur edhe më lart, vlerësimi përfshin mbledhjen, reflektimin dhe mbajtjen e evidencave mbi të nxënit e nxënësve për t’u mundësuar mësuesve kontrollin e përparimit të tyre.

Përdorimi i evidencave për vlerësim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësuesit duhet të përdorin mënyra të ndryshme të matjes së arritjeve të nxënësve, pasi kështu u krijohet mundësia nxënësve për të treguar atë që dinë, kuptojnë dhe mund të bëjnë. Gama dhe shumëllojshmëria e qasjeve të vlerësimit duhet të marrë parasysh rëndësinë e konteksteve dhe të përvojave të mëparshme, interesat dhe aspiratat e nxënësve duke vendosur lidhje me të gjithë të nxënit.

Është thelbësore që mësuesit të përdorin evidenca për të nxënit për t’u siguruar nëse nxënësit po përparojnë. Evidencat janë të ndryshme në varësi të llojit të të nxënit që do të vlerësohet dhe plotësohen në mënyrë të vazhdueshme, periodike për detyra specifike, punë të nxënësve, aktivitete, teste etj.

Vlerësimi duhet të planifikohet si pjesë e aktiviteteve mësimore dhe e mësimdhënies. Në planifikimin e aktiviteteve me nxënësit, mësuesit:

- duhet të marrin parasysh dhe të paraqesin rezultatet e të nxënit, për të cilat nxënësit janë duke punuar;

- duhet të japin shembuj që ilustrojnë rezultatet e pritshme;

- duhet të përcaktojnë kriteret e suksesit përmes diskutimeve ndërmjet tyre dhe me nxënësit;

- duhet të krijojnë mundësi që nxënësit të demostrojnë njohuritë, të kuptuarin, afësitë dhe qëndrimet e tyre.

Mësuesit duhet të marrin në konsideratë balancën ndërmjet njohurive, të kuptuarit, shkathtësive, qëndrimeve, kompetencave, ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit.

Parimet themelore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

a) Vlefshmëria -- Vlerësimi duhet të sigurojë informacion të vlefshëm për proceset, për rezultatet dhe për vlerat që zhvillohen nga nxënësit gjatë procesit të arsimimit në nivele të ndryshme.

b) Besueshmëria --Gjykimet për përparimin e nxënësve duhet të bazohen në lloje dhe burime të ndryshme informacioni. Informacioni i marrë nga vlerësimi duhet të tregojë në mënyrë të besueshme, nëse nxënësi është në gjendje të realizojë atë çfarë përshkruhet në rezultatet e të nxënit. Integrimi i llojeve dhe i burimeve të ndryshme të të dhënave të mbledhura gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në situata të ndryshme është kusht i domosdoshëm për të siguruar gjykime të qëndrueshme dhe të paanshme për arritjet e nxënësve.

c) Transparenca -- Nxënësit kanë të drejtë dhe nevojë të njihen me kriteret dhe metodat me të cilat do të vlerësohen. Kjo garanton paanshmërinë e vlerësimit dhe ndihmon të nxënit. Kriteret e qarta dhe të hapura ndihmojnë gjykimet profesionale, si dhe sigurojnë që vendimet të shqyrtohen nga të gjithë dhe të jenë të qëndrueshme.

d) Paanshmëria --Vlerësimi i paanshëm nënkupton vlerësimin e një rezultati të të nxënit, duke mos u ndikuar nga karakteristikat dhe rrethanat e çdo nxënësi, të cilat përfshijnë: gjininë, etninë, gjuhën, racën, rrethanat ekonomike e shoqërore, vendndodhjen, si dhe personalitetin, talentin, aftësitë e kufizuara etj.


Synimi i vlerësimit të nxënësve si një nga procedurat bazë [6][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Grumbullimi i informacionit të nevojshëm për ecurinë e nxënësve në mësime, gjë që quhet përparim.
  • Sigurimi i informacionit për mësuesit mbi atë që është mësuar e atë që mbetet për tu mësuar.
  • Sigurimi i informacionit të nevojshëm për prindërit dhe për personat e tjerë që marrin vendime duke u bazuar në notat e nxënësve.
  • Motivimi i nxënësit.

Kriteret e vlerësimit [7][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Vlerësimet të bëhen për informacione të rëndësishme.
  • Vlerësimet të jenë të bazuara në fakte objektive që dalin nga matjet dhe jo në përshtypje të vlerësuesit që dalin nga leximi i nxënësit.
  • Vlerësimet të lejojnë që të bëhen interpretime të sakta.
  • Vlerësimet të mbështeten në kritere të qëndrueshme dhe unike.
  • Vlerësimet të jenë sa më të dendura.

Kategori te vlerësimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i brendshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i brendshëm realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e përditshme mësimore dhe edukative. Ky vlerësim përdor mjete të ndryshme që mundësojnë nxjerrjen në pah të nivelit të zotërimit të kompetencave, konkretisht:

  • gjerësinë dhe thellësinë e të nxënit të përvetësuar;
  • gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit dhe për të përparuar drejt të nxënit edhe më sfidues;
  • zbatimin e të nxënit në situata dhe rrethana të reja.

- Vlerësimi i nxënësve, përveç formave të ndryshme joformale gjatë gjithë procesit të të nxënit, bëhet edhe nëpërmjet shkallës së vlerësimit që përfshin notat 4 - 10.

Nota 4: Një arritje që tregon performim të pamjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 5: Një arritje që tregon performim minimal të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 6: Një arritje që tregon performim të mjaftueshëm të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 7: Një arritje që tregon performim të kënaqshëm të shumicës së njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 8: Një arritje që tregon performim të mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 9: Një arritje që tregon performim shumë mirë të njohurive të reja dhe të kompetencave.

Nota 10: Një arritje që tregon performim të shkëlqyer dhe origjinal të njohurive të reja dhe të kompetencave. Vlerësimi i arritjes së rezultateve të të nxënit bëhet gjatë dhe në fund të çdo viti shkollor dhe dëshmon nivelin e arritjeve të tyre nga nxënësit.

Vlerësimi i jashtëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me vlerësim të jashtëm do të kuptohet vlerësimi i realizuar nga autoritetet qendrore, rajonale e vendore të arsimit (MAS, AKP, ISHA, DAR/ZA).

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime:

  • Inspektimi dhe verifikimi të cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle apo bashkie;
  • Vlerësimi të standardizuar në nivele arsimore;
  • Hulumtimi;
  • Vendimmarrjeje në nivele, fusha dhe aspekte të ndryshme në arsim. Vlerësimet e standardizuara shtetërore organizohen në përfundim të nivelit arsimor.

Vlerësimi joformal-formal[8][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi joformal është i pashmangshëm,i vazhdueshëm dhe shumë i dobishëm.Vëzhgimet joformale të situatave natyrale janë veçanërisht të vlefshme për të pëmbledhur informacione për ndërveprimet e nxënësve.Sa më pak i dukshëm të jetë ai,dhe sa më pak ta kuptojnë nxënësit që po vlerësohen,aq më e natyrshme do të jetë sjellja e tyre.Vlerësimi joformal është veçanërisht i rëndësishëm në fëmijërinë e hershme dhe në klasat e ulëta fillore.Mësuesit përdorin teknika të ndryshme,si vëzhgime,regjistrime të vazhdueshme,regjistrime anektodike dhe shënime me shkrim për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës.

Vlerësimi formal është i planifikuar dhe shpesh është një veprimtari e imponuar.Kështu,çdo test javor dhe detyrat e planifikuara mund të kategorizohen si vlerësime formale.Ka një numër formash vlerësimi joformal dhe formal që mund të përdoren.

Vlerësimi me bazë normën-Vlerësimi me bazë kriterin[8][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masat e vlerësimit me bazë normën përdoren për të krahasuar performancën e nxënësve në teste specifike.Këto masa ofrojnë thjesht të dhëna krahasuese,të bazuara te mosha,për të kuptuar se sa mirë dalin nxënës të caktuar në test(psh,në matematikë apo lexim).Sigurisht që ato mund edhe të keqinterpretohen.Masat e vlerësimit me bazë normën ofrojnë të dhëna te vlefshme vlerësuese për performancën e nxënësve në detyra specifike,por nuk na tregojnë gjë për potencialin e një individi apo për qëndrimin e tij ose të saj ndaj lëndëve të caktuara.

Masat e vlerësimit me bazë kriterin shmangin elementet konkurruese të masave të vlerësimit me bazë normën,sepse informacioni që merret ,ka te bëjë me performancën e nxënësit,krahasuar me performancen e tij te meparshme dhe jo krahasuar me performancen e te tjereve.Pasi te jete percaktuar niveli i aftesive per nje detyre te caktuar (kriteri),ideja është që nxënësi do të këmbëngulë deri sa të arrijë atë që i është kërkuar.Vështirësia qëndron në përcaktimin e veprimtarive të të nxënit,domethënë se çfarë detyrash duhen përvetësuar.Lëndë të catuara,si metematika,apo tema si aftesitë motorike dhe njohja e hartave, i përshtaten ,mirë kësaj qasjeje,por është më e vështirë të përcaktohen detyra vlerësimi me bazë kriterin "të shkruarin krijues",apo "artin".Vlerësimet me bazë performancën kanë marrë mbështetje të konsiderueshme gjatë viteve.Ato mund të jenë vlerësime me bazë kriterin apo standardet,por zakonisht është i pari.

Vlerësimi në shërbim të të nxënit[8][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është treguar një intresim i madh në një numër vendesh,por veçanërisht në Skoci dhe Angli,SHBA,Australi dhe Kanada,për "vlerësimin në shërbim të të nxënit".Një nga forcat nxitëse të këtij interesimi ka qenë puna e rëndësishme nga Black dhe William(1998),nga Grupi i Reformës së Vlerësimit në Londër.Ne Kanada ka pasur shumë ndikim puna e bërë nga Earl(2005).Në Kaliforni,Projekti i vlerësimit në klasë për të përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit (Classroom Assessment Project to Improve Teaching and Learning-CAPITAL),siç përshkruhet nga Coffey,Sato dhe Thiebault (2005),përpiqet të analizojë praktikat e vlerësimit të mësuesve,si janë formuar dhe si mund të përmirësojnë praktikat e tyre të përditshme të vlerësimit.Për studiuesit është shumë e qartë se t'i nxisësh mësuesit të përdorin në mënyre të efektshme vlerësimin për të nxënit është me të vërtetë diçka shumë komplekse .Hargreaves (2005)argumenton se ka koncepte të ndryshme të vlerësimit për të nxënit,që ajo i grupon në gjashtë kategori:

  • ai (të nxënit)do të thotë të monitorosh performancën e nxënësit duke pasur parasysh synimet apo objektivat;
  • ai të nxënit do të thotë perdorim i vlerësimit për të informuar hapat e mëtejshme përgjatë mësimdhënies dhe të nxënit;
  • ai i të nxënit qe do të thotë qe mësuesit të bëjnë komente për përmirësimin;
  • ai të nxënit qe do të thotë të mësosh për të nxënit e fëmijëve;
  • ai të nxënit qe do të thotë që fëmijët marrin një farë kontrolli mbi të nxënit dhe vlerësimin e tyre;
  • ai të nxënit qe do të thotë ta kthesh vlerësimin në një ngjarje për të mesuar.

Ajo arrin në përfundimin se këto përkufizime të ndryshme mund të interpretohen si kategori kryesore për konceptimet e të nxënit:të nxënit si arritje e objektivave ;dhe të nxënit si njohuri konstruktive.Ajo vë në dukje se pjesa më e madhe e mësuesve ende e kanë konceptin e matjes/objektivit,që është i kuptueshëm po të kihet parasysh një Kurrikulum kombëtar që ka funksionuar në Mbretërine e Bashkuar që në vitin 1988.Trajtimi i vlerësimit formues dhe vlerësimit përmbledhës si entitete të veçanta paraqet probleme nga ana konceptuale.

Llojet e vlerësimit [1] Arkivuar 2 qershor 2019 tek Wayback Machine[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë) (40%)
  2. Vlerësimi me test/detyrë përmbledhëse (vlerësimi i të nxënit) (40%)
  3. Vlerësimi i portofolit lëndor të nxënësit (20%)
  4. Vlerësimi periodik

Vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi për të nxënë ose vlerësimi formues është vlerësim që mbledh të dhëna dhe dëshmi rreth të nxënit të nxënësve gjatë procesit të të nxënit. Ky lloj vlerësimi mundëson që mësuesi të identifikojë pikat e forta të nxënësve, problemet dhe vështirësitë që ata kanë dhe të japë reagime të menjëhershme, të cilat i ndihmojnë nxënësit të mësojnë më mirë. Fokusi kryesor i ketij vlerësimi është që nxënësi të përmirësojë të nxënit e tij, si dhe të motivohet më shumë për të mësuar. Në këto kushte, mësuesi duhet të fokusohet te procesi i të nxënit dhe jo te vendosja e notës.Shpesh ky vlerësim është informal dhe nxënësit mund të mbajnë edhe vetë shënime mbi progresin e tyre. Një shembull është një kuiz i shpejtë për të parë nëse nxënësit i kujtojnë pikat e rëndësishme të mësimit.

Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Fletorja personale dhe evidenca nënkuptojnë të njëjtin dokument. Pra, mësuesi ka vetëm një dokument për vlerësimin e vazhduar (vlerësimin për të nxënë).
  2. Mësuesi është i lirë t’i mbajë shënimet në fletoren e tij personale (evidencë) duke vendosur simbolet, që ai gjykon si të përshtatshme, të shoqëruara me komente shumë sintetike, të cilat iu referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.
  3. Komenti përmban nivelin e arritjes duke e shënuar me simbolin përkatës (p.sh., N3 ose N4 Arkivuar 24 maj 2019 tek Wayback Machine), si dhe konceptin/konceptet përkatëse për të cilin është vëzhguar nxënësi.
  4. Përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, punët individuale, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimi inxënësit, vlerësimi inxënësit nga nxt në klasë, detyrateshtëpisë apo të klasës etj.,vlerësohen me simbole. Vendosja e notës në mënyrë të vazhduar gjatë vlerësimit për të nxënë nuk ndihmon procesin e të nxënit, motivimin e nxënësve për të nxënë dhe zhvillimin e kompetencave.
  5. Nota në fletoren personale (evidencë) mund të vendoset vetëm në raste specifike, siç janë testet e ndërmjetme apo punët me shkrim etj.
  6. Nota e vlerësimit të vazhduar që vendoset në regjistër në faqen “Vlerësimi periodik” duhet të jetë rezultante progresive (ose regresive) e vlerësimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren e tij personale.
  7. Fletorja personale (evidenca) është objekt monitorimi, por nuk dorëzohet në përfundim të periudhës.
  8. Mësuesi mban përgjegjësi për fletoren personale dhe duhet të argumentojë notën e vlerësimit të vazhduar të vendosur në regjistër.
  9. Mësuesi duhet të ruajë deri në përfundim të vitit shkollor fletoren personale (evidencën), teste/detyra të ndërmjetme, punët me shkrim, etj. Këto do t’i shërbejnë për të argumentuar notën e vlerësimit të vazhduar.
  10. Gjatë periudhës, mësuesi i lëndës ka përgjegjësi për të informuar nxënësin për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres [9]

Vlerësimi i të nxënit (testi/detyra përmbledhëse)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i të nxënit ndryshe quhet vlerësim përmbledhës. Përdoret për të mbledhur prova dhe të dhëna që tregojnë nëse mësimdhënia ka realizuar qëllimin e saj. Ky është një vlerësim formal dhe kryhet edhe për efekt raportimi.

Si dhe kur realizohet testi/detyra përmbledhëse?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Në pjesën e fundit tëperiudhës kryhet vlerësimi me test ose me detyrë përmbledhëse, që ka për qëllim të matë nivelin e arritjeve të nxënësit për një grup të caktuar rezultatesh të nxëni për periudhën përkatëse.
  2. Testi/detyra përmbledhëse planifikohet nga mësuesi. kur përmbyllet një grup rezultatesh të të nxënit dhe mësuesi është i lirë ta vendosë vetë se kur do ta zhvillojë atë. - Testi/detyra përmbledhëse është 45 minuta.
  3. Testi/detyra përmbledhëse jo domosdoshmërisht bëhet në fund të periudhës. Mësuesi e përcakton vetë kohën se kur do ta zhvillojë atë.
  4. Në momentin kur mësuesi vlerëson testet/detyrat përmbledhëse, i vendos notat në regjistër.
  5. Mësuesi duhet të ruajë deri në përfundim të vitit shkollor testet ose detyrat përmbledhëse.

Vlerësimi i portofolit lëndor të nxënësit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portofoli është koleksionim sistematik i detyrave dhe i punimeve të kryera nga nxënësi për të dëshmuar zhvillimin e kompetencave (njohurive, shkathtësive, qëndrimeve). Portofoli i nxënësit duhet të përmbajë detyra hulumtuese, krijime ose zbatime të ndryshme, projekte të nxënësve etj., që zhvillojnë kompetencat kyç dhe lëndore.Detyrat e portofolit duhet të jenë me të njëjtën temë për çdo nxënës.Një porfol i mirëorganizuar dhe i mirëmenduar vë në dukje aftësitë e nxënësit për të marrë pjesë në një proces mësimor në mënyrë aktive dhe në të njëjtën kohë i jep mundësinë mësuesit që të vlerësojë nxnënësit e tij/saj në mënyrë sistematike.

Si dokumentohet vlerësohet portofoli?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Në fillim të periudhës, mësuesi në bashkëpunim me nxënësit, përcaktojnë detyrat që do të përfshijnë në portofol përgjatë periudhës, në varësi të specifikave të lëndës.
  2. Mësuesi përcakton dhe iu prezanton nxënësve pikët për vlerësimin e secilës detyrë të portofolit dhe kriteret e vlerësimit të tij.
  3. Mësuesi ka përgjegjësi për vlerësimin e portofolit bazuar në kritere vlerësimi duke argumentuar notën e tij.
  4. Instrumentet që mësuesi harton për kriteret e vlerësimit të portofolit nuk janë objekt monitorimi.
  5. Detyrat e portofolit apo një fazë e projektit vlerësohen në momentin që ato dorëzohen ose prezantohen.
  6. Vlerësimi i portofolit mund të planifikohet si orë e veçantë në planifikimin e periudhave ose mund të realizohet përgjatë tri - katër orëve mësimore të periudhës.
  7. Mësuesi duhet të kujdeset që të mos mbingarkojë nxënësin me detyra në përfundim të periudhës. Ai, gjithashtu, mund të bashkërendojë punën me mësuesit e lëndëve të tjera për të shmangur ngarkesën e nxënësve.
  8. Vlerësimi i portofolit jodomosdoshmërisht bëhet në fund të periudhës. Mësuesi e gjykon vetë kohën se kur do të zhvillojë vlerësimin e portofolit.
  9. Në momentin që mësuesi ka përfunduar me vlerësimin e detyrave të portofolit dhe të projektit të faze të tij, notat e portofolit i vendos në regjistër.

Vlerësimi periodik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi periodik bëhet në përfundim çdo periudhe dhe përmban tri nota:

  • Vlerësimin e vazhdueshëm – NVv (nota e vlerësimit të vazhduar), e cila vendoset në regjistër në kolonën përkatëse në faqet e vlerësimit.
  • Vlerësimin me test përmbledhës – NTp (nota e testit përmbledhës), e cila vendoset në regjistër në kolonën përkatëse në faqet e vlerësimit.
  • Vlerësimin e portofolit lëndor – NVp (nota e vlerësimit të portofolit),e cila vendoset në regjistër në kolonën përkatëse në faqet e vlerësimit.

Vlerësimi përfundimtar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi përfundimtar shënohet në regjistër duke plotësuar kolonat “Vlerësimet vjetore” dhe kolonën e “Nota përfundimtare”.

Vlerësimet vjetore përmbajnë:

  • Notën vjetore të vlerësimit të vazhduar,që është rezultati tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit me test ose me detyrë përmbledhëse, që është rezultati tri periudhave.
  • Notën vjetore të vlerësimit të portofolit që është rezultat i tri periudhave.

Kur ecuria e nxënësit është e dukshme progresive ose regresive gjatë dy periudhave të fundit, vlerësimi i tij vjetor në secilën nga rubrikat mund të jetë progresiv ose regresiv.

Kur ecuria e nxënësit nuk është e qëndrueshme përgjatë tri periudhave, atëherë vlerësimi llogaritet me mesatare. Nota përfundimtare llogaritet me përqindje për secilën nga rubrikat. Hapat për njehsimin e notës përfundimtare janë:

  • Përcaktohet nota vjetore e vlerësimit të vazhduar (NVV), bazuar në tri notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e testit përmbledhës (NTP) bazuar në tri notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Përcaktohet nota vjetore e portofolit të nxënësit (NVP) bazuar në tri notat e periudhave, duke gjykuar në mënyrë progresive.
  • Shumëzohet secila prej notave me përqindjen përkatëse.
  • Mblidhen këto prodhime dhe shuma rrumbullakoset me numër të plotë (p.sh., 8,8 9).

(NVV x 0.4) + (NTP x 0.4) + (NVP x 0.2) = Nota përfundimtare

Përshkrimi i notës përfundimtare vjetore argumenton nivelin e arritjeve të kompetencave të lëndës. Përshkrimi u referohet pikave më të forta që ka nxënësi lidhur me përmbushjen e kompetencave të lëndës.

Portofoli i të nxënit [10][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kurrikula bazuar në kompetenca që po zbatohet në sistemin arsimor parauniversitar, shoqërohet me një sërë dokumentesh përfshirë edhe portofolin e të nxënit.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi parashtrohet rëndësia, përmbajtja dhe procedurat që duhen mbajtur parasysh për hartimin dhe vlerësimin e portofolit të të nxënit. Kjo qasje e re për shkollën është pilotuar me sukses nga 78 mësues të tri cikleve të arsimit bazë, nga klasa përgatitore, cikli fillor dhe cikli i mesëm i ulët nga të 13 DAR-et e vendit.Udhëzuesi synon të mbështesë mësuesit në procesin e menaxhimit të portofolit të nxënësit si dhe vlerësimin e tij (nxënësit) edhe nëpërmjet portofolit. Nëpërmjet portofolit mësuesi drejton nxënësit në koleksionimin e rezultateve/arritjeve të të nxënit sipas një rendi të mirëstrukturuar me qëllim vlerësimin, vetëvlerësimin dhe shkëmbimin e këtyre arritjeve.

Kuptimi dhe rëndësia e portofolit të të nxënit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca. Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Ky proces realizohet si nga mësuesi (nëpërmjet “Portofolit të mësuesit”) ashtu dhe nga nxënësi (nëpërmjet “Portofolit të nxënësit”).

-Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr një vend të posaçëm pasi:

  • mbështet zbatimin e kurrikulës të bazuar në kompetenca;
  • krijon qëndrueshmëri në procesin e realizimit të saj;
  • ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe të arritjes së të nxënit.

--Në këtë kontekst, ka vend përkujdesja për të unifikuar kuptimin mbi mënyrën se si do të menaxhohet ky proces dhe produkt nga mësuesi.

Portofoli i të nxënit dokumenton:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mësimdhënien dhe nxënien
  • Garanton cilësinë e zbatimit të kurrikulës
  • Dokumenton procesin e zbatimittë kurrikulës
  • Krijon qëndrueshmëri në të gjithë sistemin

Diane Hart përcakton një portofol si "një enë që mban evidencën e njohurive, të ideve, interesave dhe arritjeve".

Karakteristikat e portofolit të të nxënit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • reflekton rezultatet e identifikuara të nxënësit bazuar në pritshmëritë e RN të kurrikulës;
  • përqendrohet në përvojat e të nxënit të nxënësve të bazuara në performancë, si dhe në përvetësimin e kompetencave kyçe (njohurive, aftësive dhe qëndrimeve);
  • përmban shembuj të punës që shtrihet gjatë gjithë vitit shkollor dhe jo në disa ditë të shkëputura të vitit;
  • përmban produkte të punëve të nxënësve që përfaqësojnë një shumëllojshmëri rezultatesh për t’u vlerësuar;
  • përmban një shumëllojshmëri të modeleve të punës dhe vlerësimet e kësaj pune nga vetë nxënësit, shokët, mësuesit e tjerë, prindërit etj

Po t’i referohemi portofolit mund të themi se[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • portofoli është pasqyrim i mësimdhënies të bazuar në dëshmi;
  • mësimdhënia dhe të nxënit, të vështruara nëpërmjet portofolit, ndihmon të eksplorojmë dhe të zhvillojmë qasjet për një mësim efektiv;
  • nëpërmjet portofolit përthyhen dhe dokumentohen qasjet e mësimit të bazuar në kompetenca/performancën e nxënësit;
  • në thelbin e tij portofoli me dokumentacionin që e përbën, argumenton përgjegjësitë e mësuesit në lidhje me mësimdhënien dhe të nxënit.

Mësimdhënia e bazuar në portofol është një proces që dokumenton:

  • filozofinë e mësimdhënies - Pse?
  • përgjegjësitë e mësuesit - Çfarë? Kur? Ku?
  • arritjet (nëpërmjet evidencave të vlerësimit) - Si?

Procedura/ hapat për konceptin e vlerësimit të bazuar në portofol [11][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për hartimin e një instrumentit të vlerësimit (listë kontrolli), zakonisht ndiqen hapat e mëposhtme:

  • analizohen RN-it për të cilat do të vlerësohet nxënësi;
  • përcaktohen kompetencat për të cilat do të vlerësohet nxënësi nëpërmjet portofolit;
  • përcaktohen detyrat që duhet të realizojë nxënësi për t’u vlerësuar;
  • analizohen proceset/ detyrat duke theksuar kërkesat (aspektet) më të rëndësishme të tyre;
  • hartohet lista e kërkesave që duhet të përmbushë nxënësi nëpërmjet portofolit gjatë vlerësimit;
  • përcaktohet skema e vlerësimit (rubrika e vlerësimit), pra pesha që ka në vlerësim secila nga kërkesat;
  • strukturohet instrumenti i vlerësimit (listë kontrolli) duke vendosur edhe të dhëna të përgjithshme, si emri i nxënësit, kërkesat për proceset/ detyrat, rezultatet maksimale të mundshme (peshat), rezultatet e arritura, vlerësimi i plotë.

Struktura (formatet) e instrumenteve të vlerësimit janë nga më të ndryshmet dhe mësuesi ka pavarësi dhe fleksibilitet në konceptimin dhe hartimin e tyre.

Vlerësimi me dosje [12][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi me dosje është një përmbledhje ose koleksion i punës së nxënësit, i ndërtuar me qëllim që të sigurojë mundësi për të bërë lloje të ndryshme vlerësimi.Dy tipet më të rëndësishme të dosjeve të përdorura për qëllimet e vlerësimit janë "Dosja, me punët më të mira" dhe "Dosja, për zhvillimin dhe procesin e të nxënit".

-Dosjet, për punët ,e të mira janë, një përzgjedhje e produkteve, punëve me të mira të nxënësve (p.sh, vizatimet, detyra matematike, hartime apo detyra të tjera me shkrim). Ato sigurojnë një model të punës së nxënësit, të kryer gjatë një kohe të caktuar, semestri apo viti shkollor.Dosja për zhvillimin dhe procesin e përparimit të të nxënit përdoret për të mbledhur modele të punës së nxënësve, gjatë një kohe të caktuar.Ato i lejojnë mësuesit të mbledhin elemente në punime te tilla, si p.sh., gabimet gjatë procesit të të nxënit, tipin e të menduarit dhe mënyrat e zgjedhjes së problemeve të përdorura nga nxënësi gjatë të nxënit,si edhe shprehitë e nxënësve për të kapur gabimet e tyre dhe korigjimi e tyre gjatë procesit të të nxënit.

Që dosjet të kryejnë funksionin dhe qëllimin për të cilin janë krijuar, ato duhet të jene pjesë përbërëse e veprimatrive të tjera, gjatë gjithë vitit shkollor. Përdorimi i dosjeve, si një element vlerësimi, duhet të ndjekë, të paktën, gjashtë hapa, të cilat janë renditur më poshtë:

1.Përcaktimi i qëllimit të dosjes: Që në fillim, mësuesi duhet të përcaktojë se çfarë dëshiron ai të mbledhë nga dosja e punës së nxënësit.Përgjigjet e kësaj pyeteje do të ndihmojnë në pyetjet më pas: Cilat objektiva të të nxënit do të vlerësohen? Çfarë do të mësojë mësuesi dhe nxënësi rreth përparimit? Do të ndihmojë dosja në përcaktimin e gabimeve, në cilat pjesë apo koncepte të lëndës? A doni të vlerësoni një model të punëve më të mira të nxënësit apo jeni i interesuar në vlerësimin e zhvillimit dhe përparimit? Doni të vlerësoni procesin apo produktin? A është dosja mënyra më e mirë për të marrë informacionin që nevojitet?

2.Përcaktimi i përmbajtjes së dosjes. Nëse do të përfshitet gjithçka në dosje, kjo është një punë shumë e madhe dhe jo efektive dhe paraqet vështirësi edhe në interpretim.Përzgjedhja e kujdesshme e modeleve e bën dosjen të menaxhueshme dhe më të lehtë për ta vlerësuar.Zakonisht,një mësues përcakton se cila pjesë apo modele të-punës do të vendosen në dosjen;por disa herë mësuesi mund të parapëlqejë që ktë zgjedhje ta bëjmë vetë nxënësi.Nga dosja mund të mësohet shumë për shprehitë e nxënësve për të vlerësuar punën e tyre,nëse mësuesi do tu kërkoj të përzgjedhin vetë punët për ti përfshirë në dosje.Nga ana tjetër, ky është një rast i mirë për të vendosur kritere për përmbajtjen që do të ketë dosja, pra,çfarë punimesh dhe modelesh të tjera duhet ketë në të.

3.Përcaktimi i kritereve për materialet, punimet që do të përfshihen në dosje. Cilat objektiva të të nxënit do të vlerësohen, cila punë mund të paraqes më mirë përparimin e nxënësit apo të përmbushë këto objektiva?Dëshironi të përfshini punët më të mira të nxënësve? Dëshironi të përfshihen, punime që në fazën fillestare dhe, më pas, të bëhet rishikim dhe përpunimi i tyre? Dëshironi të shihni materialet, të lidhura me punën përgatitore, si p.sh., bibliografi, burime të tjera, si ato që janë përdorur, po ashtu edhe ato që nuk janë përdorur, shënime, nënvizime etj?

4.Përcaktimi i organizmit të dosjes dhe rubrikave të saj. Si emërtohen rubrikat? Do të ketë dosja përmbajtje? Çfarë informacioni tjetër shtesë nevojitet? Sa rubrika mund të vendosen në një dosje? Kur do të përfundojë ajo? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto merren parasysh nga mësuesi në organizimin e dosjes, përpara se nxënësit të fillojnë punën për ndërtimin e dosjes.

5.Përcaktimi i kohës së vlerësimit të dosjes. Mësuesja do të vlerësojë rubrikat e ndryshme të dosjes në kohë të ndryshme, gjatë plotësimit të saj (kjo përbën vlerësimin formues), apo do ta vlerësojë, kur ajo të plotësohet (vlerësimi përmbledhës)? Kush do ta vlerësojë dosjen, mësuesi apo nxënësi, apo të dy së bashku? Janë përcaktuar kriteret për vlerësimin e dosjes? Nxënësit do t'i komunikohet vetëm nota, apo edhe vlerësimi me shkrim, i shoqëruar me komentet përkatëse?

6.Përcaktimi i përdorimit t ë vlerësimi dhe i përmbajtjes. Do të përdoret vlerësimi si pjesë e notës përfundimtare të nxënësit? A do ta ndihmojë vlerësimi mësuesin të ndyshojë metodat e tij të mësimdhënies, për të ndikuar pozitivisht në rezultatet e të nxënit?

-Dosjet janë një mjet i fuqishëm, nëse ato bëhen pjesë përbërëse e procesit të mësimdhënies dhe jo një shtojcë pa kuptim e tij.Mësuesi duhet të jetë krijues në formimin e dosjeve, por, gjithnjë, duhet t'i bëjë vetes këto pyetje të rëndësishme: Si do të shërbejnë modelet e punës së nxënësit, për t'i ndihmuar ata të vlerësojnë performancën apo përparimin e tyre? Si do të ndihmojë një vlerësim i tillë që të përmirësojë marrëdhënien dhe të nxënët e mësuesve.

Shembuj se çfarë mund të përmbajë dosja e nxënësit [13][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ese
  • ditar
  • përmbedhje
  • regjistrime, të dhëna ditore
  • vetëvlerësime, si lista kontrolli të mbledhura dhe formularë vlerësimi
  • eksperimente
  • demonstrim aftësish
  • punime paraprake dhe prdukte të përfunduara
  • shënime kërkimore
  • veprimtari në ekip apo grup
  • teste
  • komente të mësuesit

Kujdes! Detyrat NUK duhet të jenë domosdoshmërisht të punuara me kompjuter.

Meritat e dosjeve/Të metat e dosjeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Meritat

  • Nxënësve u pëlqen të punojnë me dosje dhe kjo u bën mirë për vetëbesimin e tyre.
  • Nxënësit duhet të japin arsye për zgjedhjet e tyre.

Të metat

  • Vlerësimi i dosjeve merr shumë kohë.
  • Është e vështirë që të përcaktohet se cilat janë rubrikat e duhura.

Zhvillime të reja në vlerësim dhe raportim[8][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimet në vlerësim po nxiten tani nga dy faktorë të rëndësishëm:theksi mbi vlerësimin e performancës dhe përparësia që u jepet standardeve dhe llogaridhënies.Ndër përpjekjet e kohëve të fundit për të krijuar një pamje gjithëpërfshirëse të të nxënit të nxënësve,janë kombinimi sistematik i formateve me zgjedhje të shumëfishta dhe formateve të performancës.Ka gjithashtu edhe zhvillime të tjera që mund të bëjnë vlerësimin në të ardhmen më fleksibël dhe më te përputhshëm me nevojat e nxënësve dhe mësuesve.

  • Testimi me përshtatje në kompjuter(Computer Adaptive Testing-CAT)e përshtat procesin e vlerësimit në mënyrë të tillë që kompjuteri përcakton se çfarë niveli pyetjesh t'u bëjë nxënësve.Nëse nxënësi i përgjigjet saktë një pyetjeje, atëherë atij i jepet një problem më i vështirë.Megjithatë për momentin këto lloj testimesh janë të kushtueshme,ekziston mundësia që të krijohen versione testimi me përshtatshmëri më të lartë.
  • Testimet në shkallë të gjerë mund të bëhen tani në qendra të kopjuterizuara testimi-nxënësit i bëjnë testet e tyre në internet dhe i marrin rezultatet menjëherë.
  • Në klasë(ose shtëpi)nxënësit mund të shkarkojnë programe specifike vlerësimi dhe pastaj t'ua transportojnë mësuesit ose kompjuterit për të nxjerrë rezultatet.
  • Teknologjia sot bën të mundur një shumëllojshmëri formatesh"bëj testin-dhe -merr përgjigjen",duke përdorur mundësitë video dhe audio të kompjuterit.Nxënësit mund të japin përgjigje me gojë ose duke i ndërtuar përgjigjet në ekran.Programet kompjuterike mund t'i përkthejnë artikujt në shumë gjuhë.
  • Vlerësimi i automatizuar i eseve ka bërë përparime të rëndësishme dhe tani ekzistojnë prototipa që mund të përdoren në programin Windows(Williams,2001).
  • Pjesa më e madhe e testeve me laps e letër që janë të zakonshme sot,në të ardhmen do të konsiderohen si anakronizëm.Kur nxënësit ta kryejnë pjesën më të madhe të të nxënit të tyre nëpërmjet teknologjisë,ata do të duan që edhe mjeti i vlerësimit të jetë gjithashtu teknologjia.([14]

Regjistri i klasës [15][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjistri i klasës është dokument shtetëror.

  • Në faqet e lëndëve mësuesi vendos mungesat e nxënësit, temat e mësimit dhe realizimin e programit mësimor, të dhënat për nxënësit etj.
  • Regjistri ka faqet e vlerësimit (Vlerësimi periodik dhe Vlerësimi përfundimtar), ku mësuesi vendos notat, mbasi i ka gjykuar me kujdes dhe duke u bazuar në argumente.
  • Faqet e vlerësimit periodik në regjistër janë pa datë pasi mësuesi i vendos notat, kur e shikon ai të arsyeshme dhe kur ka mbledhur një sërë informacionesh për nxënësin.
  • Mësuesi vendosnotat në faqet e vlerësimeve në javët e fundit të periudhës, kur e shikon ai të arsyeshme dhe jo domosdoshmërisht ditën e fundit të periudhës.
  • Në përfundim të vitit shkollor nxënësi ka 9 nota, të cilat janë të mjaftueshme për të nxjerrë notën përfundimtare.
  • Nota përfundimtare shoqërohet me përshkrimin e niveleve të arritjes për kompetencat lëndore.

Përshkrimi i notës në dëftesë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dëftesa në përfundim të vitit shkollor i jep informacion prindit mbi rezultatet e fëmijës së tij lidhur me lëndët e zhvilluara gjatë vitit shkollor.

  • Përshkrimi i notës së nxënësit që mësuesi plotëson në regjistër në përfundim të vitit shkollor nuk do të hidhet në dëftesë.
  • Në dëftesë, rubrika “Vlerësimi i kompetencave kyç” dhe rubrika “Përshkrimi i notës” sipas lëndëve do të shkrihen në një rubrikë të vetme që do të quhet “Vlerësimi i kompetencave”.
  • Në këtë rubrikë mësuesi kujdestar do të plotësojë formimin e përgjithshëm të nxënësve duke iu referuar vlerësimit të kompetencave kyç, si dhe përshkrimit të notave sipas lëndëve të vendosura në regjistër.

-Shembull: “Vlerësimi i kompetencave” në dëftesë.

Nxënësi Vlerësimi i kompetencave
1. Ana... Nxënësja Ana... merr pjesë aktive në situatat problemore që diskutohen në orën e mësimit, duke argumentuar në mënyrë krijuese idetë e saj. Zotëron kompetenca të larta të përdorimit të teknologjisë dhe dallohet në punën me projektet. Zotëron në nivel të lartë kompetencat matematikore dhe kompetencat e shkencave të natyrës. Dallon edhe për zotërimin e kompetencave në fushën e arteve. Është e gatshme për të kontribuar në mënyrë produktive në aktivitetet që organizon shkolla. Ndërton marrëdhënie të shëndetshme me mësuesit dhe shoqërinë e klasës dhe merr pjesë aktive gjatë punëve në grup.


Nxënësi Vlerësimi i kompetencave
2.Andi.... Nxënësi Andi ... demonstron kureshtje dhe interesim në të gjitha lëndët. Zotëron kompetenca të mira gjuhësore, si dhe kompetenca të mira në shkencat shoqërore duke marrë pjesë në debate dhe diskutime në klasë. Jep ide të reja gjatë orës mësimore dhe është i gatshëm për të marrë përsipër detyrat që i ngarkohen. Shpreh aftësitë e të menduarit kritik për zgjidhjen e problemeve dhe është i aftë në marrjen e vendimeve. Është i përgjegjshëm për kryerjen e detyrave, por jo gjithmonë është në gjendje t’i kryejë ato me efikasitet të lartë dhe në mënyrë të pavarur. Bën përpjekje sistematike për t’iu përgjigjur sfidave.


Rolet dhe përgjegjësitë në vlerësim [16][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nxënësit:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • angazhohen aktivisht në procesin e të nxënit;
  • vlerësohen si pjesë e të nxënit të përditshëm përmes një sërë veprimtarish, përfshirë dialogun dhe ndërveprimin me bashkëmoshatarët dhe mësuesit, kërkimet praktike, demonstrimet, prezantimet me gojë, diskutimet;
  • vlerësohen përmes punëve me shkrim dhe produkteve të tilla, si veprimtari krijuese, raportime, projekte;
  • demonstrojnë njohuritë, shkathësitë dhe qëndrimet përmes një sërë të dhënash, përfshirë detyrat e vlerësimit, veprimtaritë, testet dhe provimet;
  • planifikojnë dhe rishikojnë të nxënët e tyre përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve të të nxënit dhe përcaktimit të hapave të mëtejshëm të të nxënit personal;
  • rishikojnë të nxënit e tyre përmes vetëvlerësimit;
  • bashkëpunojnë në vlerësimin e bashkëmoshatarëve;
  • kontribuojnë në moderimin e vlerësimit.

Mësuesit dhe stafi drejtues:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • planifikojnë, hartojnë dhe kryejnë vlerësime, si pjesë e vazhdueshme e procesit të të nxënit dhe mësimdhënies, dhe në mënyrë periodike përdorin vlerësime specifike, teste ose provime;
  • sigurojnë që vlerësimi të mbështesë të nxënët dhe të bazohet në një bazë të dhënash, të cilat gjykohen përkundrejt rezultateve të pritshme dhe nxisin progres, gjerësi dhe thellësi në procesin e të nxënit;
  • punojnë me kolegët për të zhvilluar një kuptim të përbashkët për rezultatet e pritshme përmes veprimtarive, të cilat përfshijnë planifikim koherent, kontroll, përvojë, rishikim dhe feedback për përmirësim;
  • përfshijnë nxënësit plotësisht në vlerësim dhe i ndihmojnë ato të kuptojnë çfarë pritet prej tyre;
  • marrin pjesë në sigurimin e cilësisë, moderimin e veprimit, duke përdorur materiale të vlefshme për zhvillimin e ekspertizës së vlerësimit dhe për sigurimin e praktikave të vlerësimit të vlefshme dhe të besueshme;
  • vlerësojnë të dhënat e të nxënit për të kontribuar në raportimin e arritjeve të nxënësve dhe progresin e tyre;
  • raportojnë rezultatet e arritjeve të nxënësve për palët e interesit (nxënësit, prindërit, mësuesit, qeverisja lokale, institucionet profesionale, MAS, shoqëria civile etj.);
  • informojnë prindërit/kujdestarin në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për suksesin dhe vështirësitë e fëmijëve të tyre dhe i udhëzojnë ata si të ndikojnë në përmirësimin e rezultateve;
  • shpjegojnë rezultatet e nxënësve duke marrë parasysh kushtet në të cilat janë arritur ato (socio - ekonomike, kulturore etj.);
  • përgatitin raportime për arritjet në nivel klase ose fushe të nxëni dhe i interpretojnë ato;
  • shqyrtojnë veprime të ndryshme me synim përmirësimin e vlerësimit;
  • kujdesen për besueshmërinë e informacioneve dhe përdorimin e drejtë të tyre.

Prindërit:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • përfshihen aktivisht në mbështetje të të nxënit të fëmijëve të tyre;
  • përfshihen plotësisht kur fëmijët dhe të rinjtë kërkojnë mbështetje përmes programeve individuale;
  • marrin informacion të rregullt rreth anëve të forta të fëmijëve të tyre, progresit dhe arritjeve të tyre;
  • informohen për boshllëqet dhe mënyrat përmes të cilave mund t’u vihet në ndihmë nxënësve;
  • informohen për performancën e fëmijëve në shkollë përkundrejt niveleve të arritjeve në shkallë të veçanta në fushat e të nxënit;
  • sigurojnë mundësi që stafi të bashkëpunojë për planifikimet kurrikulare të të nxënit, mësimdhënies dhe vlerësimit në mënyrë koherente për të siguruar thellësi, sfida dhe zbatim të të nxënit;
  • sigurojnë mundësi që stafi të diskutojë, të shkëmbejë përvoja dhe të zhvillojë kuptimin për rezultatet e pritshme përmes pjesëmarrjes në moderimin e vlerësimit (detyrave);
  • sigurojnë që veprimtaritë mësimore të përmbushin qëllimet dhe të jenë të menaxhueshme;
  • sigurojnë që monitorimi dhe kontrolli i progresit të nxënësve mbështet të nxënit e tyre;
  • sigurojnë që vetëvlerësimi bazohet në një sërë të dhënash mbi të gjitha aspektet e të nxënit.

Autoritetet arsimore

Kanë përgjegjësinë:

  • të sigurojnë informacion për cilësinë e edukimit në shkollë dhe standarde të përshtatshme në edukim;
  • të mbështesin vetëvlerësimin dhe përmirësimin e proceseve;
  • të sigurojnë që shkollat kanë infrastukturën e nevojshme për të mbështetur gjykimet e mësuesve dhe të fokusohen në veprimet e nevojshme për përmirësim;
  • të lehtësojnë rrjetet lokale dhe të kontribuojnë në veprimtaritë mësimore përmes përfshirjes së partnerëve në sektorë të ndryshëm;
  • të lehtësojnë zhvillimin e një bashkëpunimi efektiv ndërmjet autoriteteve arsimore dhe partnerëve dhe të lidhin praktikat lokale me ato në nivel kombëtar;
  • të sigurojnë mundësi që shkollat të përmbushin rezultatet e pritshme;
  • të sigurojnë që informacioni i vlerësimit përdoret në mënyrën e duhur për të inkurajuar stafin e shkollës, me synimin që ai të reflektojë për lidhjet ndërmjet praktikës së klasës dhe rezultateve të pritshme të nxënësve, për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.

Vetëvlerësimi te nxënësit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëvlerësimi është një mjet i vlefshëm për të matur të nxënit. Nëse nxënësit ―janë të përfshirë në vlerësimin e punës së tyre, ata përpiqen të kuptojnë kriteret e vlerësimit, të një performance,të cilësisë të lartë dhe janë të gatshëm t‘i aplikojnë ato. (Herrera et al., 2007). Vetëvlerësimi është një proces me tri faza në të cilat nxënësit kontrollojnë punën e tyre (vetëmonitorimi), identifikojnë mospërputhjet ndërmjet performancës aktuale dhe asaj të dëshiruar (vetëvlerësimi), identifikojnë aktivitetet e mëtejshme, për t‘u përmirësuar.Kur mësuesit japin feedback, ata inkurajojnë vetëvlerësimin me anë të pyetjeve, të cilat,i ndihmojnë të përqendrohen në procesin e vetëmonitorimit.Nxënësit përfitojnë më shumë nga aktivitetet individuale,nëse ata inkurajohen të korrigjojnë punën e tyre(Bruce,2001), Gjithashtu theksojmë se vetëreflektimi dhe përcaktimi i objektivave të nxënësve janë aspekte të rëndësishme të vetëvlerësimit.Vetëvlerësimi i nxënësve në vetvete përfshin shumë më tepër se thjesht kontrollin e përgjigjeve. Ai është një proces gjatë së cilit,nxënësit monitorojnë dhe vlerësojnë natyrën e të menduarit të tyre,me qëllim identifikimin e strategjive që përmirësojnë të kuptuarit(McMillan dhe Hearn 2008).Vetëvlerësimi i punës rezulton si një element i cili ndikon në nxitjen e të nxënit.Vetëvlerësimi nxit qëllimet e zotërimit përmes nocionit të zhvillimit të autonomisë së nxënësve. Nxënësit të cilët ushtrojnë vetëvlerësimin,kanë nën kontroll të mësuarit e tyre. Përveç kësaj, vetëvlerësimii ndihmon nxënësit të kuptojnë pritshmërinë për detyrën dhe hapat e nevojshëm për të përmbushur qëllimin e mësimit.Vetvlerësimi gjithashtu inkurajon vendimmarrjen e nxënësvepër të vendosur se,çfarë duhet të bëjnë dhe kur duhet të veprojnë.


Strategjitë që nxisin vetëvlersimin tek nxënësit:

  • Theksoni gjithmonë gjërat pozitive
  • Jepini fëmijëve mundësinë t’ju tregojnë 10 gjëra që pëlqejnë te vetja e tyre
  • Shmangni kritikat
  • Shikoni të mësuarin nga gabimet
  • Vëtëvlerësimi është një komponent i rëndësishëm në pothuajse çdo gjë që bën fëmija.

Ligji për arsimin parauniversitar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

VLERËSIMI I NXËNËSVE PAS KLASËS III

Shënim: Më tutje: “lënda” është përbërës i planit mësimor të një klase që vlerësohet me notë vjetore.

NENI 17

Vlerësimi i nxënësit pas klasës së tretë:

  1. Nxënësi nuk vlerësohet me notë në: a) përforcim dhe shërbim komunitar; b) veprimtaritë e kurrikulës me zgjedhje të lirë, në klasat IV-IX; c) projektet kurrikulare në nivel shkolle ose të disa klasave, në gjimnaz.
  2. Nxënësi vlerësohet me notë: a) në të gjitha lëndët, për klasat IV-VI; b) në lëndët e kurrikulës bërthamë dhe ato me zgjedhje, për klasat VII-deri në fund të arsimit parauniversitar.
  3. Në arsimin bazë pas klasës III, në gjimnaz dhe në lëndët e kulturës së përgjithshme të shkollave profesionale dhe ato të orientuara, nxënësi vlerësohet për: a) një ose disa tema mësimore të sapozhvilluara; b) një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit; c) projekte ndërlëndore/lëndore.
  4. Nxënësi vlerësohet në çdo lëndë të paktën një herë gjatë vitit shkollor për projekt ndërkurrikular/kurrikular. Orët mësimore për projektet u takojnë orëve të parashikuara në programin lëndor për përpunimin e njohurive.
  5. Mësuesi lëndor, sipas lëndës,: a) cakton cilat vlerësime u takojnë pikave 3/a dhe 3/b; b) ndan afërsisht barabar të dy llojet e vlerësimeve (3a dhe 3b).
  6. Nxënësi, që ka munguar në vlerësimin e një ose disa kapitujve të tekstit të nxënësit, është i detyruar t’i nënshtrohet këtij vlerësimi, përndryshe vlerësohet me notën “katër”.
  7. Nxënësi, që me raport mjekësor, kufizohet nga veprimtaritë fizike ose përkohësisht ka kufizime të tilla, merr pjesë në lëndën e edukimit fizik dhe të sporteve sipas një programi lëndor të hartuar nga mësuesi. Nxënësi vlerësohet për programin e reduktuar.
  8. Mësuesi vendos vetë, nëse do të zhvillojë një vlerësim përmbledhës të lëndës për një vit mësimor. Ky vlerësim përfshihet në notat e provimeve për një ose disa kapituj të tekstit. 9. Në arsimin e mesëm të ulët, në gjimnaz dhe në lëndët e kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale dhe ato të orientuara, nota vjetore lëndore nxënësit përllogaritet nga mësuesi i lëndës me formulën: Nota vjetore lëndore = 0,4 x M1 + 0,5 x M2 + 0,1 x M3, ku M1, M2, M3 janë përkatësisht mesataret aritmetike të vlerësimeve për pikat 3/a, 3/b dhe 3/c , të pikës 3 të këtij neni, të rrumbullakosura me një shifër pas presjes.
  9. Provimet me shkrim të nxënësve ruhen nga mësuesi për 1 (një) vit shkollor dhe janë objekt i inspektimit nga IShA, që shqyrton përputhjen me programin lëndor dhe objektivitetin e vlerësimit.
  10. Vlerësimet e shkurtra (minitestet), nga fundi i orës mësimore, për rendimentin e orës mësimore ose të një kapitullit, nuk vlerësohen me notë.
  11. Notat që nxënësit marrin në testime, të cilat nuk kryhen nga mësuesit lëndorë, nuk hidhen në regjistër.
  12. Mësuesi i ciklit fillor ose mësuesi kujdestar (Më tutje “mësuesi kujdestar”) njehsojnë mesataren e notave vjetore të të gjitha lëndëve të çdo nxënësi. Mesatarja vjetore njesohet me një shifër pas presjes.

Dispozitat normative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


KREU VIII

VLERËSIMI I NXËNËSVE [17]

Neni 48

Qëllimi, kriteret dhe mënyrat e vlerësimit

  1. Vlerësimi i nxënësve ka për qëllim të evidentojë arritjet e të nxënit.
  2. Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta vlerësohen me fjalë dhe shprehje. Nxënësit e klasave të tjera vlerësohen me nota, numra të plotë nga 4 deri në 10, ku nota më e ulët kaluese është pesa. Nxënësit e arsimit të mesëm të lartë vlerësohen edhe me kredite dhe me shprehje në vlerësimin përfundimtar. 4417
  3. Nxënësi i klasave të para, të dyta dhe të treta nuk e përsërit klasën, me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga prindërit e tij.
  4. Rregullat e kalimit ose të përsëritjes së klasës dhe të njehsimit të notës vjetore lëndore, të notës së tij mesatare për një vit shkollor, si dhe të krediteve përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Neni 49

Provimet kombëtare dhe testet ndërkombëtare

  1. Vlerësimi i jashtëm i nxënësve realizohet nëpërmjet provimit të arsimit bazë dhe provimit të maturës shtetërore. Formë tjetër e vlerësimit të jashtëm është ai me një numër të caktuar nxënësish.
  2. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.
  3. Hartimi i testeve, administrimi dhe vlerësimi në provimet kombëtare kryhen nga mësues të certifikuar.
  4. Pagesa e tyre bëhet sipas akteve nënligjore në fuqi.
  5. Ministria siguron pjesëmarrjen e Shqipërisë në testime ndërkombëtare.

Neni 50

Provimet kombëtare të arsimit bazë

  1. Në provimet kombëtare të arsimit bazë nxënësit vlerësohen në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj.
  2. Nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët gjuhë amtare, gjuhë shqipe, matematikë dhe, sipas dëshirës, edhe në një gjuhë të huaj.
  3. Organizimi dhe zhvillimi i provimeve kombëtare të arsimit bazë rregullohen me udhëzim të ministrit.

Neni 51

Matura shtetërore

-Arsimi i mesëm i lartë përfundon me provimet e maturës shtetërore. Në provimet e maturës shtetërore nxënësit japin një numër lëndësh të përbashkëta dhe një numër lëndësh me zgjedhje.

-Të gjithë nxënësit kanë këto tre lëndë të përbashkëta: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe një gjuhë e huaj.

-Lëndët me zgjedhje përcaktohen me udhëzim të ministrit.

-Organizimi dhe zhvillimi i provimeve kombëtare të maturës shtetërore rregullohen me udhëzim të ministrit.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://albpsychology.blogspot.com/2016/12/nxitja-e-vetevleresimit-te-nxenesit.html

https://web.archive.org/web/20190601200631/https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/01/Ligj-nr-69-21-06-2012-1.pdf

https://web.archive.org/web/20181222143136/http://www.arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/dispozitat-normative.pdf

http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/11/Materiali-shpjegues-p Arkivuar 24 maj 2019 tek Wayback Machine

http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf Arkivuar 27 maj 2019 tek Wayback Machine

https://izha.edu.al/new/2017/03/27/korniza-e-vleresimit-te-nxenesit-ne-arsimin-parauniversitar/ Arkivuar 2 shtator 2018 tek Wayback Machine https://web.archive.org/web/20190602123753/http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/11/Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise.pdf

  1. ^ a b Musai, Bardhyl (2014). Metodologji e mesimdhenies. cde: Bardhyl Musai. fq. 360. ISBN 9789992782224. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Portali shkollor". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Musai, Bardhyl (2014). Metodologji e mësimdhënies : arti dhe shkenca për të përgatitur nxënës të suksesshëm. Tirana: CDE. ISBN 99927-822-2-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ ETAPAT E VLERËSIMIT
  5. ^ "Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 maj 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Tamo, A., Karaj, T., Rapti, E. and Orhani, Z., 2005. Mësimdhënia dhe të nxënit. Tiranë: Mokra 9994371746
  7. ^ Tamo, A., Karaj, T., Rapti, E. and Orhani, Z., 2005. Mësimdhënia dhe të nxënit. Tiranë: Mokra
  8. ^ a b c d Marsh, Colin (2009). Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin. Tirane: Qendra per arsimin Demokratik CDE. fq. 309. ISBN 978-9928-133-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Dispozitat Normative" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2018. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ [2]'Portali shkollor'
  11. ^ "Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 maj 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Musai, Bardhyl (2014). Metodologji e mësimdhënies : arti dhe shkenca për të përgatitur nxënës të suksesshëm. Tirana: CDE. 99927-822-2-6.
  13. ^ Koncepte themelore për ta kuptuar kurrikulumin Colin J. Marsh
  14. ^ "Innovations in Concrete". 2002. doi:10.1680/iic.20054. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Material shpjegues në ndihmë të shkollave" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 maj 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Korniza e vlerësimit të nxënësit në arsimin parauniversitar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 maj 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Dispozitat normative" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)