Vlera ushqyese
Vlerat ushqyese janë molekulat/përbërjet kimike që gjenden brenda ushqimit që ne konsumojmë, dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e organizmave dhe qelizave. Vlerat ushqyese mbështesin jetesën dhe shëndetin e çdo organizmi në tokë. Shkenca e ushqimit analizon se si trupi reagon ndaj ushqimit, dhe si ndikojnë vlerat ushqyese në mirëmbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjen e një organizmi. Kjo shkencë studion se si trupi e zbërthen ushqimin (katabolizmi) dhe si e riparon atë duke krijuar qeliza dhe inde të reja (anabolizmi). Katabolizmi dhe anabolizmi bashkë njihen si metabolizmi.[1]
Dieta ushqyese që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij. Kjo sepse ushqimi na furnizon me energji dhe vlera ushqyese që janë thelbësore për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të vlerave ushqyese si karbohidratet, yndyrat, fibrat, proteinat, mineralet, vitaminat dhe uji të ndara në makroelemente dhe mikroelemente.[1]
Këto vlera ushqyese janë të rëndsishme për trupin e njeriut pasi:
- Reduktojnë rrezikun e disa sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, sulmeve në tru, kancerin, dhe osteoporozën
- Ulin presionin e lartë të gjakut
- Ulë kolesteroli e lartë
- Përmirëson mirëqenien
- Përmirëson aftësinë e njeriut për të luftuar sëmundjen dhe rikuperuar më shpejtë nga ato
- Rrit nivelin e energjisë[2]
Ndarja e vlerave ushqyese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vlerat ushqyese ndahen në makroelemente dhe mikroelemente. Makroelementet janë vlerat ushqyese që na duhen në sasi të madhe, kurse mikroelementet janë vlera ushyese që na duhen në sasi më të vogël. Makroelementet ndahen në vlera ushqyese të cilat japin energji dhe ato që nuk japin energji.[1]
Makroelementet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Makroelemente janë karbohidratet, fibrat, yndyrat, proteinat dhe uji. Fibrat dhe uji janë makroelemente të cilat nuk japin energji por janë të rëndsishme për funksione tjera të trupit. Karbohidratet, yndyrat, dhe proteinat dhurojnë energji dhe aminoacide (të cilat përdoren nga trupi për të prodhuar energji).[1]
Karbohidratet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karbohidratet janë vlera ushqyese të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe valentins. Ato organizohen në struktura unazore të cilat mund të lidhen njëra pas tjetrës për të formuar produkte komplekse të vargëzuar apo të degëzuar.Ato jane gjithashtu ne forme niseshteje dhe sheqerna te thjeshta.[3]
Yndyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Yndyrat janë të përbëra nga molekulat e acideve yndyrore të cilat mund të jenë të ngopura dhe të pangopura. Yndyrat janë vlera ushqyese që dhuron më së shumti energji, si dhe luan rol të rëndsishëm në lubrifikim të nyjeve, prodhim të hormoneve, absorbim të vitaminave, zvoglim të inflamacionit dhe mbron shëndetin e trurit.
Proteinat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse që luajnë shumë role kritike në trup. Ata bëjnë pjesën më të madhe të punës në qeliza dhe janë të nevojshme për strukturën, funksionin dhe rregullimin e indeve dhe organeve të trupit. [4]
Fibrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fibrat janë pjesa e patretshme e ushqimeve bimore që udhëton përmes sistemit tonë të tretjes, absobon ujin përgjatë rrugës dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Fibrat bimore ndihmojne qe ushqimi te levize me lehte neper sistemin digjestiv te njeriut. [1]
Uji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga uji. Uji është element i rëndsishëm pasi që trupi i njeriut e përdorë ujin në të gjitha qelizat, indet dhe organet për të rregulluar temperaturen dhe të mirëmbajë funksionet tjera trupore.[1]
Mikroelementet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mikroelementet janë mineralet dhe vitaminat të cilat trupi i kërkon në sasi më të vogël por që janë të rëndësishme për funksionim të mirëfilltë të metabolizmit. Mineralet janë elemente kimike kurse vitaminat janë molekula organike të cilat trupi nuk i prodhon (përvec vitaminës D të cilën trupi e krijon nga ekspozimi në diell), të cilat rrisin sistemin imunitar, mbështesin rritjen dhe zhvillimin normal dhe ndihmojnë qelizat të bëjnë funksionin e tyre.[5]
Mineralet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mineralet janë elemente kimike të cilat vijnë nga uji dhe toka dhe absobohen nga bimët dhe kafshët.
Mineralet esenciale për njeriun janë:
- Klori,
- Magneziumi
- Kaliumi
- Fosfori
- Natriumi
- kobalt
- bakër
- Krom
- jod
- hekur
- mangan
- molibden
- selen
- zink[5]
Vitaminat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Vitaminat e tretshme në yndyrë janë:
- Vitamina A
- Vitamina D
- Vitamina E
- Vitamina K
- Vitaminat e tretshme në ujë janë:
- Vitamina C
- Vitamina B-complex[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f "Nutrition: What is it and why is it important?". Medical News Today. Marrë më 2018-09-20.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Importance of Good Nutrition". Tufts Health plan. Tufts Medicare Preferred. 10 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2019. Marrë më 19 shtator 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Çfarë janë karbohidratet? - Keshilla.NET". Keshilla.NET. 2012-01-19. Marrë më 2018-09-20.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Reference, Genetics Home. "What are proteins and what do they do?". Genetics Home Reference. Marrë më 2018-09-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Vitamins and Minerals". kidshealth.org. Marrë më 2018-09-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)