Jump to content

Vukli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vukli

Vukli është një fshatkomunën Kelmendrrethin e Malësisë së MadheShqipërisë.

Vukli shtrihet aty ku lugina e Vuklit merr përmasat e një pellgu. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për një popullim të hershëm në këtë vend, të paktën që në periudhën e neolitit. Në dokumente të shkruara në vitin 1497, Vukli njihej me emrin Shpaja, me 4 katunde dhe 112 shtëpi. Për herë të parë, emri Vukël përmendet në vitin 1671. Ky emër vjen nga Vukë, kreu i ardhur nga Vuthaj. Në fillim të shekullit XIX Vukli kishte 94 familje dhe më 1998 kishte 1311 banorë.

Shtëpitë e bardha alpine, të vendosura në grupe nga baza e luginës deri në shpatet e maleve në sfond të gjelbër e gri, kanë një pamje të bukur. Ato janë një e dykatëshe, me mure të forta guri dhe me mbulesë tjegulle. Zakonisht takohet banesa karakteristike e zonës me ballkone (shameshin) e shkallë druri dhe ato të fundshekullit XIX, shtëpi dykateshe me dy mjedise banimi sipër dhe dy poshtë, me hyrje të drejtperdrejtë nga jashtë në të katër mjediset e banimit, pa ndërlidhje të brendshme. Dy shkallët anësore të saj lidhen me shameshinin, dyert jane të harkuara, dritaret të mbështjella me fasho druri dhe një çardak për mbajtjen e ushqimeve të freskëta.

Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. Bjeshkët (Gjarpëri, Koprrishti, Berizhdoli etj) janë të pasura në kullota verore, ku kullosin më shumë se 1600 krerë dhen. Si dhe në fshatrat e tjerë, toka bujqësore është e kufizuar. Këtu kultivohet misër, fasule, patate, perime dhe fruta (arra, kumblla, qershi).

Shpellat dhe burimet karstike janë të shumta. Disa shpella, si: ajo e Lule Ndreut, Prehareve etj., flasin me gjuhën e historisë, të tjera, si: shpella e Gjarperit, Borës, Shterris (Shtylle), Humit (Stepëz), kanë dukuri karstike. Të tjera presin të eksplorohen. Shpellat e Vushës dhe Shkëmbinjtë e Gurrës së Gegëve ofrojnë vlera turistike. Burimet, Kopotet e Huteve në Llugë, Jazvina dhe Pepusha, formojnë mjedise mjaft të këndshme e çlodhëse. Klima është shumë e shëndetshme.