Jump to content

Lëpusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lepusha

Lepusha është një fshatkomunën Kelmendrrethin e Malësisë së MadheShqipërisë.

Emri i saj rrjedh nga një bimë barishtore me lule të verdha, që quhet Lepushtra (Caltha palustris), që rritet me shumicë në fshat.

Fshati përbëhet nga 4 grupime shtëpish, që shtrihen në dy pellgje ujëmbledhëse: në atë të Vermoshit dhe në atë të Cemit, në lartësinë mbi 1260 m. Lepusha vlerësohet si kryevepra e natyrës së Kelmendit dhe si "perlë" e Alpeve Shqiptare. Male të larta (Kontrasti më i theksuar këtu është peizazhi alpin i bllokut të Shenikut në Bjeshkët e Namuna me atë të maleve të tjera përreth) me 5,297 ha kullota të gjelbra dhe pyje rriten këtu. Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lepushës.

Bie kaq shume borë në dimër, saqë trashësia e saj ka arritur deri në 425 cm, më e larta në vendbanimet shqiptare.

Histori dhe demografi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Logu i Bjeshkëve
Lepusha

Banorët e parë u vendosën në Lepushë në fillim të shekullit të XX. Ata erdhën nga Vukli dhe Nikçi. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në Lepushë numëroheshin 18 ekonomi, kurse më 1998 numëroheshin 495 banorë. Dega kryesore e ekonomisë është blegtoria dhe klutura që mbillet më tepër është patatja. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.

Në Lepushë gjenden njësi tregtimi dhe një shkollë 8-vjeçare. Qafa e Lëpushës ka qenë një vend i rëndësishëm për kuvendet e mbarë kelmendasve dhe për festimin e përvitshëm të Shën Prendes (Logu bjeshkëve).

Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për zhvillimin e turizmit malor për alpinizëm, rrëshqitje mbi borë, për njohjen e florës, gjuetinë e kafshëve të egra etj.