We Are Scientists
We Are Scientists (përkthimi: Ne jemi shkencëtar) janë një grup amerikan i rok- dhe indie-muzikës. Anëtarët e bendit janë: Keith Murray, Chris Cain dhe Michael Tapper.
Bendi u themelua në vitin 2000, në kohën kur anëtarët e tij ishin në kolegjet e Claremontit (Claremont Colleges, Claermont, Kaliforni).
We are Scientists kënduan këngën “"Nobody Move, Nobody Get Hurt" më 19 dhjetor 2005 në “Late Show” te David Letterman, kurse këngën "It's a Hit" me 14 mars 2006 në “Late Night” me Conan O'Brien. Gjatë shkurtit 2006 kënga e tyre "The Great Escape" u dëgjua në një reklamë të Lojërave Olimpike Dimërore 2006.
Video-klipet e tyre janë shumë sureale, si p.sh. me ndeshje boksi, apo me sulme ndaj bendit nga persona të veshur si ariu. Dy nga video-klipet e tyre ishin nën regjinë e Akiva Schaffer.
Në vitin 2006 filluan një turne me grupet: Arctic Monkeys, Maximo Park dhe Mystery Jets.
Triviale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pamja në albumin e tyre “With Love And Squalor” ishte e rastësishme. Pasi që artisi, i cili u angazhua të zhvillojë atë, e la punën, muzikantët u detyruan ta bëjnë atë vetë. Michael Tapper kishte pranuar të marr e të kujdesej për disa javë për një mace, që një shok i tij kishte gjetur në rrugë. Por nuk e dinin që macja ishte shtatzëne, dhe para se ti jepnin macet e vogla më tutje, ata u fotografuan me tri nga ato, dhe kështu e përdorën këtë foto për album.
Veprat muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albumet
- Safety, Fun, and Learning (in that order) (2002)
- Bitching! (2003)
- In Action (2004)
- The Wolf’s Hour (2005)
- With Love And Squalor (2005)
- Crap Attack (2006)
- Brain Thrust Mastery (2008)
- Barbara (2010)
- TV en Français (2014)
- Helter Seltzer (2016)
- Megaplex (2018)
Këngë të njohura
- Nobody Move, Nobody Get Hurt (2005)
- The Great Escape (2005)
- It's A Hit (2006)