Jump to content

Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Donikanuhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte KUNDËR

Donikanuhiu (diskutim · kontribute)

  • Kam qenë shumë aktiv në këto muaj të fundit. Kam redaktuar rreth 1050 faqje në Wikipedia. Jam shumë i apasionuar në Festivalin Evropian të Këngës, rreth 700 faqje të mia janë të Eurovizionit. Në këtë rast un kam bërë të mundur ta bëj Eurovizionin në Wikipedia si më të mirin. Festivali Evropian i Këngës 2010, është faqje e cila unë e krijova para se ta hapë kanalin tim. Kam bërë të mundur që të jetë një artikull perfekt, gjithashtu unë kam bërë të mundur që Festivali Evropian i Këngës për Fëmijë 2009 të jetë artikull perfekt. Do kisha dashur me të vërtetë të jem Administratues sepse do të më ndihmonte. Jemi 2 persona që jetojmë larg njëri-tjetrit, shpresoj të jem vajza e parë si Administratore në Wikipedia.
Më shumë për mua, unë jam Donika e cila jetoj tani në Tiranë, por me prejardhje jam nga Presheva. Jam shumë aktiv me të vëllanë i cili është student dhe më ndihmon shumë.
Eurovizioni ka qenë pasion për të dytë dhe kemi bërë të mundur që t'i redaktojmë shumë nga historitë e shteteve në Wikipedia. Unë gjitashtu kam rregulluar shumë faqje të Eurovizionit në Sq. Wikipedia. Jam redaktore edhe në Wikipedian Angleze ku kam redaktuar rreth 400 faqje.
Flas Gjuhën shqipe shumë bukur, në ç'do redaktim përdori " ë "-në dhe " ç "-në. Jam Mjeke në Tiranë. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Donikanuhiu (diskutimiredaktime) 20 janar 2010 17:43‎.

Votimi

  • KUNDËR - E vleresoj vertet pasionin tend, por mendoj se propozimi eshte i nxituar. Pastaj artikujt qe ti thua se jane perfekt nuk jane te tille (zyrtarisht sipas standarteve te wikit ne shqip) pasi nuk jane votuar nga perdoruesit aktiv te wikipedias ne shqip. 1050 redaktime jane shume pak krahasuar me perdorues te tjere ketu (nuk ka nevoje t'i permend por ka perdorues me mbi 5000 redaktime dhe akoma jane perdorues te thjeshte). Une shpresoj qe te behesh administratore se shpejti pasi je duke bere me te vertete nje pune shume te mire, por vetem mbasi te kesh te pakten 2555 :) ose me shume redaktime do te kesh mbeshtetjen time te plote. Sidoqofte une kam vetem nje vote dhe i takon perdoruesve te tjere qe te vleresojne me PRO ose KUNDRA. Sa per redaktimin ne W. angleze nuk mendoj se te sherben shume ketu ne sq. Sa per gjuhen... po! Mendoj se e flet bukur dhe paster gjuhen shqipe. Sinqerisht - edhe pse kundra per momentin - --Lagoon 20 janar 2010 18:56 (CET)
  • KUNDËR - Puna eshte se redaktimet ne wiki nuk mjaftojne [zakonisht] per kandidimin si admin. Aktivizmi ne çeshtjet administrative eshte e domosdoshme ne shumicen e rasteve, #kushtet jane thjesht nje udhezim per administratoret, per nje pikepamje te vertet te keshilloj te shikosh kandidimet e kaluara. Admin duhet me shume per mirembajtjen e wikit ie: korigjimin dhe bllokim i vandalizmave (shemb. te perdoresh mire Wikipedia:Ndryshimet e Fundit dhe ta konsulltosh gjithnje), te ndihmosh perdures te tjere me më pak eksperience (eg. duke krijuar Wikipedia:Ndihmë), kontrollimin e rrobotave (edhe pse edhe perdoruesit normal mund ta benin), dhe gjera te tjera qe lexuesit dhe redaktuesit shumicen e rasteve nuk do ti vinin kurre re (e vetjma ndoshta grisja e faqeve). Por ne qofte se do te ndihmosh te shtosh dhe rregullosh artikulla (edhe kategori), sbesoj se do te duheshin te drejta administrative per te. Mos u skurajo nga kjo, puna eshte se ndodh qe kur perduresit behen admin, largohen nga redaktimi i artikujve (shiko mua ). Eshte thjesht nje pune me merzitshme. Duke permbledhur arsyeja ime: jo mjaft aktive në çështjet administrative. Shpresoj ne mirekuptimin tend. --  eagleal  26 janar 2010 04:07 (CET)
  • KUNDËR - Do te doja te shihja me shume editime dhe me pak pune administrative nga ty, Donika. Nuk mendoj se je gati, pasi te kam ndjekur edhe ne Wikipedian anglisht ku jam ndoshta kontributori shqiptar me me shume redaktime. Megjithate, dua te them se adhuroj shqiptarizmin tend dhe dashurine per atdheun e gjuhen. Ndoshta me vone do jesh gati, po tani per tani eshte heret. --Sulmues 19 Mars 2010 19:11 (CET)

Diskutimi

  • Kjo që shkruani: Flas Gjuhën shqipe shumë bukur, në ç'do redaktim përdori " ë "-në dhe " ç "-në. Jam Mjeke në Tiranë." nuk do të thotë se e dini dhe keni njohuri drejtshkrimore për gjuhën shqip. Andi-- "" 4 Shkurt 2010 16:32 (CET)