Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/7
Appearance
- ... kafeneja e parë e Londrës në vitin 1652 është hapur nga një shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi. Në Muzeun Britanik gjendet një faturë origjinale e shkruar me dorën e shqiptarit Pashk Rosi(Pasqua Rosee) e ekspozuar në stendë nga koha kur kafeneja ishte e hapur dhe se kafeneja gjendet në pjesën më të vjetër të qytetit në Londër ku ka pasur klientë njerëz me shumë famë si John Milton?
- ... gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit kllouni i parë, i Cirkut shqiptar dhe të çeljes së një rruge të bukur e të dashur për publikun?
- ... që suedezo-gjermani Johann Erich Thunmann ishte dijetari i parë i huaj i cili paraqiti ndërkombtarisht më 1774 teorinë e prejardhjes së shqiptarëve nga Ilirët?
- ... studimet e fundit pohojnë se “pauza” e ngrohjes globale qe shkaktuar nga erërat në Oqeani Paqësor dhe ato me kohë do të humbin intensitetin, për pasojë sërish do të “aktivizohet” ngrohja globale?