Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


  • ... përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën Roza Anagnosti mban titullin "Artiste e Merituar" dhe "Mjeshtre e Madhe e Punës" ?
  • ... Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale ?
  • ... Dhimitër Plaputa gjatë revolucionit 1821 mori pjesë në betejën e Tripolit, rrethimin e kalasë së Korinthit, Beteja e Valtetsit, beteja e Maniakit dhe pas Pavarsisë në 1833 së bashku me gjeneral Teodor Kollokotronin dhe gjeneralin Kiço Xhavellën mbështeti Princin Otto të Bavarisë si mbret të Greqisë ?
  • Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në rrafshin e kulturës të fesë dhe të publicistikës ndër to shquhen: "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Tiranë më 1944) , "Gjylistani" përkthim nga Saadiu (1918) , "Rubairat" e Omar Khajamit (Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë) ?
  • ... Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që lidh pothuajse dy pjesë të barabarta të Shqipërisë ?
  • ... Hora e Arbëreshëvet ndodhet në këmbët e një mali të lartë 24 km larg nga kryeqyteti i provincës dhe ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës shqiptare si gjuhën , ritin bizantin , veshjet tradicionale , zakonet , muzikën , folklorin teksa banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut ?
  • ... formën dhe ngjyrat e tij flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire dhe dukej se atij i pëlqente që dy kokat e Shqiponjës ti identifikonte me vetveten dhe të shoqen Perandoreshën Teodora ?
  • ... Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit ?
  • ... Gëzim Uruçi i cili konsiderohet si speleologu më i njohur shqiptar i kohërave eksploroi rreth 3200 shpella në të gjithë botën, ngriti flamurin shqiptar në Polin e Veriut dhe meritoi titullin Profesor Honoris në shkencat speleologjike nga Unioni Internacional i Speleologjisë në Bruksel në 1994 ?