Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/30
... Koleksioni i Fojnicës , i njohur edhe si Stematika ilire është një katalog prej 139 stemash, përfshirë këtu edhe heraldikën e historisë së Sllavëve të Jugut, që ka të bëjë me idetë e hershme të nacionalizmit romantik dhe ilirizmit në Ballkan? Dorëshkrimi është emëruar sipas manastirit françeskan në Fojnica ku edhe është ruajtur.
Ekziston një shënim i shtuar në latinisht, i datës 1800, i cili dëshmon se dorëshkrimi ishte mbajtur në manastirin e Fojnicës "që nga kohëra të lashta". Pastaj ka një faqe që tregon një stemë të kombinuar të përbërë nga njëmbëdhjetë pjesë. Pas kësaj, ekzistojnë dhjetë grupe stemash të sferave të vonshme mesjetare të rajonit, si, Maqedonia ( Macedoniae ), " Illyria " ( Vllvriae ), Bosnja ( Bosnae ), Dalmatia ( Dalmatie ), Kroacia ( Crovatiae ), Slavonia ( Slavoniae ), Bullgaria (Bvlgariae), Serbia (Svrbiae), Rashka (Rasciae) dhe "Primordia" (Primordiae), e pasuar nga emblemat e familjeve më të njohura fisnike të kohës.