Jump to content

Koleksioni i Fojnicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Koleksioni i Fojnicës i njohur edhe si Stematika ilire e Fojnicës

Koleksioni i Fojnicës (Boshnjakisht, Kroatisht, Serbisht [Fojnički grbovnik/Фојнички грбовник] Error: {{Lang}}: unrecognized language code: hbs (help) , i njohur edhe si Stematika ilire - [Ilirski grbovnik] Error: {{Lang}}: unrecognized language code: hbs (help)) është një katalog stemash, përfshirë këtu edhe heraldikën e historisë Sllave të Jugut, që ka të bëjë me idetë e hershme të nacionalizmit romantik dhe ilirizmit në Ballkan. Dorëshkrimi është emëruar sipas manastirit françeskan në Fojnica ku edhe është ruajtur.

  • Datimi përmes metodës së radiokarbonit nga viti 2016 me të cilën ishin datuar dy mostra kanë konkluduar: letër e trashë, 1635–1662, dhe letër e hollë, 1695–1917. [1]
  • Aleksandër Soloviev e ka datuar koleksionin mes viteve 1675 dhe 1688, pra në kontekstin e kryengritjeve kundër sundimit otoman gjatë Luftës së Madhe Turke.
  • Studiues të tjerë kanë propozuar data të fundvit të shekullit XVI ose fillim të shekullit XVII.

Dorëshkrimi është një burim i rëndësishëm i heraldikës klasike të Gadishullit Ballkanik, së bashku me Stematikën Korenić-Neorić të vitit 1595, dhe "Stematikën Ilire" (Shoqëria e Antikuarëve të Londrës MS.54) e mbledhur nga Edward Bourchier, Earl of Bath IV, para vitit 1637.

Dorëshkrimi përmban një total prej 139 stemash. Fillon me një përshkrim të Bogorodicas, shenjtorët Kosmas dhe Damian, dhe Shën Jeronimin. Pason një faqe me tituj, shkruar me shkronja cirilike, e cila ia atribuon veprën Stanislav Rubčićit, për nder të mbretit Stefan Dushan, me datën 1340. Data e 1340 është rezultat i pseudepigrafisë . [2] Ekziston një shënim i shtuar në latinisht, i datës 1800, i cili dëshmon se dorëshkrimi ishte mbajtur në manastirin e Fojnicës "që nga kohëra të lashta". Pastaj ka një faqe që tregon një stemë të kombinuar të përbërë nga njëmbëdhjetë pjesë. Pas kësaj, ekzistojnë dhjetë grupe stemash të sferave të vonshme mesjetare të rajonit, si, Maqedonia ( Macedoniae ), " Illyria " ( Vllvriae ), Bosnja ( Bosnae ), Dalmatia ( Dalmatie ), Kroacia ( Crovatiae ), Slavonia ( Slavoniae ), Bullgaria (Bvlgariae), Serbia (Svrbiae), Rashka (Rasciae) dhe "Primordia" (Primordiae), e pasuar nga emblemat e familjeve më të njohura fisnike të kohës.

  1. ^ Horvatinčić, Nada et al. Radiocarbon dating of Ahdnama and Armorial from the Fojnica Franciscian Monastery, Bosnia and Herzegovina, 8th International Symposium, Edinburgh, 27 June - 1 July, 2016, p. 143.
  2. ^ Dubravko Lovrenović, Franjo Miletić, Fojnički grbovnik, Rabic, 2005, str. 23-24.
  • B. Belović, O heraldičkom spomeniku u Fojničkom manastiru (a heraldic monument from Fojnica monastery"), Zastava, 59/1928, 100, 3, 101, 3.
  • Dubravko Lovrenović, Fojnički grbovnik, ilirska heraldika i bosansko srednjovjekovlje ("the Fojnica Armorial, Illyrian heraldry and mediaeval Bosnia"), Bosna Franciscana, br. 21, god. XII, Sarajevo, 2004, 172-202.
  • FOJNIČKI GRBOVNIK = THE FOJNICA ARMORIAL ROLL (facsimile edition), Rabic, 2005,  .