Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/31
Appearance
... trikekët, morsët ose lopët e detit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kulturat e shumë popujve indigjenë të Arktikut?
Këto popuj kanë gjuajtur trikekët për mish, yndyrë, lëkurë, çataj dhe kocka. Gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, trikekët u gjuajtur dhe u vranë gjerësisht për dhjamë, fildish dhe mish. Popullsia e trikekëve ra me shpejtësi në gjithë rajonin e Arktikut. Popullsia e tyre është rimëkëmbur disi që nga ajo kohë, edhe pse popullsia e trikekëve të Atlantikut dhe Laptevit mbetën të fragmentuar dhe në nivele të ulëta në krahasim me kohën para ndërhyrjes njerëzore.