Trikeku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Trikeku
Vargu kohor: Pleistoceni deri më tani
Pacific Walrus - Bull (8247646168).jpg
Mashkull
Walrus 2 (6383855895).jpg
Femra me të voglin e saj
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Infraklasa: Eutheria
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Caniformia
Superfamilja: Pinnipedia
Familja: Odobenidae
Gjenia: Odobenus
Brisson, 1762
Speciet: O. rosmarus
Emri binomial
Odobenus rosmarus
(Linnaeus, 1758)
Nënllojet

O. rosmarus rosmarus
O. rosmarus divergens
O. rosmarus laptevi (i kontestuar)

Odobenus rosmarus distribution.png
Përhapja e trikekë
Sinonimet
  • Phoca rosmarus Linnaeus, 1758
  • Trichechus rosmarus Linnaeus, 1766

Trikeku (Odobenus rosmarus), morsi ose lopa e detit, është një gjitar detar e një ndër këmbëlopatat më të mëdhaja, që gjendet i shpërndarë rreth Polit të Veriut, në Oqeanit Arktik dhe detrat nënarktikë të hemisferës veriore. Trikeku është lloji i vetëm i gjallë i familjes Odobenidae dhe gjinisë Odobenus. Ky lloj është i ndarë në tdy nënlloje:[2] trikekun e Atlantikut (O. r. rosmarus) dhe trikekun e Paqësorit (O. r. divergens). Ekziston edhe një nënlloj i kontestuar, O. r. laptevi, i cili jeton në Detin Laptev të Oqeanit Arktik.

Trikekët e rritur dallohen lehtë nga çatajt, mustaqet dhe madhësia e tyre. Meshkujt e rritur në Paqësor mund të peshojnë më shumë se 2,000 kg,[3] dhe mes pinipedëve (këmbëlopatave) tejkalohen në madhësi vetëm nga dy lloje të elefantëve të detit.[4] Trikekët jetojnë kryesisht në ujëra të cekëta, duke shpenzuar sasi të konsiderueshme të jetës së tyre mbi akullin e detit në kërkim të molusqeve bivalvore bentike për të ngrënë. Trikekët janë relativisht jetëgjatë, janë kafshë shoqërore dhe ata konsiderohen si një specie e rëndësishme për mjedisin e rajoneve detare të Arktikut.

Trikekët ka luajtur një rol të rëndësishëm në kulturat e shumë popujve indigjenë të Arktikut, të cilët kanë gjuajtur trikekët për mish, yndyrë, lëkurë, çataj dhe kocka. Gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, trikekët u gjuajtur dhe u vranë gjerësisht për dhjamë, fildish dhe mish. Popullsia e trikekëve ra me shpejtësi në gjithë rajonin e Arktikut. Popullsia e tyre është rimëkëmbur disi që nga ajo kohë, edhe pse popullsia e trikekëve të Atlantikut dhe Laptevit mbetën të fragmentuar dhe në nivele të ulëta në krahasim me kohën para ndërhyrjes njerëzore.

Shiko dhe[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Lowry, L. (2016). "Odobenus rosmarus". The IUCN Red List of Threatened Species. IUCN. 2016: e.T15106A45228501. :10.2305/IUCN.UK.2016-1.RLTS.T15106A45228501.en. Marrë më 13 January 2018.  Database entry includes a brief justification of why this species is considered Vulnerable
  2. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Rendi Karnivora". më Wilson, D.E.; Reeder, D.M. Speciet Gjitare të Botës: Një Referencë Taksonomike dhe Gjeografike (bot. 3rd). Shtypja e Universit Xhon Hopkin. f. 532–628.  978-0-8018-8221-0.  62265494. 
  3. ^ Walrus: Physical Characteristics. seaworld.org
  4. ^ Fay, F.H. (1985). "Odobenus rosmarus". Mammalian Species. 238 (238): 1–7. :10.2307/3503810.  3503810.