Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2020/8
Appearance
... Shtëpia e Urtësisë ose Biblioteka e Madhe e Bagdadit, ishte një akademi, qendër intelektuale dhe bibliotekë e madhe abaside në Bagdad gjatë Epokës së Artë Islame?
Shtëpia e Urtësisë u themelua fillimisht si një bibliotekë për koleksionet e kalifit Harun al-Rashid (766 - 809) në fund të shekullit të VIII ndërsa kulminacionin e zhvillimit të saj e arriti gjatë sundimit të të birit Al-Me'mun (786 - 833) kur edhe u shndërrua në një institucion të rëndësishëm edukativ, arsimor dhe kulturor.