Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2015/46
Paralelizmi në informatikë është formë e llogaritjes në të cilën shumë llogaritje bëhen në të njëjtën kohë, që veprojnë në parimin se problemet e mëdha shpesh mund të ndahen në më të vogla, të cilat pastaj zgjidhen njëkohësisht (paralelisht). Ka disa forma të ndryshme të paralelizmit në informatikë : niveli bit, niveli i instruksionit, paralelizmi i të dhënave dhe paralelizmi i kontrollit. Paralelizmi ka qenë i përdorur për shumë vite, kryesisht në informatikën e performancës së lartë, por interesi në të është rritur kohët e fundit për shkak se kufizimet fizike parandalojnë shkallën e frekuencave. Si pasojë e konsumit të energjisë (dhe për rrjedhojë gjenerimi i nxehtësisë) nga kompjuterët, është bërë një shqetësim në vitet e fundit, paralelizmi është bërë paradigmë dominuese në arkitekturën e kompjuterit, kryesisht në formën e procesorëve shumë bërthamorë.