Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/16

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamja e Kalasë së Ulqinit

Ulqini (mal. Ulcinj dhe Улцињ) është qytet bregdetar në jugun e Malit të Zi, i cili laget nga Deti Adriatik. Është një pikë turistike e rëndësishme dhe qyteti me rrethinën e tij posedon një pasuri të madhe kulturoro-historike dhe natyrore.

Ulqini është themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët. Në vitin 163 p.e.s. u pushtua nga Romakët dhe pas ndarjes së perandorisë i takon Bizantit. Gjatë mesjetës ishte nën udhëheqjen sllave dhe pastaj në atë të Balshajve. Në këtë kohë ishte qendër e rëndësishme e pushtuesve të rinjë. Më 1405 u morr nga Venedikasit e pasaj më 1571 nga Osmanët. Në Ulqinin osman jetoi vitet e fundit të jetës edhe "mesia i rremë", Sabataj Cevi. Më 1880 e pushton Principata e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, Ulqini do të përjetoj edhe epokën e tij të artë, që u ngrit nga turizmi i nivelit të lartë.

Ulqini është qendra e Komunës së Ulqinit dhe e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Ulqini numëron 10,707 banorë, ndërsa komuna numëron 19,921 banorë.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]