Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:DreamTheater2013.jpg

Dream Theater është një grup progressive metal amerikan i themeluar në vitin 1985 nga John Petrucci, Mike Portnoy, dhe John Myung. Grupi është i përbërë nga këta tre anëtarë si dhe nga dy anëtarë të mëvonshëm, James LaBrie dhe Jordan Rudess, deri më 8 Shtator 2010, kur Mike Portnoy vendosi të dalë nga grupi. Ai u zëvendësua me Mike Mangini.

Dream Theater është bërë një nga grupet më të suksesshëm të progressive rock-ut pavarësisht nga rënia e popullaritetit të zhanrit në mes të viteve 1970. Albumet e tyre më të shitura janë Images and Words (1992), të cilit iu dha çmimi Inçizimi i Artë dhe i cili konsiderohet fuqishëm si album themelor i progressive metal-it, edhe pse ai arriti vetëm pozitën #61 në tabelën Billboard 200; dhe Awake (1994), i cili arriti pozitën #32 në tabelën Billboard 200. Dream Theater kanë shitur më shumë se 2.1 milion albume në Shtetet e Bashkuara, dhe më shumë se 10 milion albume në mbarë botën.





Parapamje në vitrinë[Redakto nëpërmjet kodit]