Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/30

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tunel i mureve të Tirintit

Tirinti është një vend arkeologjik mikenas në Argolis në gadishullin e Peloponezit, disa kilometra në veri të Nauplionit.

Tirinti ishte një qytet i fortifikuar kodrinor i banuar prej 7 mijë vitesh, që nga para fillimit të Epokës së Bronxit. Arriti kulmin midis viteve 1400 dhe 1200 p.e.s., kur ishte një nga qendrat më të rëndësishme të botës mikenase dhe në veçanti në Argolis. Veçantitë e tij më shquara ishin pallati i tij, tunelet dhe veçanërisht muret e tij ciklopike, që i dhanë qytetit epitetin homerik të "qyteti me mure madhështore". Në kohët e vjetra, qyteti ishte i lidhur me mite rreth Herakliut (Herkulit), me disa burime që e përmendin atë si vendlindjen e tij.

Megaroni i famshëm i pallatit të Tirintit ka një holl pritjeje të madh, dhoma kryesore e të cilit ka një fron të vendosur përkundrejt murit të djathtë dhe një vatër qendrore të kufizuar nga katër kolona druri të stilit minoik që shërbenin si mbajtëse për çatinë. Dy nga tre muret e megaronit ishin të bashkangjitur me tempullin arkaik të Herës.

Vendi pësoi një rënie në fund të periudhës mikenase dhe ishte plotësisht i shkretë në kohën kur u vizitua nga PausaniaShekullin e II. Vendi u gërmua nga Heinrich Schliemann në vitet 1884-1885 dhe është subjekt i gërmimeve të vazhdueshme nga German Archaeological Institute at Athens dhe University of Heidelberg. Në vitin 1300 p.e.s. akropoli dhe qyteti i poshtëm kishte një popullsi prej 10,000 banorësh të shtrirë në 20-25 hektarë. Megjithë shkatërrimin e pallatit në 1200 p.e.s. popullsia e qytetit vazhdoi të rritej dhe afër vitit 1150 p.e.s. popullsia ishte 15,000 banorë.

Tirinti është njohur së bashku me Mikenën si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s në vitin 1999.





Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]