Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/13

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
150 pixpx
150 pixpx

Josif Bageri (1870, Nistrovë, Reka e Epërme - 1915, Prishtinë, Kosovë) ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rallë, prozator që shkroi shumë tregime (sidomos për fëmijë), mësues, gazetar e publicist, si dhe atdhetar i flakët, i cili tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes kombëtare shqiptare.<ref name="FESH">Fjalori enciklopedik shqiptar (botimi i ri-2008), ASHSH, Tiranë, fq. 151. Josif Bageri u lind më 15 gusht të vitit 1870NistrovëRekës së Madhe, (asokohe Malësia e Dibrës se Madhe kurse tani i takon komunës së Mavrovës dhe Radushës) në kohën kur lëvizjet e mëdha çlirimtare kishin marrë hovin e zhvillimit, kur popullit i nevojiteshin intelektualë dhe atdhetarë të tillë. Vitet e rinisë se hershme i kaloi në vendlindje, i angazhuar si bari i varfër. Për shkak te rrethanave të prapambetura ekonomike, sociale e arsimore, Josifi nuk pati mundësi që të vijojë ndonjë shkollë, edhe pse, qysh në fëmijëri shfaqte interesim, dashuri e dhunti për arsimim. Në vitin 1887, në moshën 17 vjeçare, për shkak të varfërisë së rëndë, emigroi në SofjeBullgarisë. Krahas punës se rëndë fizike, u angazhua edhe në lëvizjen kombëtare çlirimtare kundër pushtuesit. Frymëzimet e para për të zënë dituri krijuese i kishte nga Dhimitër Mole i Korçës. Dhimitrin e takonte në dyqanin e tij në Sofje. Ai dyqan, njëherësh shërbente edhe si pikë takimi dhe organizimi e patriotëve shqiptarë. Ndodhte kështu sepse Dhimitri sillte libra dhe gazeta nga Bukureshti dhe mbrëmjeve u mësonte mërgimtareve të interesuar shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe. Pra, Josifi, për herë të parë, vullnetarisht, në moshë 17 vjeçare, mëson shkrim e lexim nga Dhimitër Mole.