Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2018/30

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sheshi i Republikës në Jerevan, Armeni

Sheshi i Republikës (armenisht: Հանրապետության հրապարակ, Hanrapetut'yan hraparak, i njohur lokalisht si Hraparak, apo "sheshi i qytetit") është sheshi qendror në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë. Ai përbëhet nga dy seksione: një rrethrrotullim oval dhe një seksion trapezoid, i cili përmban një pishinë me fontana muzikore. Sheshi është i rrethuar nga pesë ndërtesa të mëdha të ndërtuara me gurë rozë dhe të verdhë në stilin neoklasik me përdorim gjerësisht të motiveve armene.

Ky ansambël arkitektonik përfshin Shtëpinë e Qeverisë, Muzeun Historik dhe Galerinë Kombëtare, Hotelin Marriott të Armenisë dhe ministritë të Punëve të Jashtme, dhe Transportit dhe Komunikimit. Sheshi ishte projektuar fillimisht nga Alexander Tamanian në vitin 1924. Ndërtimi i shumicës së ndërtesave u përfundua në vitet 1950; ndërtesa e fundit - Galeria Kombëtare - u përfundua në vitin 1977.