Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/30
Appearance
Principata e Arbërit ose Arbëria (1190 – 1255) ishte një principatë autonome, shteti i parë shqiptar gjatë Mesjetës, fillimisht pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, principata u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.
Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.