Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Johnson në vitin 1983

Katherine Johnson (lindur Creola Katherine Coleman ; 26 gusht 1918 - 24 shkurt 2020), e njohur edhe si Katherine Goble, ishte një matematikane amerikane, llogaritjet e të cilës për mekanikën orbitale, si një punonjëse e NASA - s ishin të rëndësishme për suksesin e ekuipazhit të parë dhe të mëvonshëm te fluturimeve hapësinore amerikane.Gjate karrirës së saj 35-vjeçare në NASA dhe paraardhësit e saj, ajo fitoi reputacion për zotërimin e llogaritjeve komplekse manuale dhe ndihmoi nismën për përdorimin e kompjuterave për të kryer punë. Agjensia hapësinore vuri në dukje "rolin e saj historik si një nga gratë e para afrikano-amerikane që punoi si shkencëtare e NASA".

Nga 1958 deri në daljen në pension e saj në 1986, Johnson punoi si një teknolog hapësinore, duke lëvizur gjatë karrierës së saj në Degën e Kontrollit të Hapësirës. Ajo llogariti trajektoren ne datën 5 Maj, 1961 të fluturimit hapësinor të Alan Shepard, i pari amerikan në hapësirë. Ajo gjithashtu llogariti dritaren e fillimit për misionin e tij në Mërkur në vitin 1961. Ajo ndërtoi tabelat e navigimit rezervë për astronautët në rast të dështimeve elektronike. Kur NASA përdori kompjuterët elektronikë për herë të parë për të llogaritur orbitën e John Glenn rreth Tokës, zyrtarët i kërkuan Johnsono-it të verifikojë numrat e kompjuterit; Glenn e kishte kërkuar atë posaçërisht dhe nuk kishte pranuar të fluturonte nëse Johnson nuk i vërtetonte llogaritjet.

Biograf.com thotë se këto ishin "llogaritje shumë më të vështira, për të dhënë llogari për tërheqjet gravitacionale të trupave qiellorë". Autori Margot Lee Shetterly deklaroi, "Kështu që astronauti që u bë hero, shikoi këtë grua të zezë nga Jugu ende i ndarë në atë kohë, si një nga pjesët kryesore për të siguruar që misioni i tij do të ishte një sukses". Ajo shtoi se, në një kohë kur llogaritja ishte "punë e grave" dhe inxhinieria u lihej burrave, "me të vërtetë ka të bëjë me faktin qe nderkohe koha kalonte ne nje njefare menyre nuk po vleresonim punën që bëhej nga gratë, sado e nevojshme te kete qene, me aq sa mundeshim. Dhe ja lamë ne dorë historisë që të jepte këndvështrimin e saj.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]