Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/7

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
"Interpretimi standard" i Testit Turing, në të cilin lojëtari C, hetuesi, po tenton të zbulojë se cili nga dy lojëtarët e tjerë - A ose B - është kompjuteri e cili njeriu. 

Testi Turing është një test i aftësisë së makinës për të ekspozuar sjellje inteligjente ekuivalete, ose formë që nuk dallon me atë njerëzorenAlan Turing propozoi një vlerësues njerëzor i cili do të gjykonte bisedat e gjuhës natyrore në mes të një njeriu dhe makine që është dizanjuar për të gjeneruar arsyeshmëri si të njerëzve. Vlerësuesi duhet të dijë se njëri nga biseduesit është makinë dhe duhet të dijë ta bëjë dallimin në mes tyre. Të gjithë pjesëmarrësit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Biseda do të jetë e kufizuar vetëm në shkrime si tastiera kompjuterike dhe ekrani kështu që rezultati nuk do të varet nga aftësia e makinës për të folur. Nëse vlerësuesi nuk mund të bëjë dallimin në mes të njeriut dhe makinës atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut. Që nga viti 1950, testi pati ndikim të madh dhe po ashtu kritika të gjerë, dhe është koncepti themelor në filozofinë e inteligjencës artificiale.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...