Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/9

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamja e piramidave të Gizës nga rrafshnalta në jug të kompleksit. Nga e majta në të djathtë, tre piramidat më të mëdha janë: Piramida e Menkaureut, Piramida e Khafreut dhe Piramida e Keopsit. Tre piramidat më të vogla përpara janë struktura dytësore të lidhura me piramidën e Menkaureut.

Piramidat më të hershme egjiptiane që njihen janë ato që gjenden në Sahara, në veriperëndim të Memfisit. Më e hershmja mes tyre është Piramida e Djoserit (e ndërtuar rreth viteve 2630 p.e.s.–2611 p.e.s.) e cila u ndërtua gjatë Dinastisë së III. Kjo piramidë dhe kompleksi i saj rrethues u projektuan nga arkitekti Imhotep dhe përgjithësisht konsiderohen si strukturat më të vjetra monumentale në botë të ndërtuara me gurë.

Ndërsa piramidat më të famshme egjiptiane janë ato që gjenden në Giza, në rrethinat e Kajros. Disa nga piramidat e Gizës llogariten mes strukturave më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë. Piramida e KeopsitGiza është piramida më e madhe egjiptiane si dhe e vetmja që mbijeton akoma nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

Që nga Periudha e Hershme Dinastike personat e fuqishëm varroseshin në struktura të ngjashme me tryezat, të njohura si mastaba. Piramida e parë egjiptiane e dokumentuar historikisht i është atribuar Imhotepit, arkitekti që projektoi atë që egjiptologët besojnë se ishte një varr për faraonin Djoser. Imhotepi vlerësohet si i pari që konceptoi nocionin e mbivendosjes së mastabave njëra mbi tjetrën, duke krijuar një ndërtesë të përbërë nga një numër "shtresash të shkallëzuara" që zvogëloheshin duke ju afruar kreut. Rezultati ishte Piramida e Shkallëzuar e Djoserit, që u projektua për të shërbyer si një shkallë nëpërmjet të cilës shpirti i faraonit të vdekur mund të ngjitej në qiell. Rëndësia e arritjes së Imhotepit qe e tillë që ai u hyjnizua nga egjiptianët e mëpasëm.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]