Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/21

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Kombtar I Bredhit të Hotovës


Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishme në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë të zezë, ilqe, dëllinjë të kuqe dhe të zezë, mjedër etj.Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra.Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit.