Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/06/30

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Niketë Dardani ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 - 414), njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Etnomuzikologu Ramadan Sokoli, në librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure të shquar shqiptare të artit kishtar mesjetar. Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjeçare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij sipas Ilir Secit më e njohur është himni "Te Deum Laudamos", i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si Lulu, Haendel, Bach, Mozart, Schubert, Verdi, Mahler. Niket dardani ose Shën Niketa i Remesianës është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Ai konsiderohet si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe festa e tij është caktuar 22 qershori së bashku me shenjtin Paulin i Nolës.