Jump to content

Niketë Dardani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Niket dardani)
Shën Niketi i Remesinanës
Informata themelore
Emri i lindjesNiket Dardani
Lindi340
Vdiq414

Niketë Dardani ishte muzikant i shquar, dijetar dhe pedagog ilir, ishte ndër të parët kompozitor i cili shkroi shumë vepra të ndryshme si ato laike dhe fetare. Niketë Dardani (340 - 414), njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Etnomuzikologu Ramadan Sokoli, në librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure të shquar shqiptare të artit kishtar mesjetar. Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. [1]

Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrozin, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjeçare Ipeshkëv i Ramesianës(Bela Palanka ne Serbine e soteshme). Vepra e tij sipas Ilir Secit më e njohur është himni "Te Deum Laudamus", i përhapur në Europë525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha që e ndan këtë artist nga pasuesit e tij është një hendek shekullor që thellohet në terrin e "Dark Age", ku nga trashgimia jonë humbën shumë vlera të ndërtuara në mijëvjeçarë.

Ka gjasa se është ky ipeshkev qi pagezoi fisin trakas të Besseve, paraardhës te shqiptarëve, simbas hulumtimit të filologut e dijetarit gjerman Gottfried Schramm, i cili në 1994 botoi një liber me këtë temë: "Pagëzimi i Besseve si zanafillë e krishtërimit ndër shqiptare".[2]

  • Niketë Dardani ose Shën Niketa i Remesianës është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Ai konsiderohet si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe festa e tij është caktuar 22 qershori së bashku me shenjtin Paulin i Nolës.
  • 16 Shekuj Ramadan Sokoli Biblioteka Kombtare
  • "quod barbaros oves factos Evangelium edocuisset atque in pacis aulam duxisset et quondam inperiti ac latrones Christum corde romano resonare didicisset" (Martyrologium Romanum Libreria Editrice Vaticana 2001. ISBN 88-209-7210-7, p. 330).
  • Philippe Blasen, “Nicetas of Remesiana – A Missionary Bishop in Dacia?” in Studia Universitatis Babeș-Bolyai Theologia catholica, 1-2, 2012, 39-49