Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/18

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Papa Gjon Pali II në ardhjen në Shqipëri takimi me Sheh Muamer Pazarin

Pamje moment nga takimi me të gjithë përfaqësuesit e religjoneve në Shqipëri dhe me drejtuesin Halveti Sheh Muamer Pazarin dhe kolegët e tij në fillim vitet '90. Të gjithë e kujtojnë foton e rrallë të Papa Gjon Pali II]] duke puthur tokën shqiptare gjatë vizitës së tij të shenjtë në Shqipëri me 25 prill të vitit 1993. Zor të ketë ndër shqiptarë një fotografi më befasuese e emocionuese se kjo. Ndërsa meditojmë rreth asaj puthje papnore, na bëhet se një tjetër papë e ka puthur tokën arbnore,Papa Klementi XI, me origjinë shqiptare, frymëzuesi i Kuvendi i Arbërit në vitin 1703. Kanë qenë kohë dramatike për Arbërinë dhe mbijetesën shqiptare. "Iliricum Sacrum" (Iliria e Shenjtë) e Daniel Farlatit është libri (botuar në Venedik latinisht në nëntë vëllime) ku pasqyrohet historia kishtare e shqiptarëve etj. Në shëmbëlltyrën e Papës e kanë puthur tokën dhe të ngjashmit e tij, “papnorët” e paepur të besimit katolik, si Kardinal Mikel Koliqi. At Zef Pllumi e puthi tokën e vet përmes rrojtjes për me tregue, ku libri i tij emblemë tash është përkthyer në italisht, me parathënie të Silvio Berlusconit.