Jump to content

Wikipedia:Wikimania 2016

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Wikipedianët shqiptar në Wikimania 2016
Wikimania 2016 në Esino Lario, Itali
Learning Days
CEE Meetup

Konferenca Wikimania është ngjarja vjetore më e madhe e komunitetit ndërkombëtar të Wikimedias, padyshim edhe më e rëndësishmja. Wikimania 2016 u mbajt në Esino Lario, Itali, nga 22 deri më 28 qershor. Me pak disa fjalë secili nga ne, do të përshkruaj përvojën e tij, ndërsa secili që dëshiron të dijë më shumë, lirisht le të parashtrojë pyetje .

Përvoja në Wikimania 2016

[Redakto nëpërmjet kodit]

Wikimania ishte kënaqësi, kryesisht për shkak të mundësisë për t'u takuar me komunitetin të cilin e kemi njohur vetëm virtualisht e ndoshta edhe ndonjë mik të vjetër nga i gjith globi. Besoj që lidhjet dhe njohuritë e fituara do t'na ndihmojnë për të qenë më të kyçur në iniciativat globale rreth Wikimedia. Për mua interesimi kryesor ishte ai i politikave të Wikimedias, dhe aty këtu çështjet teknike.

Kjo ishte Wikimania e parë për mua, e mbajtur në një fshat italian me zemër të madhe.

Interesant ishte një sesion pune i aty për atyshëm bashk me Liridonin dhe njërin nga mirëmbajtsit e Autowikibrowser për ta lokalizuar atë në gjuhën shqipe. Shumë shpejtë do t'i shihnin rezultatet e kësaj nëse e përdorni veglën.

Poashtu, një punëtori me Dimiar Dimitrovin, njeriun e Wikimedias në Bruksel, për vërejtjet dhe strategjinë e reagimit ndaj ndryshimit të Ligjit për të drejtën e autorit në Kosovë, ishte i frytshëm dhe rezultatet e kësaj do të shihen në muajt në vazhdim.

Një fokus nga grupi i shqiptarëve ishte Wikidata, projekti më i ri i Wikimanias i cili mund t'na ndihmoj në zhvillimin më të shpejtë dhe lehtë të sq.wikipedia. Konkluzionet nga kjo ishin jo të qarta, pasiqë ende nuk është stabil sa duhet, por personalisht besoj që është një nga zhvillimet kryesore në të ardhmen.

Pastaj diçka në të cilën do të punojmë në vazhdim është WP:MED, që ka për qëllim përkthimin e artikujve cilësor mjekësor nga Wikipedia në gjuhën shqipe.

Për mua me rëndësi ishin edhe sesionet e Wikipedias në edukim. Personalisht planifikoj të punoj më shumë në këtë drejtim, dhe njohja e veglave dhe personave kyç ishte e mirëseardhur.

Diçka me të cilën nuk u mora por ishte e befasishme ishte numri i madh i zhvilluesve dhe puna e madhe që kishin bërë gjatë hackathonit. Nëse ju tërheqin veglat rreth Mediawikik, kjo është një arsye më shumë të shkoni.

Ligjëratat dhe prezantimet mund të shihen edhe në ueb, kështu që mos u ndjeni plotësisht të lënë anash nëse nuk keni qënë atë. Veç i keni parë disa nga iniciativat e filluara aty në sq.wikipedia, e do të shihni të tjera në muajt në vazhdim. Mos hezitoni të na pyesni nëse ju interesojnë më në detaje çështje të caktuara dhe t'i mbështesni.

Secili nga ju i denjë për të marrë pjesë në Wikimania duhet të merr pjesë atje dhe të ndani mësimet tuaja atje me ne.

Tentativa e dytë për të vajtur në Wikimania doli me sukses. Pas zhgënjimit të vitit të kaluar, ku fitova bursë nga Wikimedia e Polonisë për të vajtur në Wikimania Mexico, por nuk arrita të fitoja vizën, hera e dytë ishte një sukses i vërtëte në të gjitha kuptimet. Këtë vitë fitova bursë të plotë nga Wikimedia Foundation, dhe isha shumë e lumtur që nuk isha Shqiptarja e vetme që fitoi bursë për të mare pjesë në të. Këtë vit ishim 3 Shqiptare, Arianitit, Liridoni dhe unë. Si hera e parë në Wikimani nuk kisha ndonjë pritshmeri për pjesëmarrjen time përvecse te arrija te mesoja me shume rreth projekteve te tjera te Wikimedia Foundation, dhe te njihja sa me shume Wikimediane të tjerë. Këto pritshmëri u arriten dhe u kaluan. Më poshtë po përkshkruaj shkurtimisht eksperincen gjatë diteve të konferencës.

22 qershor - “Learning Days” sesion shumë i rëndesishem rreth mënyrës së organizimit dhe menaxhimit të projekteve, veglat të rëndësishme që ndihmojnë në lehtësimin e punës ne projektet e Wikimedias. Ky sesion gjithashtu përfshinte edhe diskutime, punë në grupe dhe konkluzione pas secilit diskutim, event shumë i rëndesishem i cili më mësoi dhe me dha ide, si të përmiresoja aftësitë e mia si organizuese e eventeve lokale dhe si të afroje sa më shumë kontribues të rinj.
23 qershor - “School of Rock(ing) EU Copyright",” e drejtuar nga Dimi per rreth 6 ore me rradhe. Ishte nje nder seksioneve qe kam mesuar me shume nga te gjithe. Une kam studiur per TIK dhe nuk kam njohuri rreth ligjeve por fale ketij trajnimi mesova shume rreth ligjeve te copyright, si te lutosh per lirine e dijes dhe te panorames etj.
“Wikimedia Conference follow-up - Comparison of large international article writing and photographic contests facilitated” - një sesion për krahasimin e garave lokale dhe ndërkombëtare, ato fotografi dhe artikuj, dhe se cilat janë hapat për të arritur më shumë sukses.
24 qershor - "Detecting Copyright Concerns in Near Real Time", një sesion interesant për shpjegimin dhe funksionimin e CopyPatrol - një mjet/vegël që gjen faqet që kanë materiale të kopjuara nga interneti dhe që shkelin të drejtën e autorit. Seksioni u drejtua nga James Heliman dhe ishte nder seksionet me interesante qe ndoqa.
"Learn to use Pywikibot for Wikidata and other projects" - qe kur fillova te mesoja dhe punoja me botet ne Wikipedia, Pywikibot ishte nder tooleset me interesante qe mesova. Ne kete sesion mora pjese bashke me Liridon, ku mësuam rreth Pywikibot dhe https://paws.wmflabs.org, në Terminalin PAWS e hostuar në serverët e Wikimedias, një mjedis ku mund të programohen dhe hostohen bot-ët. Do vazhdoj te jem ne kontakt me Tobiasit, drejtuesin e ketij sesioni, qe te mund te mesoj sa me shume rreth pywikibot.
25 qershor - "Me date 25 ndoqa kryesisht prezantime qe kishin lidhje me hendekun gjinor ne Wikipedia, prezantime si: Content Gender Gap, an International Movement, antare aktive e Women in Red, nga e cila u frymezova qe te krijoja projektin WikiWomen ne Shqiperi. Pervec prezantimeve formale, pata shume biseda me vajza dhe djem te cilet po punojne rreth ketyre probleme ne komunitete e tyre lokale.
"Wiki-wisdom for cultural institutions. Tried and tested formats for GLAMs" - një prezantim për projektet GLAM, pjesëtarë të këtij projekti nga Wikimedia Gjermani, paraqitën përvojat e tyre.
"Wikidata and GLAM intermediate workshop" - një punëtori se si projektet GLAM mund të shtojë në Wikidata arkiva dhe databaza të muzeumeve apo arkivave, në mënyrë të automatizuar. Këto të dhëna të sistemuara në Wikidata mund të vizualizohen dhe kategorizohen shumë lehtë.

"Historical Maps workshop" seksion shume interesant rreth hartave dhe template. Si mund te krijojte tempate te hartave te vjetra qe ndodheshin ne Commons. Apo krahasimi i tyre me hartat e reja, pra si ka qene nje zone e caktuar shekuj me pare e si eshte tani. Gjithashtu mesova sesi te kontriboj duke ne foto apo vendodhje. Lidhje te rendesishme rreth ketij sesioni gjeni ketu: https://ajapaik.ee/?page=1 apo: http://www.openhistoricalmap.org/.
26 qershor - " Wikidata, API" nder projektet me fantastike te Wikimedias. Eshte projekti me i ri por nder me aktivet. Ishte nje prezantim interesant sesi tia nisesh me Wikidaten dhe ku te kerkosh ndihme nese do te vazhdosh te punosh me te. Gjithashtu u preznatuan arritjet e ketyre 3.5 viteve ne Wikidata.
Gjithashtu vizitova Community Village duke me mundesuar keshtu njohjen me komunitete te tjera dhe projektet e tyre.

Pas ores 17:00 kishte gjithmone aktivitete festive dhe takime jo formale mes WIkimedianeve, te cilat jane shume te rendesishme per njohjen e komuniteteve të tjera dhe personave të rinj.

Komuniteti shqiptar i Wikipedias, në 12 mujorin e fundit si në shumë ngjarje dhe projekte që merr pjesë për herë të parë, edhe në Wikimania 2016, për herë të parë përfaqësohet me Wikipedianë shqiptarë. Unë, për herë të parë marr pjesë në një konferencë botërore të Wikimedias, dhe ka qenë një përvojë shumë më e mirë nga sa prisja, e cila më ka motivuar të kontribuoj më shumë dhe të fillojë disa projekte të reja.

Disa nga sesionet/punëtoritë në të cilat mora pjesë:
22 qershor - “Learning Days” sesion rreth mënyrës së organizimit & menaxhimit të projekteve, veglat/mjetet të rëndësishme që ndihmojnë në lehtësimin e punës. Ky sesion gjithashtu përfshinte edhe diskutime, punë në grupe dhe konkluzione pas secilit diskutim.
“Lokalizimi i AWB” - Së bashku me Arianitin, dhe Marios një nga zhvilluesit e AutoWikiBroser, ndihmuam në përmirësimin dhe përkthimin e softuerit për Wikipedian shqip, të cilat do të aplikohen në versionin w ardhshëm.
23 qershor - “Wikimedia Conference follow-up - EU Advocacy”, rreth ligjeve të shteteve evropiane në lidhje licencat e lira dhe “Freedom of Panaorama”.
“Wikimedia Conference follow-up - Comparison of large international article writing and photographic contests facilitated” - një sesion për krahasimin e garave lokale dhe ndërkombëtare, ato fotografi dhe artikuj, dhe se cilat janë hapat për të arritur më shumë sukses.
24 qershor - "Detecting Copyright Concerns in Near Real Time", një sesion interesant për shpjegimin dhe funksionimin e CopyPatrol - një mjet/vegël që gjen faqet që kanë materiale të kopjuara nga interneti dhe që shkelin të drejtën e autorit.
"Learn to use Pywikibot for Wikidata and other projects" - ndoshta edhe përvoja më e mirë nga gjithë konferenca, në të cilën mora pjesë së bashku me Gretën, ku mësuam rreth Pywikibot dhe https://paws.wmflabs.org, në Terminalin PAWS e hostuar në serverët e Wikimedias, një mjedis ku mund të programohen dhe hostohen bot-ët.
"CEE Meetup"' - një takim i Wikipedianëve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ku u diskutua rreth projektit CEE Spring, arritjet e deritanishme dhe planet per organizimin e vitit te ardhshëm, si dhe për konferencën CEE Meeting 2016 që do mbahet në gusht në Armeni.
25 qershor - "In Morocco We Don't Know We Have Wikipedia Zero" - një prezantim për vështirësitë e qasjes në Wikipedia në Marok, se si komuniteti ka pak njohuri për Wikipedia Zero, një mënyrë për të pasur qasje në Wikipedia pa qenë vazhdimisht i kyçur në rrjet.
"Wiki-wisdom for cultural institutions. Tried and tested formats for GLAMs" - një prezantim për projektet GLAM, pjesëtarë të këtij projekti nga Wikimedia Gjermani, paraqitën përvojat e tyre.
"Wikidata and GLAM intermediate workshop" - një punëtori se si projektet GLAM mund të shtojë në Wikidata arkiva dhe databaza të muzeumeve apo arkivave, në mënyrë të automatizuar. Këto të dhëna të sistemuara në Wikidata mund të vizualizohen dhe kategorizohen shumë lehtë.
26 qershor - "Global images initiative; adding images to 50.000 articles" një projekt që kategorizon të gjithë artikujt për të cilat në Wikipedia nuk ka foto, por që ka në Wikidata. Ky projekt do ishte i dobishëm edhe për Wikipedian shqip.
"Working with the Media to Promote Wikimedia Projects: The Case of the Uzbek Wikipedia" një prezantim shumë interesant rreth Wikipedias Uzbeke, dhe ku komuniteti nuk shkruan në Wikipedia pasi frikohen se shteti mund ti dënoj.
"Present and Future of Wiki Loves Monuments" dhe "How You and the Rest of the Wikimedia Movement Can Help Preserve the World’s Cultural Heritage – or How to Beat the Deadline" dy prezantime të kombinuara, që kishin si qëllim monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ngritjen e vetëdijes, dhe përpjekjet që duhet ti bëjmë për mbrojtjen e tyre.
Liridon (diskutimet) 9 korrik 2016 15:58 (CEST)[përgjigjuni]
  • Y U bë: Përkthimi në shqip i disa pjesëve të softuerit AutoWikiBrowser
  • Kosova: 1411 monumente − lista
  • Shqipëria: 1376 monumente − lista

Pyetje/Përgjigje

[Redakto nëpërmjet kodit]