Jump to content

Wikipedia diskutim:Çmimet/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Çmimet/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Diskutimi mbi krijimin e çmimeve

[Redakto nëpërmjet kodit]

Hidh një sy te Wikipedia:Çmimet, tani sa e mbarova bashke me stampat e dobishme :) — Βατο (diskutimet) 2 mars 2019 23:07 (CET)

@Βατο, sapo mbarova së punuari. Kam bërë disa ndryshime duke ruajtur thelbin e njëjtë. Po të rendis më poshtë ndryshimet me rendësi që kam bërë për lehtësi kontrollimi.
  • Pasi rregullova pak tekstin dhe burimin në lidhje me studimin e vitit 2012, në fund përfundova duke i hequr fare pasi dukej disi i pavend duke qene se faqja nuk është një artikull enciklopedik.
  • Kam hequr çmimin për IP. Përdoruesit e paregjistruar s'kanë faqe përdoruesi ku ta shfaqin çmimin dhe për më tepër, në kohën tonë shumica e IP-ve janë dinamike e ndryshojnë vazhdimisht për të njëjtin përdorues.
  • Kam shtuar çmimin për faqet shpjeguese. Frymëzuar nga çmimet e tjera të ngjashme për kategoritë, udhëzimet, etj.
  • Kam ndryshuar renditjen e çmimeve duke ndjekur një rend logjik. Fillohet me artikujt, vazhdohet me mirëmbajtjen dhe mbyllet me punë me specifika të caktuara. Për pasojë, kam bërë dhe tabelat statike.
  • Kam zëvëndësuar fjalën wikipedian me fjalën vullnetar duke bërë dhe ndryshimet e nevojshme në fjali që të ruhet kuptimi i njëjtë. Fjala wikipedian në shqip do të duhej të shkruhej wikipedia-n/ët nisur nga fakti se ka rrënjë të huaj; Vullnetar është më shqip e më thjeshtë. Nuk kam ndryshuar vetëm stampat që i lashë për t'i ndryshuar pasi ta lexoje këtë.
  • Kam hequr ndarjen e pjesëve për t'i dhënë një pamje "më zyrtare" si projekt. Për më tepër, termi vendet s'e jepte kuptimin ekzaktësisht për mënyrën si ishte përdorur.
Si mendohet të votohet? 1 herë në vit do të japim të gjitha çmimet që janë aty? Apo vetëm kur të ketë propozime, siç veprohet me artikujt e mirë e të përkryer? Të pyes pasi në fillim po e mendoja që secilin çmim ta jepnim 1 herë në vit në një kohë të caktuar por ka disa çime me të cilët s'mund të veprohet ashtu. Çmimi për paanësinë, ai për vazhdimësinë apo ai për faqet e përdoruesit janë çmime për të cilët jo detyrimisht ka kandidatë çdo vit. Nëse do të jetë vetëm kur të ketë propozime, atëherë është vërtetë e nevojshme të lajmërojmë çdo herë në Kuvend? Pyes duke u nisur nga fakti që për kandidimet e artikujve si të mirë e të përkryer nuk veprojmë kështu.
Dhe së dyti, për vullnetari i artë e dy vendet e tjera, do të votohet në kompleksitet apo jo? Jo vetëm për numrin e redaktimeve pasi për atë s'do të kishim shumë ç'të votonim duke qenë se është e bardha në të zezë. Më pëlqen më shumë kështu.
Duhen krijuar dhe stampat për çmimet e tjera përveç atyre tre në fund, kjo dhe për lehtësi gjurmimi. E njëjta logjikë duhet të jetë për medaljet nëse duam t'i rikthejmë në përdorim. Në të dyja rastet mund të ketë nevojë për të shtuar ca syresh të reja. Te çmimet mund të shohim mënyra të tjera mirëmbajtjeje që mund të kemi harruar apo gradë të papërfshira ende (u kujtova për një çmim për burokratët, për shembull por s'jam i sigurt se sa i dobishëm do të ishte aktualisht) ndërsa te medaljet ka pafund tema që mund të shtohen, duke pasur parasysh si funksionojnë medaljet në komunitetin e Wikipedia-s. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 03:25 (CET)
Jam dakord me të gjitha ndryshimet që ke bërë me përjashtim të heqjes së titullit "vendet". Vullnetari i artë, i argjendtë dhe i bronxtë është renditja e votimit, psh. kur votohet çmimi për redaktimin, do numërohen votat që secili do ketë fituar, ai që do ketë grumbulluar numrin më të madh të votave do mari arin, i dyti argjendin dhe i treti bronxin, pra është renditja për çdo çmim. Kjo gjë do jetë më e nevojshme kur komuniteti do jetë më i madh, por mund të funksionojë dhe tani. Për këtë arsyje ndryshova titullin e seksionit në Renditja. Votimi do mbahet një herë në vit në një periudhë të përcaktuar (psh. dy javë në mars ose prill, etj.), dhe për të zgjeruar pjesëmarrjen duhet vendosur një njoftim në kuvend, ose mund të hapim votimin direkt aty. Ke thënë që "Çmimi për paanësinë, ai për vazhdimësinë apo ai për faqet e përdoruesit janë çmime për të cilët jo detyrimisht ka kandidatë çdo vit", unë mendoj se mund të jepen edhe këto një herë në vit bashkë me të tjerët, pse jo?
Ndërsa stampat i kam krijuar në mënyrë që të funksionojnë automatikisht duke përmbajtur çmimin dhe renditjen, mjafton të plotësohet ky wikitekst:
{{Wikipediani i Artë | përdoruesi = | # = | adresa e votimit = }},
psh. {{Wikipediani i Artë | përdoruesi = Filan Fisteku | 4 = redaktimin | adresa e votimit = Wikipedia:Çmimet/2019}} duke dhënë:
Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin
Numrat tek tabela janë të rëndësishme për stampën automatike, pra duhet fiksuar renditja një herë e mirë. Çmimi burokrat për tani nuk është i dobishëm, ndërsa çmime të tjera mund të shtohen në qoftë se shërbejnë.
Kështu që ti mendon që stampat duhen emruar Stampa:Vullnetari i artë, Stampa:Vullnetari i argjendtë, dhe Stampa:Vullnetari i bronxtë? Stampat do t'i rregulloj unë pasi të kemi vendos dhe këtë gjë :) — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 13:38 (CET)
@Βατο, ah, tani e kuptoj. Nuk qenka pjesë e mëvetësishme ajo tabela e dytë por thjesht renditja e çmimeve. Në rregull atëherë. Mbase në rastin e tyre mund të themi Çmimi i Parë, Çmimi i Dytë dhe Çmimi i Tretë? Më duket më normale meqë qenkan thjesht renditje. Se propozimi me termin vullnetar erdhi se mendova mos ishin çmim më vete.
Për sa i përket atyre tre çmimeve që thashë që s'mund të jepen çdo vit, kisha parasysh fillimisht faktin se ai për vazhdimësinë kërkon kontribute për disa vite që të merret. Nëse bëjmë një paralelizëm me çmimet kinematografike të Akademisë, ky do të ishte çmimi i karrierës dhe edhe ata vetë e japin me raste, jo çdo vit. Të njëjtën logjikë ndoqa për atë të paanësisë. Kërkon që të ndodhin konflikte dhe që të ketë njerëz që kërkojnë t'i zgjidhin këto konflikte. Me sa kam parë unë, kjo situatë s'para përsëritet shpesh. Për faqet e përdoruesit pastaj dhe mund të bëhet, thjesht të paktë janë njerëzit që punojnë në mënyrë të vazhduar te to e s'e di në e zgjedhim dot dikë çdo vit. Kur mendon dhe që për këto çmime supozohet të jenë minimalisht 3 veta e jo 1 bëhet akoma më e vështirë.
Pyetje: Meqë kandidatët u dashkan përzgjedhur çdo vit, si bëhet propozimi i tyre? I cakton njëri nga administratorët çdo vit? A ia dalim dot të zgjedhim të paktën 3 njerëz çdo vit për secilin çmim? Sa është maksimumi i kandidaturave për një çmim të caktuar? Apo është e pakufizuar për sa kohë janë mbi 3?
Propozim: Po shtoj te faqja e çmimeve __NOEDITSECTION__ meqë do të paskemi pjesë. Të gjitha detajet e mësipërme mund t'i përcaktojmë me rregulla te faqja e votimit kur ta krijojmë. A ka nevojë të shtoj dhe __NOTOC__ apo mendon se mund të na duhet tabela e përmbajtjes në të ardhmen? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 15:00 (CET)
Po e mendon si gjë shumë të ndërlikuar :) Çfarë mendoj unë është një gjë e thjeshtë: çdo vit, kur hapet votimi, votuesit shtojnë emrin e vullnetarit që duan të zgjedhin poshtë çmimit (çdo emër përveç vetes), kur mbaron afati, çmimi do i jepet vullnetarit që do ketë grumbulluar më shumë vota, kështu që nuk ka asnjë kandidaturë. Si shembull mund të shikosh këtu. Çmimet mund të fitohen nga i njëjti vullnetar edhe për vite rradhazi në qoftë se e meriton dhe fiton votat.
Për sa i përket renditjes, në qoftë se mendon që çmimet deri më i treti janë shumë sepse komuniteti është akoma i vogël, mund të vendosim vetem një për tani, por sipas meje mund t'i lejmë edhe të tre, sa më shumë shpërblime aq më mirë :)
Jam dakord për shtimin e __NOEDITSECTION__ — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 16:49 (CET)
@Βατο,, shumë dakord me gjithçka, atë po mendoja dhe unë. Thjesht ideja ishte si do të gjendeshin këto emrat, për atë e kisha fjalën me termin kandidaturë. Hëpërhë nuk besoj se, as do ketë aq shumë propozime (përveç atyre që mund të vijnë nga ne) e, as do të ketë mjaftueshëm përdorues sa për 3 çmime. Por po s'pati, dhurojmë vetëm 1, ndërsa për kandidaturat i lëmë pa kufi të epërm për sa kohë të paktën kemi 1 për çdo çmim (mirë do të ishte të paktën 3). Propozimet le të jenë të hapura nga kushdo (edhe pse besoj se të paktën për këtë vit duhet ta ndërmarrim si nismë personale këtë pjesë sa për ta popullarizuar).
Do të merresh ti me faqen e votimit, t'i hedh një sy më pas unë, siç vepruam te ajo kryesorja? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 17:18 (CET)
Shtesë: Ta shtojmë dhe një çmim për fshirjen (heqjen/grisjen) e përmbajtjeve jo të vlefshme? Gjithashtu, vura re diçka. Shumica e lidhjeve që ke vendosur lidhin me faqe në hapësirën Wikipedia. A s'duhen zhvendosur disa prej tyre (në mos shumica) në hapësirën Ndihmë? - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 17:43 (CET)

Mirë, po e krijoj unë faqen e votimit të vitit 2018. Ndryshova pak stampën më sipër, në qoftë se është mirë ashtu po i ndryshoj të gjitha. Emrat mund të kërkohen këtu. Siç the ti nëse nuk ka përdorues për të tre çmimet mund të jepet vetëm një. Mund ta bëjmë provë në një mënyrë këtë vit, në qoftë se funksionon mund ta përsërisim ashtu dhe vitin e ardhshëm. Lidhjet tek faqet ndihmëse mund t'i ndryshosh. Nuk e kam parasyshë çmimin për fshirjen (heqjen/grisjen) e përmbajtjeve jo të vlefshme, për tani shtoje, mund ta diskutojmë më vonë. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 17:56 (CET)

@Βατο, e kisha fjalën për të krijuar një faqe të përgjithshme ku të renditet çdo vit si nënfaqe pastaj. Përveç viteve të sqarojmë si propozohen emrat, si votohet, në çfarë kohe mbahet votimi e sa kohë zgjat. Siç e kemi për propozimet për administratorë, artikuj të mirë e të përkryer. Po të duash merrem dhe unë. :)
Sa për çmimin e fshirjes, po e shtoj dhe gjyko më pas. Të shoh dhe ndryshimin tënd ndërkohë. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 18:13 (CET)
@Βατο, e shtova por nuk po e kuptoj për çfarë ndryshimi e kishe ti fjalën. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 18:26 (CET)
E kisha fjalën për këtë, mirë është kështu?
Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin
Çmimi për pastrimin mirë është, ndërsa çmimi për mirëmbajtjen e faqeve shpjeguese përfshihet tek çmimi për mirëmbajtjen e udhëzimeve, shiko përshkrimin tek Instructor's Barnstar, mendoj se mund të bashkohen. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 18:57 (CET)
Nuk mjafton të krijojmë një faqe votimi e thjeshtë si kjo? — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 19:22 (CET)
Krijova këtë, në qoftë se mjafton duke shtuar rregullat në fillim mund të hapet votimi direkt, nëse ke ndërmend tjetër gjë mund ta krijosh dhe pastaj t'i hedh një sy unë. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 20:14 (CET)

@Βατο, e drejtë, gabimi im. E fshiva çmimin që kisha shtuar. Stampa është mirë kështu (ngjyra e çmimit të ndryshojë në bazë të renditjes, e artë për çmimin e parë, e argjendtë për të dytin dhe e bronxtë për të tretin - nuk jam i sigurt pse nuk shfaqet e artë tani, shiko kodin)

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në vitin 2018 në Wikipedia-n shqip i jepet përdoruesit Filan Fisteku.
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin

Faqja e votimit është shumë mirë. Vetëm duhet shtuar një faqe e përgjithshme ku të vendosen rregullat dhe të renditen të gjitha faqet e viteve përkatëse. Po e shtoj unë dhe ti vendos këtë qe ke bërë më pas. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 20:49 (CET)

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për redaktimin në Wikipedia-n shqip në vitin 2018 i jepet përdoruesit Filan Fisteku
Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve
Çmimi për redaktimin
Çmimi për redaktimin

Kështu? Nuk kuptova pse lëvize gjithë përmbajtjen majtas. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 21:07 (CET)

@Βατο, aksidentale dhe po, ashtu. Vendos vetëm një pikë në fund të fjalive. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 21:44 (CET)
Stampat u krijuan :) ate faqe që ke ndërmend krijoje kur të keshë koh. — Βατο (diskutimet) 3 mars 2019 22:18 (CET)


Diskutimi i mësipërm është kopjuar nga faqja ime e diskutimeve. - Klein Muçi (diskutimet) 3 mars 2019 23:04 (CET)