Wikipedia diskutim:Faqja kryesore/A e dini se/2017/34

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Faqja kryesore/A e dini se/2017/34. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

@Liridon,, përse e grise, atë rreth Gjirafa.com? Po të ishte rreth Microsoft ose Apple ose ku e di çka, a do bënte? Puntori (diskutimet) 23 gusht 2017 01:09 (CEST)[përgjigjuni]

@Puntori, mund ta rikthesh nëse do, "No Hard Feelings", por nga këndvështrimi im nuk përbën kuriozitet enciklopedik. Së pari, pasi si kompani kanë tentuar në shumë mënyra të promovohen në Wikipedia. Ato vërtet sot janë platformë e madhe, por vetëm për një rajon të ballakanit, nuk di nëse mund ta krahasojmë me kompanitë që vendosin standarde në botë.--Liridon (diskutimet) 23 gusht 2017 13:42 (CEST)[përgjigjuni]
@Liridon,, Wikipedia në gjuhën shqipe nuk na kalon ne (si popull), për këtë arsye çdo element i joni mjafton të jetë i njohur nga shqipfolësit për të qenë me vlerë për enciklopedi. Unë nuk kam fitime nga Gjirafa dhe jam me Wikipedia (redaktor) mbi 1 dekadë dhe gjithnjë kam pasur parasysh vlerën e saj, por që atë e bënë atraktive paraqitja personale dhe promovimi i vlerave personale. Wikipedia në gjuhën angleze dhe gjermane si ndër më të mëdhatë, janë përqendruar në paraqitjen e vlerave të gjuhës, kulturës dhe vendeve të veta e më pas pasojnë të tjerat. Përse për ne është aq e vështirë të shkruajmë për vlerat tona, qofshin ato edhe në interes të një ndërmarrje (siç është ky rast)?
Unë nuk kam interes të bëj kokën time, s'ka qenë asnjëherë në asnjë redaktim timin një ide e tillë. Asnjëherë punën nuk e kam marrë personale dhe në këtë pikëpamje nuk ndjehem keq, por kur flasim për vlerat atëherë vërtetë ndjehem i diskriminuar si shqiptar nga vetë redaktuesit në gjuhën shqipe.
Vlerësimi ishte edhe i përgjithshëm, i gjithë ky sqarim nuk ishte vetëm për këtë ndryshim. Puntori (diskutimet) 24 gusht 2017 02:51 (CEST)[përgjigjuni]
@Puntori, nuk kam aspak dyshime në punën dhe qëllimin tuaj, ti ke qenë shembull që ne të gjithë jemi munduar të ndjekim. -Liridon (diskutimet) 24 gusht 2017 13:12 (CEST)[përgjigjuni]