Shko te përmbajtja

Xhafer Kodra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhafer Kodra është partizan dhe veprimtar i rezistencës komuniste në Maqedoninë e Vardarit .

Ai lindi më 2 prill 1923 në Dibër. U bashkua me rezistencën komuniste në vitin 1941. Në gjysmën e parë të vitit 1943 u bë anëtar i Partisë Komuniste Maqedonase, ndërsa nga shtatori i po atij viti u bë sekretar i Komitetit të Qarkut të PKM-së për Dibër. Nga 26 gusht 1944 deri në mars 1945 ishte komisar politik i brigadës së katërt shqiptare maqedonase, e më pas zëvendëskomisar politik i saj.[1] Më vonë, ai është caktuar zëvendëskomisar politik i Batalionit të Rinisë së Dibrës. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai kaloi në veprimtari të ndryshme politike dhe shtetërore. Më 6 janar 1951 emërohet ministër në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Pas përçarjes mes Titos dhe Stalinit, ai u rrëzua dhe u diferencua.

  1. "Вестник Офицер, бр. 6, 2001, стр. 4" (PDF) (në maqedonisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 nëntor 2014. Marrë më 28 gusht 2023.