Xhamia Gyanvapi
Xhamia Gyanvapi është e vendosur në Varanasi të Uttar Pradeshit në Indi. U ndërtua nga perandori mogul Aurangzeb, mbi sitin e tempullit të shkatërruar Kashi Vishwanath. Është e vendosur në veri të Ghatit Dashashwamedh, pranë Ghatit Lalita përgjatë lumit Gang. Është një xhami publike e vendosur në zemër të qytetit të Varanasit.[1] Administrohet nga Anjuman Inthazamiya Masajid (AIM).[2]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia Gyanavapi gjendet në koordinatat 25°18′40″N 83°00′38″E / 25.311229°N 83.010461°E e shtrirë në një sipërfaqe prej 0.07 hektarësh. Zona e xhamisë administrohet dhe mirëmbahet nga organizata bamirëse, Bordi Suni i Vakëfeve e përfaqësuar nga Mutawalli. Xhamia Jnanavapi (Gyanavapi), ose siç quhet Aurangzeb Masjid është 30 metra në veri të Tempullit të tanishëm Vishvanatha. Ajo mund të arrihet si nga zona Dashashvamedha duke ndjekur rrugicën Vishvanatha ashtu dhe nga Bansphatak-u gjatë rrugës Godaulia-Chauk. Çdo të premte këtu mblidhet një numër i konsiderueshëm myslimanësh për tu lutur (për namaz).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua nga perandori mogul Aurangzeb në vitin 1664, pas shkatërrimit të tempullit të tretë Vishvanatha, ndërsa pjesën e mbrapme e la si një kujtim dhe paralajmërim.[3] Mbetjet e tempullit hindu mund të shihen në muret e Xhamisë Gyanvapi.[4] Tempulli i shkatërruar besohet nga hindutë se ishte një rikonstruksion i mëhershëm i Tempullit zanafillor Kashi Vishvanatha. Tempulli zanafillor u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë. Struktura e tempullit që ekzistonte para ndërtimit të xhamisë ishte ndërtuar me shumë gjasa nga Raxha Man Singhu gjatë mbretërimit të Akbarit.[5] Shkatërrimi i tempullit nga Aurangzebi me gjasa i atribuohet ikjes së mbretit të Marathas, Shivaji dhe rebelimit të zamindarëve (pronarët e tokave) vendorë. Jai Singh-u I, nipi i Raxha Man Singh-ut, u akuzua se kishte ndihmuar në arratisjen e Shivajit nga Agra. Disa nga zamindarët u akuzuan se e ndihmuan Shivajin ti shmangej autoriteteve mogule. Për më tepër, kishte akuza për ndërhyrjen e brahminëve në mësimet islamike. Shkatërrimi i tempullit ishte bërë si një paralajmërim për rrymat kundër mogule dhe prijësit fetarë hindu në qytet.[5] Maulana Abdus Salam i konteston pretendimet se për të ndërtuar xhaminë u desh të shkatërrohej një tempull. Ai pohon se themelimi i xhamisë u vendos nga perandori i tretë mogul, Akbar. Ai shton gjithashtu se djali i Akbarit dhe babai i Aurangzebit, Shah Jahan-i filloi një medrese të quajtur Imam-e-Sharifat në sitin e xhamisë në vitin 1048 të hixhras (1638-39).[6][7] Ndërsa mbetjet e tempullit që mund të shihen te themelet, kolonat dhe pjesa e mbrapme e xhamisë,[8] tregojnë qartësisht se xhamia u ndërtua mbi tempullin e shkatërruar, duke përdorur të njëjtat themele, kolona etj.
Adhurimi Hindu në territorin e Gyanvapit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth vitit 1750, maharaxhai i Jaipurit porositi një shqyrtim të terrenit përreth sitit, me synimin e blerjes së tokës për të rindërtuar Tempullin Kashi Vishëanath. Harta e shqyrtimit ofron informacione të hollësishme rreth ndërtesave në këtë zonë dhe informacione rreth zotëruesve të tyre. Ky shqyrtim tregon se skajet e territorit drejtkëndor të Xhamisë Gyanvapi ishin të kufizuar me zonën e banimit të priftërinjve brahminë.[9] Duke përshkruar sitin në vitin 1824, udhëtari britanik Reginald Heber shkroi se "Aulam Gheer" (Alamgiri I, d.m.th. Aurangzebi) kishte përdhosur një vend hindu dhe mbi të kishte ndërtuar një xhami. Ai pohonte se hindutë e konsideronin këtë vend më të shenjtë se Tempulli i ri Kashi Vishwanath në afërsi. Ai e përshkroi sitin si një "oborr tempullor", që ishte i populluar me dema dhe besimtarë të zhveshur që recitonin emrin e Ramës.[10]
Adhurimi mysliman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]M. A. Sherring (1868), e përshkruan xhaminë (pa mbetjet e tempullit) si të thjeshtë, me pak skalitje. Muret e saj ishin "lyer me një një gëlqere të pisët, përzier me pak bojë". Sherring përmend se hindutë i lejonin pa dëshirë myslimanët të mbanin xhaminë por pretendonin oborrin dhe muret. Myslimanët duhet të përdornin hyrjen anësore, pasi hindutë nuk do ti lejonin ata të përdornin hyrjen ballore përmes oborrit.[11] Edwin Greaves (1909) pohon se xhamia "nuk përdorej shumë", por kishte qenë gjithmonë një "hal në sy" për hindutë.[12]
Shqetësimet e shkatërrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1742, sunduesi i Marathas, Malhar Rao Holkari bëri një plan për të shkatërruar xhaminë dhe për të rindërtuar Tempullin e Vishweshwarit në sitin e tij të mëparshëm. Megjithatë, plani i tij nuk u sendërtua, pjesërisht për shkak të ndërhyrjes nga Nawabët e Lucknowt, që kontrollonin territorin. Më vonë, në vitin 1780, nusja e djalit të tij, Ahilyabai Holkari ndërtoi Tempullin Kashi Vishvanatha të tanishëm pranë xhamisë.[13] Në vitet 1990, Vishwa Hindu Parishad (VHP) ndërmori një fushatë për të rimarr sitet e xhamive të ndërtuara pas shkatërrimit të tempujve hindu. Pas shkatërrimit të Xhamisë Babri në dhjetor 1992, rreth një mijë policë u vendosën për të parandaluar një incident të ngjashëm në sitin e Xhamisë Gyanvapi.[14] Prijësit e Partisë Bharatiya Janata, që përkrahnin kërkesën e rimarrjes së Xhamisë Babri, kundërshtuan kërkesën e VHP-së për Gyanvapin, në të terrenin e të cilës ishtë një xhami e përdorur në mënyrë aktive.[15] Xhamia tashmë është nën mbrojtjen e Aktit të vitit 1991 për mbrojtjen e Vendeve të adhurimit.[16] Hyrja në terrenin e xhamisë është e kufizuar dhe fotografimi i pamjes së jashtme të xhamisë është i ndaluar.[17]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia është ndërtuar sipas Arkitekturës Mogule, ku façata është modeluar pjesërisht sipas hyrjes së Taxh Mahalit.[5] Xhamia është mbi një platformë të ngritur me dy minare të larta tetëkëndore në të dy krahët. Mbetjet e tempullit të mëparshëm mund të shihen te themelet, kolonat dhe pjesa e mbrapme e xhamisë.[8] Veçoria më e spikatur e xhamisë është një radhë kolonash hindu me skalitje të bukura arkitekturore. Kjo u kujton vizitorëve madhështinë, përmasat e mëdha dhe punimin mjeshtëror të tempullit origjinal hindu. Kolonat e larta, për më tepër në faqen e saj veriore, janë zhvendosur nga i njëjti tempull. James Prinsep (1831) rindërtoi projektin e tempullit hindu dhe duke mbivensorur përmasat e themeleve të xhamisë së tanishme, shpjegoi strukturën tetëkëndore me 9 dhoma të tempullit. Disa studiues myslimanë mendojnë se kjo u ndërtua fillimisht mbi një manastir të rrënuar budist dhe e shpallën atë si qendër të Din-e-Ilahi-t, një ide fetare e universalitetit të frymëzuar nga perandori mogul Akbar (1556-1605). Ajo u përdor si vend lutjesh nga perandorët e mëvonshëm.
Muret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në murin e mbrapëm të xhamisë mund të shihet një strukturë tempullore, që besohet se është tempulli zanafillor Kashi Vishëanath. Në vitin 1822, James Prinsep e titulloi një ilustrim të murit të mbrapëm si "tempulli i Vishveshvurit" në librin e tij Benares Illustrated. Hindutë adhuronin plintat e xhamisë si plinatat e Tempullit të vjetër Kashi Vishwanath.[18][17] Matthew Atmore Sherring (1868) shkroi se "mbetjet e gjera" të tempullit të shkatërruar nga Aurangzebi ishin akoma të dukshme, duke formuar "një pjesë të madhe të murit perëndimor" të xhamisë. Ai përmendëte se struktura e mbetur kishte gjithashtu elemente xhainiste dhe budiste, përkrah atyre hindu.[11] Misionari i krishterë Edwin Greaves (1909), i London Missionary Society, e përshkruan sitin si vijon:
Në pjesën e mbrapme të xhamisë dhe në vijim të saj janë disa mbetje të shkatërruara të çafarë ishte me gjasa Tempulli i vjetër Bishwanath. Ai duhet të ketë qenë një ndërtesë mjaft fisnike; nuk ka gjë më të rafinuar, në arkitekturën e të gjithë qytetit, sesa këto rrënoja. Disa kolona brenda xhamisë duket se janë po ashtu shumë të vjetra.
— Edwin Greaves, Kashi the city illustrious, or Benares, 1909[12]
Pusi Gyan Vapi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia është emërtuar sipas pusit Gyan Vapi ("Pusi i diturisë"), që gjendet brenda territorit të xhamisë. Legjendat e priftërinjve hindu përmendin se lingami i tempullit zanafillor ishte i fshehur në këtë pus, kur tempulli u shkatërrua.[19][20] Gjatë Periudhës Britanike, Pusi Gyan Vapi ishte një destiancion i rregullt në itinerarin e pelegrinazhit hindu në qytet.[19] Reginald Heber, që e vizitoin sitin në vitin 1824, përmendëte se uji i Gyan Vapit — i prurë nga një kanal nëntokësor i Gangut — konsiderohej më i shenjtë se vetë Gangu nga hindutë.[10] M. A. Sherring, në librin e tij të vitit 1868 The Sacred City of the Hindus, përmend se njerëzit e vizitonin Gyan Vapin "në mizëri" dhe hidhnin oferta që e kishin ndotur pusin.[11] Greaves (1909) përmend se një brahmin (prift hindu) ulej në një gur përreth Gyan Vapit. Adhuruesit do të vinin në pus dhe të do të mirnin ujë të shenjtë nga prifti.[12] Gjatë përleshjeve mes hinduve dhe myslimanëve të vitit 1809, një turmë myslimane vrau një lopë (e shenjtë për hindutë) në atë vend dhe e përhapën gjakun e saj në ujin e shenjtë të pusit. Si hakmarrje, hindutë hodhën copa mishi derri (harram për myslimanët) në dritaret e mjaft xhamive. Për rrjedhojë, të dy krahët morën armët, duke çuar në mjaft të vdekur, përpara se administrata britanike ta shuante përleshjen.[21][10]
Kolonada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1828, Baija Bai, e veja e sunduesit marathas, Daulat Rao Scindhia i shtetit të Gwaliorit, ndërtoi një kolonadë në territorin e Gyan Vapit. Sherring (1868) përmend se pusi ishte i rrethuar nga kjo kolonadë, që kishte mbi 40 kolona guri, të organizuara në 4 radhë. Në lindje të kolonadës, ndodhej një statujë 2.13 metra e lartë e demit Nandi, të dhuruar nga mbreti i Nepalit. Më në lindje, ndodhej një tempull kushtuar Shivës, i sponsorizuar nga mbretëresha e Hyderabadit. Në anën jugore të kolonadës, ndodheshin dy faltore të vogla (njëra prej mermeri dhe tjetra prej guri), të rrethuara nga kangjella hekuri. Në këtë oborr, rreth 137 metra nga xhamia, ndodhej një tempull 18.3 metra i lartë, që pretendohet të jetë "Adi-Bisheswari", pararendës i Tempullit origjinal Kashi Vishwanath.[11] Sherring përshkruan gjithashtu një koleksion të madh statujash të perëndive hindu, të quajtura "Mahadeva e oborrit" nga vendasit. Sipas tij, statujat nuk ishin moderne, por me gjasa ishin marrë "nga rrënojat e tempullit të vjetër të Bisheswarit". Ai shkruan gjithashtu se myslimanët kishin ndërtuar një portik në mes të platformës përballë xhamisë, por nuk lejoheshin ta përdornin atë nga hindutë. Dhuna u parandalua nga ndërhyrja e drejtuesit britanik të Benaresit. Sherring pohon se hindutë adhuronin një pemë peepali që rrinte mbi portik, dhe hindutë nuk i lejonin myslimanët të "këputnin asnjë gjethe të vetme nga ajo".[11] Greaves (1909) e përmend gjithashtu kolonadën dhe statujën e demit, duke pohuar se statuja ishte tepër e vlerësuar dhe "adhuruar lirisht". Pranë kësaj statuje, ndodhej një tempull kushtuar Gauri Shankarit (Shiva dhe Parvati). Greaves shkruan më tej se ndodheshin "një ose dy tempuj të tjerë të vegjël" në të njëjtin terren në qiell të hapur dhe se pranë pusit ndodhej një statujë e madhe e Ganeshës (Perëndia e diturisë).[12]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Diane P. Mines; Sarah Lamb (2002). Everyday Life in South Asia (në anglisht). Indiana University Press. fq. 344–. ISBN 0-253-34080-2.
- ^ "VHP game in Benares, with official blessings". Frontline (në anglisht). S. Rangarajan for Kasturi & Sons. 12 (14–19): 14. 1995.
- ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. fq. 1. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
- ^ Siddharth Varadarajan (11 nëntor 2011). "Force of faith trumps law and reason in Ayodhya case". The Hindu (në anglisht).
- ^ a b c Catherine B. Asher (24 shtator 1992). Architecture of Mughal India (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 278–9. ISBN 978-0-521-26728-1.
- ^ Diane P. Mines and Sarah Lamb (2002). Everyday Life in South Asia (në anglisht). Indiana University Press. fq. 344. ISBN 9780253340801.
- ^ Suvir Kaul. The Partitions of Memory: The Afterlife of the Division of India (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 279. ISBN 9781850655831.
- ^ a b Vanessa Betts; Victoria McCulloch (30 tetor 2013). Delhi to Kolkata Footprint Focus Guide (në anglisht). Footprint Travel Guides. fq. 108–. ISBN 978-1-909268-40-1.
- ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. fq. 85. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
- ^ a b c Reginald Heber (1829). Narrative of a journey through the upper provinces of India, from Calcutta to Bombay, 1824-1825 (në anglisht). Philadelphia, Carey, Lea & Carey. fq. 257–8.
- ^ a b c d e Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times (në anglisht). Trübner & co. fq. 55–6.
- ^ a b c d Edwin Greaves (1909). Kashi the city illustrious, or Benares (në anglisht). Allahabad: Indian Press. fq. 80–2.
- ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. fq. 2. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
- ^ Sanjoy Majumder (25 mars 2004). "Cracking India's Muslim vote" (në anglisht). Uttar Pradesh: BBC News.
- ^ Manjari Katju (1 janar 2003). Vishva Hindu Parishad and Indian Politics (në anglisht). Orient Blackswan. fq. 113–4. ISBN 978-81-250-2476-7.
- ^ "Mosques will not be surrendered, says Babri panel". Indian Express (në anglisht). New Delhi. Press Trust Of India. 15 shtator 1999. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2014. Marrë më 25 nëntor 2016.
- ^ a b Madhuri Desai (2003). "Mosques, Temples, and Orientalists: Hegemonic Imaginations in Banaras" (PDF). Traditional Dwellings and Settlements (në anglisht). XV (1): 23–37.
- ^ James Prinsep. Benares Illustrated in a Series of Drawings (në anglisht). fq. 29. ISBN 9788171241767.
- ^ a b Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. fq. 5. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
- ^ Good Earth Varanasi City Guide (në anglisht). Eicher Goodearth Limited. 2002. fq. 95. ISBN 978-81-87780-04-5.
- ^ Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. fq. 33. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Catherine B. Asher (24 shtator 1992). Architecture of Mughal India (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-26728-1.
- Vanessa Betts; Victoria McCulloch (30 tetor 2013). Delhi to Kolkata Footprint Focus Guide (në anglisht). Footprint Travel Guides. ISBN 978-1-909268-40-1.
- Madhuri Desai (2007). Resurrecting Banaras: Urban Space, Architecture and Religious Boundaries (në anglisht). ProQuest. ISBN 978-0-549-52839-5.[lidhje e vdekur]
- Madhuri Desai (2003). "Mosques, Temples, and Orientalists: Hegemonic Imaginations in Banaras" (PDF). Traditional Dwellings and Settlements (në anglisht). XV (1): 23–37.
- Edwin Greaves (1909). Kashi the city illustrious, or Benares (në anglisht). Allahabad: Indian Press.
- Reginald Heber (1829). Narrative of a journey through the upper provinces of India, from Calcutta to Bombay, 1824-1825 (në anglisht). Philadelphia, Carey, Lea & Carey.
- Manjari Katju (1 janar 2003). Vishva Hindu Parishad and Indian Politics (në anglisht). Orient Blackswan. ISBN 978-81-250-2476-7.
- Suvir Kaul. The Partitions of Memory: The Afterlife of the Division of India (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 9781850655831.
- Diane P. Mines; Sarah Lamb (2002). Everyday Life in South Asia (në anglisht). Indiana University Press. ISBN 0-253-34080-2.
- James Prinsep. Benares Illustrated in a Series of Drawings (në anglisht). ISBN 9788171241767.
- Matthew Atmore Sherring (1868). The Sacred City of the Hindus: An Account of Benares in Ancient and Modern Times (në anglisht). Trübner & co.
- Good Earth Varanasi City Guide (në anglisht). Eicher Goodearth Limited. 2002. ISBN 978-81-87780-04-5.