Jump to content

Xhamia e Beqarëve

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhamia e Beqarëve (Berat))
Xhamia e Beqarëve (Berat)
LlojiArkitekturë
VendndodhjaRrethi i Beratit, Qarku i Beratit, Shqipëri
Koordinatat40°42′17″N 19°57′00″E / 40.704667°N 19.949889°E / 40.704667; 19.949889
NdërtuarXIX (1827-1828)
Organi drejtuesDRKK Berat
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar02.06.1961,
Nr. i referencësBR460
TipologjiaXhami Me Çati Druri
Xhamia e Beqarëve is located in Earth
Xhamia e Beqarëve (Earth)

Xhamia e Beqarëve ose Xhamia e Sylejman Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Beratit, në qarkun e Beratit, Shqipëri. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar më "02.06.1961, ". Xhamia e Beqarëve është një monument i kategorisë së parë me vlera të shumta arkitekturore dhe përfaqson një arritje të lartë në nivelin e ndërtimit të objekteve të kultit në qytetin e Beratit. Ndodhet në anën e poshtëme të lagjes Mangalem dhe u ndërtua në fillim të shek. XIX për ti shërbyer reparteve të Beqarëve të esnafeve të ndryshme të qytetit, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, të cilët kryenin edhe detyrën e rrojës së natës në Pazar.

Pikturat murale (nakashe) në xhami

Karekteristik për këtë monument është aplikimi i pikturës murale në fasadat e jashtëme dhe të brenshme. Piktura datohet në vitet 1827-1828 dhe shquhet për një nivel të lartë kompozimi. Piktura murale është aplikuar në brendësi të sallës së lutjeve në dy rreshta horizontal. Për të pasur një funksion sa më të mirë në shërbim të besimtarëve edhe në portikun e pasëm të xhamisë është ndërtuar një mihrap në mur. Minarja është e stilit të ulët ndërsa nga përpara monumenti për t’u përshtatur me terrrenin ngrihet mbi një portik me kollona prej rrathësh guri në ngjyrë gri. Xhamia ngrihet në dy kate për t’iu përshtatur terrenit të pjerrët, ku kati i poshtëm ngrihet në një portik me kollona prej rrathësh guri ngjyrë gri. Veçanti tjetër është rrethimi i portikut të hapur në katin e sipërm me harkada nga të tri anët e tij. Gjithashtu në pamjen e jashtëme xhamia e Beqarëve dallohet për vëllimin masiv, minaren e ulët dhe arkadën e përparme me kollona prej rrathësh guri.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I BERATIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 tetor 2017. Marrë më 10 qershor 2017.