Mesxhidi Kibletejn
Xhamia e dy Kibleve (Arabisht: مَـسْـجِـد الْـقِـبْـلَـتَـیْـن Masxhid al-Kiblaṫajn) është xhami në Medine që historikisht është e rëndësishme për myslimanët, pasi profeti Muhammed morri urdhërin ta ndryshoj Kiblën (drejtimi i namazit) prej Jeruzalemit në Mekë. Xhamia e Dy Kibleve është ndër xhamitë më të hershme që datojnë në kohën e Muhammedit, së bashku me Xhaminë e Kubas dhe Xhaminë e Pejgamberit, duke pasur parasysh se xhamitë e Mekës[1] dhe Jeruzalemit lidhen me Profetët e mëparshëm në mendimin islam.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i xhamisë daton në kohën e Muhammedit, kur shokët e tij e quajtën atë pas një ngjarjeje që ndodhi. Muhammadi morri shpalljen nga Allahu duke udhëzuar atë për të marrë Qaben si Kible në orët e hershme të mëngjesit të ditës, në vend të Kiblës së Judenjve, që është Mali i Tempullit në qytetin e Jeruzalemit. Ai e njoftoi këtë me shokët e tij në xhaminë e tij, pas së cilës lajmi filloi të përhapet. Një shok që e dëgjoi këtë shkoi te Xhami i el-Kiblatain për ta ndarë këtë lajm. Kur arriti, ai vuri re se kongregacioni ishin tashmë duke falur namazin e pasdites. Ai thirri nga mbrapa xhamisë se ndryshimi i drejtimit është caktuar, dhe pas dëgjimit të kësaj, imami menjëherë u kthye në drejtim të Mekës dhe ata që faleshin pas tij e bënë kështu. Pas kësaj, xhamia në të cilën ndodhi ky incident njihej si Xhami i Dy Kiblave. Shumë pelegrinë që shkojnë në Mekë për haxh shpesh vizitojnë Medinën, ku disa përfundojnë duke vizituar këtë xhami për shkak të domethënies së saj historike.
Kuran
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Na të pamë ty që shikimin tënd e drejtoje kah qielli (duke u lutur për caktimin e kiblës) e Na me të vërtetë do të kthejmë ty kah ajo anë, që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde kah faltorja e shenjtë (Qabja)! Dhe kudo që të gjendeni kthenie fytyrën tuaj kah ajo anë! Padyshim, atyre që u është dërguar Libri (Teurati) e dinë se ai (drejtimi kah kible) është i vërtetë, është prej Zotit të tyre, - se Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që bëjnë njerëzit. (Bekare 2:144)
Disa njerëz mendjelehtë thonë: “Ç’i ktheu ata (muslimanët) prej kibles kah e cila ishin drejtuar?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai e udhëzon kënd të dojë e kënd të dëshirojë në rrugën e drejtë, që cakton Ai”. (Bekare 2:142)
Hadithi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sahih Buhariu[2] thotë:
Transmeton Ibn Omeri:
Ndërkohë që disa njerëz faleshin namazin e sabahut në Kuba (xhami), disa erdhën tek ata dhe thanë: "Sonte, disa Ajete Kuranore i janë shpallur Profetit dhe ai është urdhëruar të drejtohet kah Qabja (gjatë namazit) kështu që edhe ti duhet t'i kthesh fytyrat e tua drejt saj ". Në këtë kohë fytyrat e tyre ishin në drejtim të Shaamit (Jeruzalemit) kështu që ata u kthyen kah Qabja (në Mekë).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mecca: From Before Genesis Until Now, M. Lings, pg. 39, Archetype
- ^ "CRCC: Center For Muslim-Jewish Engagement: Resources: Religious Texts". Usc.edu. Arkivuar nga origjinali më 2011-01-07. Marrë më 2011-01-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)