Xhamia e Re (Larisa)
Xhamia e Re ose Xhamia Jeni (greqisht: Γενί Τζαμί Geni Tzami, nga turqishtja Yeni Camii, "Xhamia e re") është një xhami historike në Larisa, Greqi.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua rreth fundit të shekullit të 19-të, në qendër të qytetit. [1] Data e saktë e ndërtimit të saj, si dhe themelimi i saj nuk dihen, por dekorimi neoklasik si në pjesën e jashtme ashtu edhe në brendësi i tregon që mund të jetë ndërtuar diku në shekullin e 19-të. Ishte e fundit nga disa xhamitë e ndërtuara në qytet nën sundimin osman, prej nga vjen emri i saj.[2]
Xhamia vazhdoi të përdoret nga myslimanët vendas deri në vitin 1924, kur ata u larguan si pasojë e shkëmbimit të popullsisë greko-turke (shumica e tyre shqipetare).[2] Nga viti 1939 deri në vitin 1941 ndërtesa u përdor për të strehuar Bibliotekën Bashkiake dhe një koleksion të vogël arkeologjik, i cili u grabit pjesërisht nga forcat pushtuese gjatë pushtimit të Greqisë nga Boshti.[2]
Dizajn
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa është në formë katrore, me një sallë lutjesh me nëntë dritare të harkuara dhe një çati me katër anë, të mbuluar me tjegulla.[1] Hyrja ka një portik me tre palë të mbuluara nga tre gjysmë kupola.[1]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Το Γενί (Νέο) Τζαμί της Λάρισας" (në greqisht). Larissa Ephorate of Antiquities. Marrë më 10 nëntor 2018.
- ^ a b c "Γενί Τζαμί". Municipality of Larissa Cultural Portal (në greqisht). Municipality of Larissa. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2018. Marrë më 22 nëntor 2018.