Xhelal Gjura
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Xhelal Gjura U lind në Shipkovicë. Ishte aktivist i paepur për çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në Shkup kreu medresenë e madhe trevjeçare, gjatë viteve 1939-1941. Gjatë viteve 1942-1945, Xhelali kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas këtyre viteve, si student me korrespondencë, arrin të kryejë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për shkak të aktiviteteve të dendura politike, duke qenë përherë në shërbim të shqiptarizmit, detyrohet të arratiset në Shqipëri, në vitin 1951. Gjatë viteve 1951-1954, arrin të kryejë Fakultetin Juridik në Tiranë. Një kohë të gjatë ushtron aktivitete diplomatike. Vlen të theksohet se gjatë viteve 1960-1966 ishte Atashe i Ambasadës së Shqipërisë në R.P. të Kinës. Më vonë, Xhelali punon si profesor në Universitetin e Tiranës, ku edhe i janë botuar dy vepra shkencore për përvetësimin e një gjuhe të huaj.
Po shtojmë faktin se një pjesë të jetës dhe veprës së kushërinjve Gjura, e ka ndriçuar për herë të parë Flaka e Shkupit, ndërsa burimet elementare lidhur me prezentimin e këtyre dy heronjve të Shipkovicës, i huazuam nga monografia e Shoqatës së Pedagogëve Shqiptarë të Tetovës "Veteranët e arsimit shqip në Tetovë e rrethinë prej (vitit) 1940-1960", që u botua në gusht të vitit 2000, në Tetovë, vepër kjo e sponsorizuar nga Kuvendi i Komunës së Tetovës.
NDJEKJA E XHELALIT NËPËR MALET DHE BJESHKËT E SHARRIT Ishte verë e vitit 1952. Xhelali me shokëte vet kish kaluar kufirin shqiptar dhe qëndronte diku në bjeshkët shqiptare të Sharrit, tejmatanë brigjeve të Kodrës së Diellit. Kalon Islami Nazifit nga Liseci dhe ua tregon rrugën nga mund të arratisen, që të mos bien viktimë e ptarullës jugosllave. Kur arritën te Mali Karaxhës, u lulën në një lëndinë për ta shuar urinë. Kalon andejpari me kalin me drurë Hazizi Nazifit dhe i sheh “diverzantët” shqiptarë. Xhelali e përqafon dhe i thotë : “Kur të arrish në katund, trego se na ke parë !”. Mirëpo, aty pranë kish ndodhur patrulla e policisë jugosllave, e cila posa i kish parë, i kish sulmuar. Fillon një dyluftim i ashpër, porsi në kohën e betejave partizane. Krismat e prishën qetësinë e mbrëmjes. Gjithë natën angazhohen forca ushtarako-policore nga Tetova e Popa Shapka (sot Kodra e Diellit). Sipas urdhërave indirekte të UDB-ës, ato i shoqërojnë edhe civilë të shumtë nga fshatrat përrreth. U mbushën malet me ndjekës të mashtruar për ta zënë “meteorin” e pakapur. Ishte koha kur perëndonte vera, vjente vjeshta dhe korreshin thekrat në Stanabara. Pas gjëmimeve në Malin e Karaxhës, të nesërmen herët në mëngjez, forcat policore e zbulojnë viktimën në fjalë: Havzi Toplicën. Kufoma e pafajshme i ekspozohet dhunës policore. Prej atje e sjellin në mes të fshatit, ku edhe aty i ekspozohet dhunës policore. Thonë se përgjatë varrosjes së saj, policia pansllaviste i detyron fshatarët ta mbushin varrin me therra, e pastaj ta hedhin kufomën mbi to. Ndjekja e Xhelal Gjurës nëpër malet dhe bjeshkët e Sharrit vazhdon edhe disa ditë më vonë. Ai ndiqej, madje edhe fushave të Shipkovicës, në Fushë të Madhe, rrugës së Dërvenit, te Hani Halimit, në Marko Livadhe, arrave përrreth fshattit, në Livadh të Madh, shpatijeve të Ballbajës, në Bigur, në stane e në bjeshkë.
Këto ndjekje vazhdojnë disa ditë me rradhë. Ndjekja që u zhvillua të nesërmen ka qenë aq e madhe saqë saqë i nxorri nga strofulla e vet edhe egërsirat e malit, krejt lepujt, derrat, vjedhullat, ujqit, thuajse ka ndodhur ndonjë kataklizmë. Nuk është e hijshme të flas për vete, shton Nexhbedin Nezir Voka, por në vendin e quajtur Puçovllaz, një kope derrash deshi ta përbijë me gjithë kalin që kisha. E krejt kjo u shndërrua në përfolje dhe qarje hallesh se çka do të ndërmarrë pushteti më tutje. Por dikurë, pas disa ditësh, çdo gjë ra në rrjedhën normale, ndërsa fshatit iu shtua edhe një element i ri i biografisë së tij politike. Falënderojmë me këtë rast, për pregaditjen fragmentare të këtij portreti, zonjën Drita Gjura në Tiranë, si dhe kushëririn e saj, Naser Gjurën në Tetovë, që na e siguroi fotografinë.