Xhelal Koprëncka
Xhelal Koprencka Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë | |
---|---|
Lindi | |
Vdiq | 1919 |
Kombësia | Shqiptar |
Xhelal bej Koprëncka (Koprenckë, 1876 - Dëllinjë, 21 tetor 1919) ka qenë ushtarak akademist shqiptar i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës dhe firmëtar i shpalljes së pavarësisë.[1] I cilësuar si reaksionar nga historiografia komuniste, duke shtuar edhe pushkatimin e nipit që mbante emrin e tij, emri iu fshi nga lista e nënshkruesve të pavarësisë.[2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Koprenckë të kazasë së Skraparit, i biri i Dalip bej Mançes dhe Dekos së Veli beut të Gostënckës. Nga kjo martesë lindën Xhelali, Hasani, Samiu dhe Abdyli. Xhelali mësimet fillore i mori në Korçë, më pas ndoqi "Robert College" në Stamboll dhe akademinë ushtarake po në kryeqytet. Pas përfundimit të akademisë, u caktua me shërbim në Selanik, ku u njoh me botuesin e Kalendarit Kombiar dhe Lirisë së Selanikut, Mid'hat Frashërin dhe merrte gjithashtu Rrufenë e Jani Vretos. Më 1911 u caktua komandant xhandarmërie në Janinë.[1]
Mori pjesë në kuvendin e mbajtur në Vlorë nga Ismail Qemali, ku nënshkroi deklaratën e pavarësisë. Më pas ndihu Mehmet pashë Derallën në organizimin e xhandarmërisë.[1]
Veprimtar i luftës për çlirim kombëtar, sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Të dy pjesë e komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë”, ushtronin veprimtarinë e tyre patriotike në Korçë dhe Manastir, në klubin e shqiptarëve të atjeshëm. U kujdes për shkollën shqipe të Korçës, atë të vashave dhe djemve. Anëtar i shoqërive patriotike jashtë vendit. Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmon dokumentin e independencës me siglën “Xhelal Ko”. Më 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit., si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Fatjon Kaloçi (6 tetor 2017). "Saga e bejlerëve të Koprenckës (2)". corovodaonline.com. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2021. Marrë më 10 shkurt 2021.
- ^ Roland Qafoku (10 mars 2018). "Historia e panjohur: si u vra firmëtari i pavarësisë Xhelal Koprëncka për hakmarrje dhe fati tragjik i pasardhësve të tij". gazetatema.net.
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura të zbrazëta
- Artikuj me hKarta
- Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
- Njerëz nga Skrapari
- Lindje 1876
- Vdekje 1919
- Absolventët e Kolegjit të Robertit
- Njerëz nga Vilajeti i Janinës