Shko te përmbajtja

Xhemal Mato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhemal Halil Mato (Fterrë, 3 korrik 1947). Gazetar televizioni, regjisor, krijues, aktivist mjedisi.

Lindi në Fterrë. Shkollën fillore e kreu në Gjirokastër dhe shtatëvjeçaren e gjimnazin në qytetin e Sarandës.

Në vitin 1969 kryen studimet për fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Një vit më vonë nis punën në TVSH si gazetar shkencor dhe më 1978 si regjisor i programeve popullarizuese shkencore. Në vazhdimësi punon në TVSH edhe si regjisor për programet ekonomike e mjedisore gjer në vitin 1994. Në vitet 1989-94 punon edhe si pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve.

Në vitin 1999 largohet me dëshirën e tij nga TVSH dhe i përkushtohet shoqatës “Masmedia dhe Mjedisi” për problemet mjedisore në Shqipëri, ku vazhdon të jetë kryetar i saj dhe botues i gazetës mjedisore “Ekolëvizja”.

Ka një prodhimtari të gjerë krijuese, me vlera e çmime kombëtare e ndërkombëtare. Ka drejtuar në TVSH emisionet: "Shkenca dhe filozofia", "Gjithësia rreth nesh", "Formimi i njerëzimit", "Truri", "Shkenca dhe enigmat", etj.

Ka realizuar filmin e parë nënujor dhe është autor i 17 dokumentarëve nënujorë, duke qenë edhe vetë zhytës i talentuar. Ka fituar katër here çmim kombëtar për dokumentarët shkencorë. Në konkursin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ("Fondacioni Soros") në vitin 1995 fiton çmimi “Gazetari më i mirë i vitit”.

Në krijimtarinë e tij me dokumentarë ka fituar dhe shumë çmime në festivale ndërkombëtare, si në vitet 1995, 1996, 1999 e 2002 , si me dokumentarët "Treni i vdekjes", "Laguna e Lezhës", "Në botën blu lufta vazhdon" etj.

Është autor i 74 dokumentarëve për natyrën, problemet mjedisore, turizmin dhe traditat kulturore në Shqipëri.

Që prej vitit 1991 është instruktor ndërkombëtar i zhytjeve nën ujë i specializuar edhe jashtë shtetit dhe me linçensë për studimet nënujore. Ka shkruar dy libra shkencorë: ‘"Gjithësia rreth nesh" dhe "Shkenca dhe enigmat".

Ambjentalist i shquar shqiptar dhe kryetar i shoqatës “Media dhe mjedisi”. Gjithashtu është dhe një nga zhytësit më të mirë të Shqipërisë.

Botime dhe artikuj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nderime dhe mirënjohje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xh Mato si zhytes dhe syri i Kalter http://www.taucher.net/forum/Tauchbasis_in_ALBANIEN_tauch12774.html Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine