Xhemil Çela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhemil Çela 1970

Xhemil Çela lindi në GusmarKurveleshit më 2 prill1937. Ushtarak, publicist, patriot, "Nderi i Qarkut Gjitokastër" (2006), "Personalitet i shquar i Labërisë" (2007).

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën shtatëvjeçare dhe tre klasë të shkollës së mesme i kreu në Tepelenë e Tiranë (në shkollën "Skënderbej") deri ne vitin 1953. Më pas, deri në vitin 1954, përfundoi studimet ushtarake dhe u specializua në zbulim, pranë shkollës së Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha". Prej rezultateve të shkëlqyera gradohet si nëntoger në moshën 17 vjeçare. Në vitin 1955 perfundon Kursin e Lartë Ushtarak një vjeçar po në fushën e zbulimit, pranë të njëjtës shkollë. Në vitet 1959-1961 vazhdoi fakultetin për zbulim agjenturor në Moskë, por për shkak të krizës shqiptaro-sovietike kthehet si shumë studentë të tjerë shqiptarë në Shqipëri. Sudimet gjitharmëshe i përfundon gjatë viteve [(1968-1970)] pranë Akademisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm "Mehmet Shehu" në Tiranë. Ka kryer detyra të ndryshme në shërbimin e zbulimit ushtarak duke arritur deri në detyrën e zëvendësdrejtorit [(1971)]-[(1975)], pedagog, punonjës shkencor dhe shef i katedrës së Zbulimit e Ushtrive të Huaja në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe anëtar i Këshillit shkencor të Akademisë (1981-1991), kryeredaktori i "REVISTA USHTARAKE"-organ teoriko shkencor i Akademisë [(1991)]-[(1992)]duke nxjerrë numurat e parë të saj. Në prill [(1992)] del në pension pleqërie.Zotëron gjuhën italiane, ruse, greke, serbe, kroate, dhe franceze.

Aktiviteti publicistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte bashkautor i kater librave me objekt Njohuri mbi Ushtrite e Huaja per perdorim te brendshem ne ushtri, botime të viteve '80 .Ka botuar gjithashtu monografinë “Familja dhe fisi Çela në shekuj”, “Historiku i shoqatës “Labëria” në gazetën e shoqatës si dhe artikuj e studime për probleme të mbrojtjes e të sigurisë kombëtare. Është bashkëautor i botimit shkencor “Enciklopedi e Kurveleshit” (2009). Pas daljes në pension, si veprimtar shoqëror, është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” që nga kuvendi i parë themelues i saj ne vitin [(1998-2013)].

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Enciklopedia e Kurveleshit- Fatmir Toçi\
  • Enciklopedi e Tepelenes-Novruz Shehu
  • Biografi e zgjeruar ne Arkivin Qendror te Ushtirse
  • Zbuluesi ushtarak, NJERIU I BUKUR Xhemil Cela, monografi me autor Prof. Assoc. Bernard Zotaj e Bashkim Qeli,2012